-
Analiza e humbjes/ Kam besuar se Albin Kurti do të ishte ndryshe, por gabova
Zyrtarët më të thjesht të PDK-së në Institucione e shfrytëzuan Albin Kurtin, i cili mendoi se i përvetëson ata, dhe ua ‘blen’ me pare dhe me pozita besnikërinë e tyre për PDK-në. Ama, dashnia është ndjenja më e pakapshme dhe më e pa qëndrueshme. Njeriu i mençur nuk llogarit në dashni, por në frikë, se frika e ruan vreshtën, e jo dashnia.
16 Nëntor 2021, 21:44 -
-
Tragjike, përfshihet nga flakët banesa në Dropull, humbin jetën dy të moshuar! Shkak i zjarrit dyshohet bombola e gazit (VIDEO)
Burime për Report Tv konfirmojnë se viktimat janë një çift të moshuarish. Irakli dhe Fotini Panajoti, përkatësisht 84 dhe 73 vjeç humbën jetën në mënyrë tragjike Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i zjarri dyshohet të jetë bërë bombola e gazit.
16 Nëntor 2021, 19:48 -
-
COVID/ 7 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 587 raste të reja infeksioni
587 qytetarë u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 7 viktima të moshave nga 56-85 vjeç. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin ka 8,317 raste aktive me virusin.
16 Nëntor 2021, 17:57 -
’Pa Gjurmë’ gjen mjekun e zhdukur 5 muaj më parë në Rinas, shokohet familja kur Jetmir Shehu i refuzon
Gjendet pas 5 muajve mjeku, Jetmir Shehu, i zhdukur në Rinas. ’Pa Gjurmë’ ka sjellë plot emocione mesditen e kesaj të marte, duke ribashkuar 32-vjeçarin me familjen e tij. Jetmir Shehu me banim ne SHBA, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë qershorin e këtij viti dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen. Falë informacioneve të mbërritura në Repor TV u lokalizua menjëherë vendndodhja e tij dhe u realizua takimi mes familjarëve, emocione që u përcollën nga moderatorja e programit Odeta Dume.
16 Nëntor 2021, 17:19 -
-
Ligji që detyron publikimin e pronarëve përfitues të kompanive dhe llogarive ofshore përfundon në Gjykatën Kushtetuese
Dy avokate kanë kërkuar që të shpallen jo kushtetuese nene të ligjit të vitit 2020 "Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues". Sipas këtij ligji pronarët përfitues të aksioneve dhe aseteve të bizneseve dhe llogarive bankare duhet të jenë publike dhe të aksesueshme nga institucionet.
16 Nëntor 2021, 15:00 -
Sherri Salianji-Braçe/ Ja e vërteta e dosjes dhe si shitmendja e Rezart Taçit ushqen akoma politikën e PD-së
Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian dhe qe PD e beson.
16 Nëntor 2021, 14:30 -
Albin Kurti jep intervistën e parë pas humbjes në zgjedhje: Nuk mendoj se është ndëshkim! E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale. Pas raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.
16 Nëntor 2021, 13:24 -
-
Rama nuk iku, 2021 mbyllet me Bashën të shkarkuar dhe Berishën të përjashtuar nga PD
Edi Rama jo vetëm që nuk iku, siç premtuan kur Berisha dhe Basha ishin bashkë, por si kryetar i maxhorancës qeverisëse dhe kryetar i PS-së që mbeti tani që ata janë ndarë, duhet të zgjedhë kundërshtarin, me të cilin do të bashkëpunojë më tej për realizimin e reformave. Do të zgjedhë atë që do të kryesojë një parti më të ‘bashkuar dhe më të fortë’, megjithëse ka parashikuar që ai do të jetë, Lulzim Basha.
16 Nëntor 2021, 10:03 -
'Djemtë e Harvardit' fitojnë zgjedhjet në Bullgari, krijuan partinë vetëm dy muaj më parë
Kiril Petkov dhe Assen Wassilew, dy të diplomuar në Harvard kanë dalë fitues të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari. Lufta kundër korrupsionit dhe reformat e thella në sektorin kyç ishin premtime e tyre gjatë fushës dhe që i dhanë fitoren e zgjedhjeve.
