-
Nuk kandidoi për deputet në zgjedhje, reagon Musa Ulqini: I nderuar që përfaqësova Dumrenë! Largohem politikisht, por jo shpirtërisht
Ndonëse nuk preferoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, deputeti i PS-së Musa Ulqini, ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij politik në këto dy mandate.
9 Mars 2021, 20:57 -
Dueli në qarqe: Ku luftojnë 'dhëmbë për dhëmbë' skuadrat e PS-së me PD-në
Listat nuk janë kot, janë skuadra politike elektorale e partisë që del para njerëzve për të marrë vota. Pra skuadra që hyn në betejë, nuk futet thjesht me fanelën, por merr pjesë në betejë me lojtarët, strartegjinë, taktikën, skemat, apo edhe avantazhet që analizohen në kompleksitetin e përplasjes politike.
9 Mars 2021, 20:29 -
Mero Baze: Pse Berisha ka diktuar listën e kandidatëve të PD?
Lista e Partisë Demokratike nuk është një listë si ajo e 2017-s. Ajo është një listë që ka llogjikë politike, por nuk ka vlera, për shkak se aq vlera kanë mbetur në Partinë Demokratike. Por e shikuar me qetësi, ajo është një listë e hartuar nga Sali Berisha, i cili ka dashur të mos përsëritet më situata skandaloze e vitit 2017. Ndryshe nga atëhere, këto i japin më shumë siguri Berishës në rast humbje, se sa Bashës për fitore.
9 Mars 2021, 20:23 -
Kandidat i PS për Tiranën, Plarent Ndreca për Report TV: Lista e PD na kthen pas me 20 vite, ka ngelur peng i disa emrave që s'frymëzojnë askënd
Kandidati i PS për Tiranë, Plarent Ndreca e cilësoi listën e PD së bashku me aleatët si një kthim pas në kohë me 20 vite, ku nuk frymëzon më dhe as nuk sjellë asgjë të re, por ruan privilegjet e disa figurave që nuk kanë çfarë të japin më për vendin.
9 Mars 2021, 18:23 -
Fati i keq i Bashës: Edhe nëse fiton zgjedhjet, pushteti do t'i shkojë partive të tjera
Zgjedhja për t’i dhuruar 6 mandate forcave politike të cilat kurrë nuk do ta arrinin atë rezultat nëse do të futeshin në garë të vetme, duket një gabim i bërë nga Lulzim Basha në kurriz të partisë së tij. Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha rrezikon më shumë se të gjithë, pasi nëse humb do të jetë faji vetëm i tij, por nëse fiton, pushteti i vërtetë do t’i shkojë të tjerëve.
9 Mars 2021, 18:03 -
Xhafaj, Bushati dhe lista me gabime e Lulit
Lulzim Basha pati një defekt të vogël teknik me listat që paraqiti në KQZ, në mesnatën mes të hënës dhe të martës. Dëshmi e një rrëmuje krejt të pajustifikuar emrash dhe pozicionesh, pasi opozita ka pasur katër vjet kohë të mendohet e të lëmojë listat e saj për zgjedhjet aktuale
9 Mars 2021, 13:05 -
‘LSI më largoi në mënyrë tinëzare’, Nasip Naço për Report Tv: Kërkonin të më kandidonin në Durrës! Nuk jam rrogëtar, s'bëhem vasal i askujt
Në një intervistë për Report Tv, Naço pranoi se largimi nga LSI nuk ka qenë i lehtë, por kjo sipas tij ka ardhur për shkak të eksperimenteve të ndërmarra pas 2017 nga kjo parti. Madje Naço shtoi se atij i është kërkuar që të kandidojë në Durrës, duke humbur kështu elektoratin që ka në Berat dhe pa asnjë koment janë larguar të gjithë drejtuesit e qarkut në Berat.
9 Mars 2021, 12:50 -
E plotë/ 102 figurat e larguara dhe të rrezikuara në listat e PS, PD dhe LSI, spostimet e befasishme të ‘xhaketave të vjetra’, përjashtimet që priteshin
Report Tv identifikon listën e plotë të deputetëve që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Rama rinovim drastik, surprizë largimi i Angjelit, Lleshajt, Abazit dhe Musa Ulqinit. Jashtë zonës fituese Xhafaj, Kodheli dhe Braho. Nga PD jashtë zonës fituese Çlirim Gjata Flamur Noka, Bumçi, Strazimiri, Gjata dhe Dashamir Shehi. Përjashtime nga Endri Hasa Pollo tek Klevis Balliu. Në Tiranë rrezikojnë 5 ish-deputetë të LSI-së. Ikin Shezai Rrokaj dhe Panariti.
