-
Gjenden 2 trupa brenda 3 valixheve në Itali, dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora, u zhdukën në 2015-n! Telefonata e fundit dhe debati me të dashurën e djalit
Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.
15 Dhjetor 2020, 19:28 -
-
Dhuna në protesta, Balla në Report Tv: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit! Ministri i ri i Brendshëm? Shqipëria s'ka pasur kurrë ministre grua
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, ku përveçse i faturon atij dhe Ilir Metës dhunën në protestat e fundit, shton se në repertonin e Berishës janë edhe vendosja e tritolit dhe dinamitit të shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri.
15 Dhjetor 2020, 18:03 -
Përballimi i situatës së COVID/ Meta dekreton kredinë 15 mln euro që Shqipëria do marrë nga BERZH: Të veprohet shpejt, Kuvendi e vonoi 11 ditë
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar kredinë 15 mln euro që Shqipëria do të marrë nga BERZH. Bëhet fjalë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, për të cilën Meta ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji
15 Dhjetor 2020, 17:23 -
809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi
2711 testime, 551 të shëruar, 809 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë
15 Dhjetor 2020, 16:58 -
KPA rrëzon shkarkimin nga KPK të prokurorit Arqilea Koça: Vendim i padrejtë, të rikthehet menjëherë në Prokurorinë e Përgjithshme
KPA rrëzon vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të Arqilea Koçës. Në vendimin e saj KPA urdhëron rikthimin e menjëhershëm të Koçës në detyrë pranë prokurorisë së Përgjithshme.
15 Dhjetor 2020, 16:47 -
Presidentja e KE-së: Evropianët e parë do të vaksinohen përpara fundit te vitit 2020
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një statusi në rrjetin e saj social twitter ka lajmëruar se Agjencia Evropiane e Barnave do të mbajë një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve.
15 Dhjetor 2020, 16:46 -
Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Janë më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët
Në Konispol, furnizuesin më të madh të mandarinave në vend, prodhimi këtë vit është i bollshëm dhe arrin deri në 50 mijë ton. Fermerët ankohen për rënien e çmimit në tregun e shumicës, por nga ana tjetër kjo ka sjell më shumë tregtarë nga jashtë, të cilët zgjedhin Konispolin për çmimin dhe cilësinë e mirë të agrumeve.
15 Dhjetor 2020, 16:41 -
-
Protestat/ Veliaj: Fëmijët e tyre i çojnë në Angli e Hollandë, kurse fëmijët e shqiptarëve i përdorin mish për top për politikë
Puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar nuk është ndalur në Kashar. Sot familja e Dalip Kamberit hyri në banesën e re, ku edhe do të festojë Vitin e Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i dorëzuan kryefamiljarit dokumentet e pronësisë së shtëpisë. Veliaj theksoi se kjo banesë e rindërtuar është treguesi më i qartë cila është skuadra që ndërton dhe cila ajo që dhunon e prish.
15 Dhjetor 2020, 15:28 -
SHBA-të mbështesin vënien para drejtësisë të të gjithë kriminelëve të luftës në Kosovë pavarësisht etnisë
Shtetet e Bashkuara janë të vendosur për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët e luftës, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, janë shprehur kështu Ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori në Prishtinë, Philip Kosnett.
15 Dhjetor 2020, 15:07 -
Nisin provat e Festivalit të Këngës në shesh, Pali Kuke: Doli nga luksi t’u flasë njerëzve për jetën !
Nisin provat e Festivalit të 59-të të Këngës ne sheshin para stadiumit Arena Kombëtare. Regjisori Pali Kuke rrëfen arsyet, se përse as pandemia Covid 19 nuk e ndali këtë edicion, ku për herë të parë del në zemër të qytetit dhe sipas tij ky festival i dedikohet jetës dhe dashurisë. Në garë për çmimin e madh janë 26 këngëtarë
15 Dhjetor 2020, 14:56 -
Pse po i duhet BE-së kaq shumë kohë për të aprovuar vaksinën?
Britani, Kanadaja dhe SHBA janë 3 vendet e para të cilat kanë aprovuar dhe kanë nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer, kjo situatë po rrit presionin e Agjensisë Evropiane të Barnave për miratimin e tij në Evropë, pasi ende asnjë shtet Evropian nuk e ka aporovuar atë pavarësisht situatës epidemiologjike.
15 Dhjetor 2020, 14:49 -
Itali, arrestohen 13 anëtarë të klanit mafioz të Denaro, nën hetim edhe një kryebashkiak
Policia italiane ka arrestuar 13 persona, të cilët akuzohen se janë pjesëtarë të klanit mafioz, të drejtuar nga Matteo Messina Denaro, një prej personave më të kërkuar në Itali dhe në botë, i cili konsiderohet edhe si “Capo dei capi”, ose “Bosi i bosëve”.
15 Dhjetor 2020, 14:22 -
-
Shkodra, shpresa e fundit e Lulzim Bashës. Por këtë radhë Voltana fsheh “gjurmët”
I pakënaqur nga rezultatet e protestës në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit, duke parë se ajo po shkon drejt shuarjes, Lulzim Basha ka menduar të përdorë sërish Shkodrën, si shpresa e fundit për të krijuar trazira. Qarqe të afërta me PD-në në këtë qytet kanë paralajmëruar një tjetër protestë këtë të shtunë më 19 dhjetor.
15 Dhjetor 2020, 12:18 -
Shpërblim për Vitin e Ri, Rama: Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët, përfitojnë 5 mijë lekë secili (VIDEO)
Pavarësisht vështirësive në buxhet për shkak të tërmetit dhe të Pandemisë, qeveria ka vendosur të japë një shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët këtë fundvit. Kryeministri Edi Rama tha se do të jepen 3.4 mld lekë për bonusin e tyre. “Nuk do t’ju heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar tu jepnim para pandemisë”, tha Rama.
15 Dhjetor 2020, 12:03 -
-
-
Trafiku i qënieve njerëzore/ Raporti i GRETA: Shqipëria ende burim trafikimi për gratë, tanimë përdoren rrjetet sociale (VIDEO)
Në raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Grupi i Ekspertëve i Këshillit të Evropës (GRETA) vlerëson se ka pasur një progres të madh, megjithatë nevojiten përpjekje të mëtejshme për të ngritur padi penale dhe luftuar atë.
15 Dhjetor 2020, 11:12 -
