-
Intervista/ Ish ministri i drejtësisë: Vettingu të mbarojë sa më parë, u tejzgjat! Harta gjyqësore e KLGJ jo transparente! Politika do duhej t'i ishte nënshtruar vettingut
Për ish-ministrin e drejtësisë Eduart Halimi sot avokat, i gjithë faji për mungesat e gjyqtarëve e prokurorëve në vend, është i institucioneve të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor. Sipas tij, këto institucione s’kanë vizion dhe nuk janë transparente me publikun. Në një intervistë për ReportTv, Halimi thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga politika, pasi pastrimi i drejtësisë nuk e dha efekte për klasën e korruptuar politike.
27 Tetor 2021, 18:24 -
Një bilanc një mujor i Foltores: Kë ka mbledhur rreth vetes Sali Berisha?!
Prej majit, kur u shpall vendimi i Departamentit të Shtetit i SHBA, që e konsideron Sali Berishën e familjen e tij “Non grata” miti i tij 30 vjeçar brenda elektoratit por edhe strukturave të partisë që drejtoi gjithë këto kohë precipitoi në rënie të lirë.
27 Tetor 2021, 17:34 -
-
Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e luanit! Tkurren fondet për Infrastrukturën dhe Financat
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes do të kenë rritjen më të madhe të buxhetit në vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit 2022, shpenzimet për shëndetësinë do të rritën me 6.6 miliardë lekë dhe për mbrojtjen shtohen me 7.9 miliardë lekë. Ndërkohë janë tkurrur fondet për disa institucione por shkurtimi më i madh ka ndodhur tek Infrastruktura dhe Financat.
27 Tetor 2021, 16:15 -
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
Komisioni i Vetingut pritet të shkarkojë nesër gjyqtaren e Tiranës Klorinda Çela, bashkëshortja e gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima. Gjyqtarja dhurata dhe pasuri të pajustifikuara me vlerë 550 mijë USD. Dyshime për fshehjen e një apartamenti në Shëngjin 190 m2 dhe një dyqani në Tiranë me vlerë 220 mijë euro.
27 Tetor 2021, 15:23 -
Bitcoin rënie drastike, çmimi u ul me mijëra dollarë brenda pak minutave
Çmimi i Bitcoin ka pësuar një ulje mëngjesin e sotëm, me çmimin që ra me mijëra dollarë brenda pak minutave. Kriptomonedha ra nën 59,000 dollarë. Rënia e fundit e çmimit vjen më pak se një javë pasi Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afër 67,000 dollarësh.
27 Tetor 2021, 13:02 -
PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rama 'jep ok'
10 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesë në Kuvend për të ngritur Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. PD kërkon që ky komision të jetë bipartizan me afat 6-mujor.
27 Tetor 2021, 11:52 -
-
-
-
SHBA/ Trafikonin drogë nëpër botë përmes rrjetit ‘Darknet’! 150 persona të arrestuar, sekuestrime armësh dhe sasie të madhe droge
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e 150 personave në mbarë botën pas një hetimi global të zbatimit të ligjit mbi trafikantët e drogës që vepronin përmes Darknet.
27 Tetor 2021, 02:06 -
-
Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021
Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.
26 Tetor 2021, 22:15 -
Rrahin dhe kërcënojnë 78 vjeçaren, nusja e djalit fëmijëve: Goditeni me gur, unë do e helmoj
Por gjendja ka agravuar me nusen tjetër të familjes e cila i del në mbrojtje vjehrrës, por që ë shtë goditur me thikë nga kunati i saj. ” Nuk e denoncova se nuk e kisha burrin këtu dhe do më thoshte pse ma fute vëllain në burg” tregon ajo. Banorët tregojnë se e kanë raportuar disa herë rastin në polici, por që dëri më sot nuk është marrë asnjë masë
26 Tetor 2021, 22:11 -
Shënohet viktima më e re nga COVID, humb jetën 5-vjeçari nga Saranda! Sot 560 raste të reja dhe 8 viktima! Vijnë 117 mijë doza Pfizer
8 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga COVID në vendin tonë ndërsa janë shënuar 560 raste të reja. Ndërkohë, një 5-vjeçar nga Saranda është viktima më e re që shuhet nga koronavirusi në Shqipëri.
26 Tetor 2021, 18:36 -
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha sfidon Antony Blinken: Padia u pranua në Gjykatën e Parisit, tani sill provat në gjyq! Shpall kandidaturën për kreun e PD
I shpallur non grata nga SHBA, ish kryetari i PD, Sali Berisha gjatë foltores së tij në Kavajë, tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe e ftoi atë të dërgojë prova kundër tij në këtë gjykatë. Sali Berisha konfirmoi sot se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.
26 Tetor 2021, 17:59 -
-
-
Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë
Edhe pse buxheti i vitit 2022 është tepër ambicioz dhe parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, dy janë rreziqet kryesore që janë parashtruar në relacion. Zgjatja e situatës së pandemisë dhe rritja e çmimeve e karburanteve dhe energjisë elektrike. Një rritje e vijueshme e çmimeve mund të ndikoj në uljen e të ardhurave për qytetarët por nga ana tjetër mund të rrisë inflacionin mbi parashikimin e bërë.
26 Tetor 2021, 17:04 -
-
