-
Projektligji për lojërat e fatit, mbyllen
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për Lojërat e Fatit, i cili parashikon mbylljen e kazinove elektronike dhe ul ndjeshëm pikat e basteve. Projektligji parashikon gjithashtu mbylljen apo zhvendosjen e pikave të basteve në distancë më të afërt se 200 metra nga institucionet arsimore, institucioneve bankare dhe institucioneve fetare.
kazinotë, reduktohen pikat e basteve
3 Dhjetor 2015, 11:49 -
-
Ndryshojnë 4 Kode, votohet
“Kodi i Familjes”, “Kodi Penal”, “Kodi i Punës” si dhe “Kodi Rrugor” pritet të ndryshohen gjatë seancës së sotme parlamentare, nëse mazhoranca do të arrijë të krijojë shumicën e cilësuar. Ndryshimet që pritet të shoqërohen me debatet më të gjata, janë ato në Kodin Penal.
edhe burgu për biznesin
3 Dhjetor 2015, 08:15 -
Minierat, Qeveria vendos
Këshilli i Ministrave ka vendosur rregulla të reja sa i takon punonjësve të sektorit minerar. Në mbledhjen e fundit ka miratuar edhe një sërë vendimesh të tjera që kanë patur të bëjnë me krijimin e agjencive për zhvillimin e rajoneve dhe përcaktimin e kritereve për liçensave për tregëtimin e naftës
rregulla të reja për punonjësit
3 Dhjetor 2015, 08:13 -
Përgjimet për drogën që çuan
Hetimi për një trafik droge, që ka pasur në përgjim dy persona nga Kruja, ka hapur një dosje paralele duke sjellë arrestimin e prokurorit të Krujës Haxhi Giu, që njihet ndryshe dhe si ish-kryetari i grupit hetimor i çështjes së hetimit të dosjes së vrasjes së ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Giu është arrestuar dje pasdite me një vendim të njësisë antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, teksa ishte duke u kthyer nga Kruja në Tiranë. Dylgjeri: “E kisha shok, pas luksit, dje e mbuloi turpi” Pas arrestimit të Giut, Petrit Qano emërohet prokuror i rrethit të Krujës
në nxjerrjen e emrit të prokurorit
3 Dhjetor 2015, 03:03 -
VV përgënjeshtron policinë: Njësi
Lëvizja Vetëvendosje hedh poshtë deklaratat e policisë se nuk ka përdorur armë gjatë operacionit të së dielës ku arrestoi ish liderin Albin Kurti dhe 90 aktivistë apo anëtarë të kësaj partie. Në një deklaratë për mediet, Vetëvendosje akuzon policinë për ushtrim dhune ndaj aktivistëve nëpërmjet përdorimit të njësisë për operacione speciale për veprime anti-terroriste.
anti-terroriste ishin në operacion
2 Dhjetor 2015, 18:58 -
Prokurori i "Hajdarit" kapet në
Kërkoi 29 mijë euro parapagim për ndryshimin e akuzës nga trafik narkotikësh në moskallëzim krimi arrestohet prokurori i Krujës Haxhi Giu. Policia e Tiranës e ka arrestuar të mërkurën rreth orës 15:15 minuta në rrugën "Dritan Hoxha" në dalje të kryeqytetit. Momenti i arrestimit është regjistruar nga një kamer e vendosur në trupin e punonjësit të policisë që i komunikon urdhrin e arrestimit. VIDEO
flagrancë për 29 mijë euro ryshfet
2 Dhjetor 2015, 18:29 -
HIV/AIDS, 870 të prekur në Shqipëri
87 raste të reja gjatë 2015 si dhe 870 në total është numri i të prekurve nga Hiv/Aids në vendin tonë. Të dhënat bëhen publike nga raporti i ISHP-së ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pranon se sfida e mjekësisë është minimizimi i rasteve dhe trajtimi i të prekurve.
ISHP: 87 raste të reja vetëm në 2015
2 Dhjetor 2015, 14:42 -
Turizëm, konflikti me Rusinë, Turqia
Turizmi në Europë pritet të përfitojë ndjeshëm gjatë këtij sezoni nga konflikti që ka nisur mes Rusisë dhe Turqisë. Rusia ka urdhëruar embargon ndaj çdo elementi turk, përfshi këtu edhe turizmin si një nga burimet më të mëdha të të ardhurave për këtë industri. E nga ky konflikt ( nëse vazhdon) shpresohet që të përfitojë edhe Shqipëria.
më e lirë, Shqipëria mund të përfitojë
2 Dhjetor 2015, 13:02 -
PD-LSI bashkojnë votat në Durrës
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë dje në Këshillin Bashkiak të Durrësit, kundër Partisë Socialiste, për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë diskutimit të vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifës me 20%, këshilltarët e dy krahëve të ndryshëm politik, PD dhe LSI, e kundërshtuan atë. PD votoi kundër, ndërsa LSI abstenoi.
shtyhet vendimi për taksën e ujit
2 Dhjetor 2015, 12:11 -
-
-
-
Arrestohen hakerat që morën
Gjashtë të rinj janë arrestuar pasi dyshohen për “Mashtrimi kompjuterik”, pasi, nëpërmjet kartave të klonuara, kanë tërhequr shuma të konsiderueshme parash nga bankomantët e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Prokuroria e Tiranës nisi hetimin në bazë të informacionit të mbërritur nga selia qendrore e bankës së nivelit të dytë në Tiranë, e cila kishte konstatuar ndërhyrje të paligjshme në sistemin e saj, nëpërmjet një karte amerikane.
milona me karta të klonuara
1 Dhjetor 2015, 20:22 -
Amnisti për fundvit, fitojnë
Kur janë mbushur 103 vite nga shpallja e pavarësisë të Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një nismë për përpilimin me një ligji për dhënie amnistie në burgje. Ky ligj që pritet të finalizohet në fund të vitit 2015, përfshin një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale. Bëhet fjalë për një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet në vijim për t'u amnistuar.
rreth 1000 të dënuar në burgje
1 Dhjetor 2015, 19:45 -
Procedura e punësimit në Gjermani
Zëvëndësministrja shqiptare e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Mara – Sula shpjegon për DW procedurat sipas ligjit të ri të miratuar së fundi nga autoritetet gjermane për emigrim të ligjshëm nga Ballkani.
pas 1 janarit 2016, ja ç'duhet të bëni
1 Dhjetor 2015, 16:19 -
Gjiknuri:Nuk kemi blerë energji
Ministri i Energjetikës i ka hedhur poshtë pretendimet për blerjen e energjisë me çmim të dyfish. Duke folur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për buxhetin e ministrisë që drejton për vitin e ardhshëm, Damian Gjiknuri tha se kjo është e pavërtetë, ndërsa u shpreh se blerjet e energjisë po ulen nga viti në vit.
me çmim dyfish, janë spekulime
1 Dhjetor 2015, 15:33 -
-
-
-
Gjermeni: 560 milionë lekë për
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka prezantuar këtë të martë, buxhetin për ministrinë që ajo drejton. Gjermeni është shprehur se 560 milionë lekë të buxhetit vjetor të Ministrisë së Zhvillimit Urban janë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore të 26 bashkive, ndërsa 5 prej tyre i ka USAID. ministrja po ashtu tha se ne fund te 2016 bashkitë do të mund të japin leje ndërtimi.
planet rregulluese të 26 bashkive
1 Dhjetor 2015, 13:26