16 Nëntor 2021, 09:48 -
-
Komisioni Hetimor për inceneratorët, biznesmeni Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacion konfidencial! Po shkelin ligjin dhe janë jashtë objektit
Biznesmeni Mirel Mërtiri e quan në shkelje të ligjit kërkesën e deputetëve të opozitës në Komisionin hetimor për inceneratorët, që i kërkojnë bankave të nivelit të dytë, ektraktet e llogarive të tij bankare. Përmes një letre ai i kërkon bankave të mos i lëshojnë këto informacione private që shkelin të drejtat e njeriut.
16 Nëntor 2021, 09:11 -
Dy standardet/ SPAK u bllokon pasurinë dhe i çon për gjykim, Prokuroria e Tiranës zvarrit prej 20 muajsh dosjet e gjyqtarëve e prokurorëve të kallëzuar për fshehje pasurie
20 ish gjyqtarë dhe prokurorë u kallëzuan në të njëjtën kohë për fshehje pasurie nga avokati Fran Dashi, SPAK bën gati dosjet për gjykim si dhe ka kërkuar sekuestrimin e pasurive për 3 ish gjyqtarë VIP, prokuroria e zakonshme asnjë vendim prej 20 muajsh për 10 subjekte, Perit Fusha u kallëzua nga Vetingu që në maj të 2019.
16 Nëntor 2021, 08:41 -
-
Qëndrimet e turistëve në Shqipëri u afrohen niveleve të para krizës, Eurostat: Rikuperimi më i shpejtë në Europë
Eurostat raportoi se në Shqipëri, për 6-mujorin e parë të vitit, u regjistruan gjithsej 719 mijë net qëndrime, më se dyfishi në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë
16 Nëntor 2021, 07:31 -
Lëvizja e Bashës çmonton puçin anti-amerikan të Berishës në PD, 7 goditjet që merr Foltorja nga Kuvendi i 18 dhjetorit
Lëvizja e papritur politike e Bashës për të mbledhur Kuvendin e PD-së në 18 dhjetor rrëzon në bllok të gjitha alibitë e Berishës se ka mbështetjen e shumicës, se Basha ka frikë të përballet, për krijimin e një PD-je paralele, rrëzon lojën me firmat e delegatëve dhe Kuvendin personal të 11 dhjetorit.
15 Nëntor 2021, 21:21 -
Lë Amerikën pas 20 vitesh zhduket sapo mbërrin në Rinas! I ati nga studio e ’Pa Gjurmë’ përballet live me një telefonatë urgjente
Jetmir Shehu, i cili prej 20 vitesh jetonte në Amerikë ka humbur gjurmët në Shqipëri. 32-vjeçari nga Fieri rezulton i humbur që prej 19 qershorit të vitit 2021, gjurmë të cilat janë zbuluar nga sistemi TIMS. Në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV mbërrijnë live mjaft telefonata, ndwrsa qytetarët lokalizojnë vendndodhjen e 32-vjeçarit në zonën Laprakës në Tiranë. Babai flet live në studio me dëshmitarin, stafi i programit niset në terren. Pas historisë së zhdukjes e më pas gjetjes së Mirela Zefit dhe djalit 9-vjeçar, ky është i dyti rast i denoncuar në emisionin ‘Pa Gjurmë‘ kur një shtetas shqiptar lë Amerikën dhe humb gjurmët në Shqipëri.
15 Nëntor 2021, 19:10 -
Misteri i 'albinistëve' të Tiranës, që 'rastësisht' janë dhe mbështetësit e Sali Berishës e Ilir Metës
Është një triller më vete, që natyrisht kërkon mjaft studim për ta kuptuar, se si mbështetësit më të ethshëm të Sali Berishës dhe Ilir Metës në Tiranë, u bënë jo thjeshtë partizanë, por enturazh i Albin Kurtit.
15 Nëntor 2021, 18:58