9 Mars 2021, 12:20 -
Drejtuesit e PD në qarqe, 11 ish-ministra dhe 138 vite në Kuvend së bashku
Duhet të ishte viti i ndryshimit, por listat e PD janë të mbushur pothuajse eksluzivisht me persona që janë katapultuar në politikë nga Sali Berisha dhe që kanë humbur në mënyrë konstante nga viti 2013 e mbrapa, në total 5 palë zgjedhje.
9 Mars 2021, 12:05 -
Beteja për Shkodrën me 6 parti në garë për mandate/ Socialistët me listë totalisht të rinovuar, demokratët në garë edhe me Topallin...ka edhe një përballje kunetërish
Beteja e Shkodrës, me 11 mandate deputetësh, pritet të jetë një nga përballjet më interesante. LSI kërkon 1 mandat të sigurt deputeti, Tom Doshi me PSD kërkon të shtojë numrin e mandateve nga 1 në 3, ndërkohë që Jozefina Topalli kërkon që qyteti që e mbështeti për vite me radhë ta lartësojë sërish me Lëvizjen për Ndryshim, ndërkohë që nuk ngelet pas nga ambiciet edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit
9 Mars 2021, 12:02 -
-
DW: Surpriza dhe pakënaqësi, çfarë risish sjellin listat e PS e PD në zgjedhjet parlamentare më 25 prill?
Në Shqipëri janë ndezur motorët e zgjedhjeve parlamentare 2021. Në listat e kandidatëve për deputetë si të PS edhe PD-s vihen re prurje të reja, por edhe përjashtim nga kandidimi të figurave të njohura politike.
9 Mars 2021, 10:51 -
U arrestua i dehur në timon, detyrim paraqitje për kandidatin e LSI në Elbasan, Sokol Skurën
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', për kandidatin e LSI-së, Sokol Skura, i cili u arrestua 2 ditë më parë i dehur në timon. Seanca për Skurën u zhvillua ditën e sotme me gjyqtare të çështjes, Zamira Vyshka.
9 Mars 2021, 10:47 -
Si e ndikoi 'sulmi' i Edi Ramës, renditjen e partive aleate në listën e PD-së!
E hëna e 8 marsit ishte e ethshme në kampin opozitar. Nën ankthin e listave nuk ishin vetëm kandidatët demokratë, të cilët kanë 8 vite që sorollaten rrugëve të opozitarizmit, po edhe kandidatët e partive aleate me PD-në. Askush nuk kishte garanci se në çfarë renditje do e kishte emrin në listë.
9 Mars 2021, 10:40 -
Përmbysja e listave dhe përmbysja e opozitës
PS, si partia në pushtet duhet të ishte partia që do të konfirmonte ekipin e saj, por në fakt, kur sheh këto lista duket sikur është Partia Socialiste partia në opozitë. Nga 12 drejtues qarqesh, 10 gra. PD ka raportin e kundër, 10 burra. Por, më e rëndësishmja, nga 12 drejtues qarqesh, pothuajse të gjithë persona të nderuar që nuk janë marrë kurrë më përpara në politikë.
9 Mars 2021, 10:34 -
-
-
Listat, Rama taktikë surprizë për të mundur Bashën duke rinovuar partinë
Sfida e vërtetë dhe padeklaruar e hedhur nga Edi Rama për 25 prillin është të rinovojë partinë duke qëndruar në pushtet. Atë që Berisha dhe Basha nuk ishin të zotët ta bënin në 2013 dhe as guxuan ta bëjnë në 2017. Një gabim që po e përsërisin edhe për zgjedhjet e 2021 kur ëndërrojnë të kthehen në pushtet, pa ndryshuar asgjë.
8 Mars 2021, 21:51 -
Emrat/ Lista e LSI-së e mbushur me të arrestuar për vrasje dhe kandidatë me dosje në SPAK, Meta-Kryemadhi sfidojnë ultimatumin e Yuri Kim për kandidatë të pastër
Në listat e LSI teologu i dyshimtë Ermir Gjinishi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Sali Tivarit, pjesë e raporteve të DASH, Kryemadhi përfshin edhe të arrestuarin për vrasjen të një kalimtari, Miranda Rirën me dosje në SPAK.
8 Mars 2021, 15:37 -
Deklaratat e Ramës/ Duka dhe Idrizi reagojnë ashpër! Kreu i PAA: Vezët e mia ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur! PDIU: Bablok makiavelist
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili pak më parë teksa ironizoi kampin opozitar duke e cilësuar si koalicioni “KÇK”.
8 Mars 2021, 12:39 -
Dita Ndërkombëtare e Gruas, histori, protesta dhe festime
8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, dita kur luftohet për liri dhe barazi të grave. Por cili është kuptimi i saj? A është një festë apo protestë? A ka një ditë të ngjashme për burrat? A do të mbahen evente online për hir të kësaj dite?
8 Mars 2021, 11:50