-
Gjermania: Jemi në dijeni për Open Balkan, mbështesim Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal
Qeveria gjermane e konsideron si „detyrë urgjente“ nënshkrimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe kërkon që marrëveshjet të nënshkruhen deri më 6 tetor.
17 Gusht 2021, 09:31 -
-
-
I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në Tiranë! VIDEO kur zjarrvënësi ikën me vrap! Veliaj: Do e shpronësojmë! Ta harrojnë që aty do ndërtohet, do bëhet muze
Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, rreth orës 24:00, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin.
17 Gusht 2021, 00:52 -
-
Strehimi i afganëve, Rama për ‘The Guardian’: Nder dhe detyrë! Ne e dimë si është të jetosh në diktaturë, t’u japim mundësinë të marrin frymë sërish
Kryeministri Edi Rama thotë se është nder dhe detyrë që të strehojmë afganët, pasi populli shqiptar e di shumë mirë se si është që të jetosh nën diktaturë. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’, ku nënvizon se Shqipëria nuk mund të zgjidhe problemin, por ajo nuk do të bëhet problem
16 Gusht 2021, 18:11 -
200 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv
Vendi ynë vijon të shënojë një numër të konsiderueshëm të rasteve ditore në lidhje me infektimet me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete dhe janë regjistruar 200 persona të infektuar. ndërkohë që është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim 47 pacientë. Sot mbërritën në vendin tonë 44,460 doza të vaksinës Pfizer.
16 Gusht 2021, 17:15 -
Nga Arjan Ndoja i ‘atentatit’ te gjyqtari që shpëtoi Bashën, dosjet e ‘nxehta’ të Vetingut në shtator, në KPA do të vendoset për fatin e Fatmira Hajdarit
Vjeshtë përballjesh të bujshme në organet e Vetingut, Dritan Gina do njihet dosjen e verifikimit pasi shtyu 6 javë seancën dëgjimore. Drejt Vetingut edhe prokurori Arian Ndoja me 23 apartamente dhe 196 mijë m2 tokë dhuratë gruas, ishte objekt atentati në 2019. Afrohet Vetingu edhe për gjyqtarin Lazër Sallaku që mbylli dosjen e CEZ dhe shpëtoi Bashën për çështjen e lobimit rus.
16 Gusht 2021, 16:29 -
Shumë infektime, por më pak vdekje se 1 vit më parë! Report tv sjell në shifra 15 ditët e gushtit të 2020 dhe të 2021
Më përhapjen e variantit Delta, gjatë muajit gusht ka patur një rritje të infektimeve në vendin tonë. Por referuar të dhënave të 15 ditëshit të parë të gushtit, numri i infektimeve është rreth 1000 raste më shumë se një vit më parë, ndërsa vdekjet janë disa fish më pak se 15 ditëshi i parë i gushtit të 2020.
16 Gusht 2021, 14:03 -
Gjëra të mëdha do të ndodhin në Shtator
Asnjë lëvizje dhe vendim i duhur nuk ka gjasa të bëhet dhe të merret nga Lulzim Basha si para ashtu dhe pas 31 Gushtit, ç’ka do të thotë se ai, gjithçka do ta lërë në “rënie të lirë”. Ai po pret ç’do të thotë përsëri zonja Kim, ç’do të bëjë SPAK-u, DASH-i, FBI-ja, apo dhe vetë Sali Berisha. Lulzimi nuk ka qenë, dhe nuk është “aventurieri” i ngjarjeve të mëdha. Ai nuk rrezikon me kokën e tij, ai bindet. Edhe kësaj here, ai i është bindur Sali Berishës.
15 Gusht 2021, 17:57 -
COVID-19/ Në 24 orët e fundit infektohen 397 persona, shënohet 1 humbje jete! 46 pacientë të shtruar në Infektiv
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë infektuar me COVID-19, 397 persona dhe është shënuar një humbje jete si pasojë e virusit. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë.
15 Gusht 2021, 17:04 -
Theu orën policore në mënyrë të përsëritur, vihet nën hetim administratori i një lokali në Shëngjin, gjobitet me 1 milion lekë
Administratori i një lokali në Shëngjin është vënë nën hetim sepse ka ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave anti-COVID. Bëhet me dije se administratori i identifikuar si A.D., ka thyer orën policore në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë arsye ai është gjobitur edhe me 1 milion lekë.
15 Gusht 2021, 15:52 -
-
-
‘Takim brezash’ në Kalanë e Kaninës në Vlorë! Histori e traditë, festa e Kaninës për të shtatin vit radhazi
Vetëm pak kilometra larg qytetit bregdetar, fshati me kalanë e mrekullueshme historike solli për të shtatin vit radhazi Festën tradicionale të Kaninës “Takim Brezash”. Banorë e turistë të shumtë e kaluan natën duke u argëtuar me këngë e valle të zonës
14 Gusht 2021, 21:02 -
Mero Baze: Hetuesit e 'Ballkanit të hapur' dhe Shqipërisë së mbyllur
Kulmi i teorisë së konspiracionit është që ky nuk është Procesi i Berlinit, por procesi i Novi Sadit, meqë takimi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit të katër prioriteteve të Procesit të Berlinit u mbajt në Novi Sad.
14 Gusht 2021, 20:55 -
Situata në Afganistan, Presidenti Ghani i drejtohet afganëve: Nuk do të heqim dorë nga arritjet e këtyre 20 viteve! Po punojmë për paqen
Në një fjalim televiziv, teksa shqetësimet për të ardhmen e Afganistanit po rriten, presidenti Ashraf Ghani tha se nuk do të heqë dorë nga arritjet që janë bërë 20 vitet e fundit, pasi SHBA largoi talebanët.
14 Gusht 2021, 17:52 -
U merr makinën pa leje prindërve, 16-vjeçari humb kontrollin dhe përplaset në derën e dyqanit, plagos gruan
Një 16-vjeçar ka përplasur një qytetarë në Vlorë. Adoleshenti, i cili u kishte marrë pa leje makinën prindërve, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën
14 Gusht 2021, 17:41 -
Rriten sërish shifrat, 410 të infektuar me COVID dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 44-vjeçar! Manastirliu apel: Vaksinohuni
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 410 qytetarë. Ndërkohë 2 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID
14 Gusht 2021, 17:10 -
Nga ndryshimet në Kodin Penal e atë të Familjes tek strehimi, strategjia për të përmirësuar situatën e personave LGBTI+! Synohet përfshirja në kurrikulat e universiteteve
Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan paraprak 7-vjeçar për mbrojtjen e të drejtave dhe ofrimin e shërbimeve të personave LGBTI+. Parashikohet miratimi i një ligji të posaçëm për njohjen e identitetit gjinor.
14 Gusht 2021, 17:09 -
Korriku i vitit 2021, muaji më i nxehtë në historinë e planetit në 142 vitet e fundit
Korriku i 2021 është konsideruar si një nga muaji më i nxehtë në historinë e planetit, që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen, 142 vjet më parë, njoftuan zyrtarët e motit në Shtetet e Bashkuara
14 Gusht 2021, 15:36
