-
Situata e COVID-19/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë
Greqia ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1 janari deri në 31 korrik 2020 dhe lejet që skadojnë nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri më 31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.
18 Dhjetor 2020, 20:03 -
Ulen lehtë shifrat! 580 raste dhe 11 humbje jete nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm
Kjo e premte ka shënuar ulje të rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Nga 2615 testime kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë,185 prej tyre në Tiranë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin 11 qytetarë.
18 Dhjetor 2020, 16:55 -
-
Pas pensionistëve dhe transportit, shpërblim edhe efektivët e policisë! RENEA e FNSH 300 mijë lekë secilit për dietat dhe 25 mijë lekë për festat
Strukturat e FNSH dhe RENEA-s më në fund marrin dietat e prapambetura prej 300 mijë lekësh për efektivë. Krahas kësaj pritet të akordohet edhe një shpërblim prej 25 mijë lekësh. Forcat Shqiponja dhe ato të Rendit do të shpërblehen në bazë të buxhetit që do të kenë në dispozicion komisariate të ndryshme.
18 Dhjetor 2020, 15:41 -
Trefishi është numri i viktimave nga COVID-19 në raport me ato të një gripi sezonal
COVID-19 nuk është një grip i zakonshëm, siç pretendonin shumë njerëz në fillim të pandemisë, pasi për shkak të këtij virusi fatal ka vdekur trefishi i numrit të njerëzve që vdesin nga një grip i zakonshëm sezonal, sipas një studimi francez.
18 Dhjetor 2020, 15:08 -
Dosja 184/ Prokuroria Dibër pushon çështjen për kryebashkiakun Imeraj, Arben Keshin dhe Imer Lalën! 4 ish-zyrtarë përballë drejtësisë për shpërdorim detyre e kanosje të zgjedhësve
Rezultati i zgjedhjeve në Dibër përgjatë lokaleve 2016 ka qenë i ndikuar nga shitblerja e votave. Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq katër persona për shpërdorim detyre e kanosje zgjedhësish, ndërsa për disa zyrtarë që kanë blerë vota vepra penale çështja është pushuar.
18 Dhjetor 2020, 14:57 -
Vrau shokun aksidentalisht në gjueti, arrestohet 18-vjeçari në Dibër! Nën hetim një tjetër person që ishte në vendngjarje
Arrestohet 18-vjeçari Rifat Xheleshi i cili gjatë ditës së djeshme ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij Gentian Kosiqi 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
18 Dhjetor 2020, 13:22 -
Betohen në Presidencë/ Ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi morën sot zyrtarisht detyrën (VIDEO)
Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, pas miratimit që morën dje në seancë plenare janë betuar në Presidencë. Me betimin Çuçi dhe Ekonomi kanë marrë zyrtarisht detyrën.
18 Dhjetor 2020, 12:25 -
-
-
Operacioni antidrogë në Vlorë/ Jepet masa 'detyrim paraqitje' për 9 të arrestuar! Mes tyre 4 policë, 4 kryetarë fshatrash dhe 1 i mitur
Mbahet sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 9 persona nën hetim lidhur me operacionin antidrogës në Vlorë. Mes tyre edhe një i mitur në gjykatën e Vlorës. Gjyqtarja Elona Mihali tha se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhet bashkarisht për të gjithë
18 Dhjetor 2020, 10:32 -
'Duan t'iu helmojnë'/ Kompozitori Limoz Dizdari: Më sollën një letër, nuk e pashë personin se kishte kapuç! Për denoncimin se ka vënë ujin në zjarr askush (VIDEO)
Kompozitori dhe administratori i Qendrës së Artit Dea në Ksamil, Limoz Dizdari ka denoncuar duke thënë se është kërcënuar. Në një prononcim për medie Dizdari, ka thënë se kërcënimet kanë për qëllim friksimin e tij, për të hequr dore nga Qendra e Artit të cilën ai vetë e ka shndërruar nga një gërmadhë , në një qendër arti e cila e shërben fëmijëve të qytezës
18 Dhjetor 2020, 10:02 -
Kelly Prifti Shannon, një shqiptaro-amerikane kaq mikpritëse në Paris
Me të drejtë lexuesi i këtyre rradhëve ka kureshtje të dijë më shumë për çiftin shqiptaro-amerikano-francez Kelly dhe Edi Prifti. Kelly ka kryer Master për Manaxhim të Krizave në Vendet në Zhvillim dhe punon në Institutin e famshëm “Paster”. Edi, djali i tretë i mësuesve të nderuar korçarë Mina dhe Valentina Prifti, arriti në Paris për studimet bachelor në vitin 2001.Tani, pas doktorimit në Bioinformatikë, shkencëtari shqiptar udhëheq nje grup studiuesish në Institutin Francez të Kërkimit për Zhvillim “IRD” në Paris.
18 Dhjetor 2020, 09:58 -
Sulmi kibernetik në SHBA, rrezik i madh ndaj agjencive qeveritare , Biden paralajmëron ndëshkimin e fajtorëve
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një fushatë e sofistikuar e hakerimit e zbuluar këtë javë përbën një "rrezik të madh" për qeverinë dhe sektorin privat. Institucionet më të larta, përfshirë Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë të SHBA, ishin midis atyre që u sulmuan.
18 Dhjetor 2020, 09:35 -
FDA miraton testin e parë për COVID-19 pa recetë për përdorim emergjent në SHBA
Një test i shpejtë pa recetë, për COVID-19 që mund të përdoret në shtëpi po përgatit nga një kompani australianen për përdorim emergjent në SHBA, pasi është miratuat nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
18 Dhjetor 2020, 09:32 -
-
-
FIFA zgjedh Robert Lewandowski lojtarin më të mirë në botë për 2020, lë pas Messin dhe Ronaldon
FIFA ndau sot çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” ishte trofeu individual më i rëndësishëm i vitit dhe atë e fitoi Robert Lewandowski.
17 Dhjetor 2020, 20:46 -
-
Për dy jeniçerët e rinj, Kur(d)i dhe Osmani
Ka gjithnjë politikanë në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Eshtë një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë dhe jo me problemet e Kosovës.
17 Dhjetor 2020, 20:15 -
