-
Taulant Balla nxjerr foton dhe pyet: Berisha dhe Meta pse janë hedhur në sulm pas fjalës së Ramës në Strasburg? Kë duan të mbrojnë?
Deputeti socialist Taulant Balla ka ndarë një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, të viteve më parë, dhe pyet se përse dy të parët janë hedhur në sulm me sharje e fyerje pas fjalës së Ramës në Strasburg, kundër rezolutës së Dick Marty
14 Tetor 2022, 10:42 -
Invalidët e Punës në protestë para Ministrisë së Financave, listojnë 8 kërkesa: Po jetojmë me 92 mijë lekë në muaj, meritojmë të trajtohemi me dinjitet
Invalidët e punës protestuan para Ministrisë së Financave dhe kërkuan plotësimin e tetë kushteve që kanë të bëjnë me ekonominë e tyre, në të kundërtën thonë ata, nuk do të largohen nga rruga
14 Tetor 2022, 10:36 -
-
Makina luksoze, apartamente, garazhe dhe orë rolex, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës! Nën akuzë për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja
SPAK i ka kërkuar GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive është edhe një makinë, që përdoret nga modelja Kejvina Kthella
14 Tetor 2022, 09:17 -
Manovrimi i Shteteve të Bashkuara mes sfidave gjeopolitike dhe ndërkombëtare
Shtetet e Bashkuara publikuan këtë javë Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, një dokument me 48 faqe, që paraqet ato që Presidenti Joe Biden i konsideron sfidat më të vështira për vendin dhe se si administrata e tij planifikon të manovrojë ndërmjet këtyre sfidave të brendshme dhe të jashtme
14 Tetor 2022, 08:12 -
Putin: S’jam penduar që pushtova Ukrainën! Tani s’ka nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë
Pak ditë pas bombardimeve më të ashpra të ndërmarra në territorin e Ukrainës që nga nisja e luftës, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një kthesë të beftë. Nga kryeqyteti i Kazakistanit, Astana, ku mori pjesë në një samit rajonal, Putin tha për gazetarët se nuk ka më nevojë për sulme masive në Ukrainë.
14 Tetor 2022, 07:37 -
Nga pallati 8-katësh, te apartamentet e dyqanet, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij! Të vendosura nga trafiku i drogës
Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Muratit, i cili u arrestua disa ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles. Prokuroria thotë se pasuritë e Muratit dhe familjarëve të tij janë vënë përmes aktiviteteve kriminale në Itali. Vlera e pasurive të sekuestrua shkon në 5 milionë euro, ku mes tyre janë një pallat 8-katësh, një apartament, bar-kafe.
14 Tetor 2022, 01:00 -
Jo vetëm Fazlliç, Britania e shpalli Berishën ‘non grata’ edhe për lidhjen me Fation Dautin, trafikantin që e mbushi me drogë! Iu bë atentat në lokalin e tij
Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar edhe për lidhjet e ngushta me një trafikant që ka mbushur me drogë të gjithë Britaninë e Madhe. Vetë Berisha sot, në emisionin ‘Opinion’ mbase duke ‘i shkarë’ goja, ka zbuluar një fakt të tillë duke thënë se Britania e Madhe nuk kishte sipas tij asnjë argument për pretendimet e ngritura lidhur me Damir Fazllic dhe Fation Dautin nuk qëndronin.
13 Tetor 2022, 22:23 -
Kjo Opozitë i shton jetëgjatësinë e pushtetit Ramës!
Opozita flet për antikorrupsion, por harron se si ka qeverisur në kohën e saj dhe si është perceptuar nga shqiptarët! Opozita flet për demokraci, por harron se si ka qenë historia e saj në të kaluarën e po ashtu edhe sot, nuk ka asgjë më ndryshe se nga Rama, qoftë në organizimin e brendshëm apo edhe në atë të jashtëm!
13 Tetor 2022, 20:48 -
-
Ylli Pata: Cilat janë efektet politike të fjalimit të Edi Ramës në Strasburg
Qëndrimi zyrtar i kryeministrit të Shqipërisë në Strasburg pro UÇK-së dhe kundër raportit të Dick Martyt, ka prodhuar disa zhvillime krejt interesante politike. Natyrisht më shumë në Kosovë, sesa në Tiranë. Por edhe këtu nuk është pa gjë. Në Kosovë, Vetëvendosje dhe struktura e fortë e pushtetit që doli nga mazhoranca e madhe e 14 shkurtit 2021 thuajse është bukosur fare.
13 Tetor 2022, 20:08 -
-
Historia e gjatë e ndikimit të Vladimir Putinit për ta destabilizuar Perëndimin
Rusia e Putinit përdor fondet. Por instrumentet e saj të ndikimit janë mbi të gjitha të tjerat. I njëjti zyrtar i lartë i administratës së Xho Bajden, që në një video-konferencë raportoi se inteligjenca amerikane ka zbuluar të paktën 300 milionë dollarë transferta sekrete për partitë politike, drejtuesit dhe politikanët e huaj në 24 vende që nga viti 2014, shtoi se Shtetet e Bashkuara, presin një përdorim në rritje të mjeteve të ndikimit të fshehtë nga rusët gjatë muajve të ardhshëm.
13 Tetor 2022, 19:06 -
-
-
Lajçak: Kosova dhe Serbia të mos e shpërdorojnë mundësinë për një marrëveshje para vitit 2024
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në vitin 2024
13 Tetor 2022, 18:13 -
-
Mesazhe dhe lëvizje/ Sali Berisha drejt distancimit nga Ilir Meta?! Koalicioni për zgjedhjet lokale në pikëpyetje pas afrimit të dy PD-ve
Nga takimi i Metës me Yuri Kim tek sinjalet e bashkëpunimit të Berishës me Alibejan, shenjat e krisjes mes Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, pse Meta nuk e përmend më koalicionin me PD-në, por vetëm me shqiptarët.
13 Tetor 2022, 17:38 -
Franca kushtëzon liberalizimin e vizave të Kosovës
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS
13 Tetor 2022, 16:41 -
-
E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt/ Nëna e Mariglen Gjonajt për Report Tv: Kristian Cenaj të varet në mes të Mamurrasit! Të tregojë kush janë vrasësit e tjerë
Me zërin që i dridhej, në një intervistë për Repor Tv, mamaja e Mariglen Gjonajt, Lililana, ka kërkuar që Kristian Cenaj, i dyshuar për vrasjen e djalit të saj, të dënohet maksimalisht dhe ka kërkuar që ky i fundit të tregojë edhe se kush janë vrasësit e tjerë! Lihet në burg Kristian Cenaj, 30-vjeçari nuk pranon akuzat
13 Tetor 2022, 13:32