-
Lirimi i Endrit Dokles/ Gjonaj: Këmbanë alarmi për drejtësinë! Shkarkim dhe ndjekje penale për gjyqtaren Enkelejda Hoxha (VIDEO)
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle. Ministrja tha se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ndjekje penale për të. Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë.
17 Janar 2020, 12:51 -
-
-
-
Shahini nxjerr rezultatet e 'PISA'-s: Diferenca mes nxënësve në qytet e fshat dhe rënie në shkencë
Pasditen e sotme u diskutuan rezultatet e testimit ‘Pisa’ 2018 që mat njohuritë e nxënësve në tre fusha kryesore, lexim, matematikë dhe shkencë. Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se nga ky testim u nxorën në pah dy shqetësime, diferenca e nxënësve në shkolla urbane dhe rurale dhe uljan e rezultateve të nxënësve në shkencat ekzakte.
16 Janar 2020, 20:34 -
-
I dyshuar për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit, Apeli nxjerr nga qelia Kolaverin pas 3.6 vite në paraburgim
Nxirret në arrest shtëpiak dhe me mbikëqyrje elektronike, Ergys Koalveri, pas 3 viteve e gjysmë qëndrimi në qeli si i dyshuar për atentatin e dështuar me snajper ndaj hasmit të tij Gazmir Daci, që i kishte vrarë vëllain. Nga vendimi i Apelit në mars 2018 që e prishi dënimin me 20 vite dhënë nga Shkalla e Parë dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Tiranës, prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet, ndësa Ergys Kolaveri pretendon pafajësi.
16 Janar 2020, 15:49 -
Komisioni parlamentar grek pro marrëveshjes për lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve
Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.
15 Janar 2020, 21:05 -
Ekstradohet shqiptari i parë drejt Anglisë, 24-vjeçari akuzohet se vrau punëdhënësin britanik
24-vjeçari ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
15 Janar 2020, 16:04 -
Popullsia në rënie? INSTAT publikon shifrat: Nga 2011 numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, ja si bëhet përllogaritja
Në sqarimin e INSTAT thuhet se duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë.
15 Janar 2020, 14:42 -
-
Gjyqtarët që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm, emrat që u shkarkuan më pas dhe ata nën verifikim
Si po i lënë qelitë anëtarët dhe krerët e bandave kriminale më të rrezikshme në Shqipëri me vendime të gjyqtarëve që po shfrytëzojnë ditët që u kanë mbetur para se të përballen me Vetigun
15 Janar 2020, 12:30 -
-
Nuk ka kaluar në vetting/ Profili i gjyqtares që liroi nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Genc Tafilin dhe 'ufo'-n
Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles duke e liruar nga burgu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar, pasi ka dhënë edhe disa vendime të tjera që kanë sjellë reagime të forta.
14 Janar 2020, 19:23 -
-
Skandali/ Një gjyqtare e Krujës rrëzon Kushtetuesen dhe liron nga burgu Endrit Doklen e bandës së Durrësit
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pranoi sot kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite, ndërsa duke qenë se ka kryer 3/4 e kësaj mase është liruar nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Dënimi përjetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja sot i ka rrëzuar të gjitha duke e liruar nga qelia. 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove. Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij.
14 Janar 2020, 15:19 -
-
Bollino: Lobimi i PD, pse Gjykata dhe Prokuroria pengojnë të flasë dëshmitari kyç (i penduari) amerikan
Teksa Gjykata pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Basha, Ristanit dhe financierit të PD-së, Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste.
14 Janar 2020, 14:08 -
Bosja e kartelit të drogës, 21 vjeçarja ‘La Catrina’ qëllohet për vdekje nga policia meksikane (VIDEO)
Ajo ishte në krye të kartelit famëkeq meksikan i cili kreu masakrën e muajit tetor ku gjetën vdekjen 13 oficerë policie dhe dyshohej se ishte pjesë e dy bandave që morën pjesë në vrasjen e tre nënave dhe 6 fëmijëve të tyre në fillim të muajit nëntor.
14 Janar 2020, 13:04 -
-
E pazakontë/ 8 projektligje dhe 5 vjet polemika për reformën zgjedhore, asnjë nismë e miratuar në Kuvend
Që viti 2015 deputetët kanë propozuar 8 nisma ligjore për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, datat dhe propozuesit, sot ende pa konsensus, ku ndahen PS, PD dhe opozita parlamentare
14 Janar 2020, 11:18
