-
-
Shefqet Kastrati shfaqet për herë të parë në një intervistë, shpjegon marrëveshjen me WizzAir: Çmime më të lira në 29 destinacione! Brenda 3 vitesh, 10 milionë pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po arrin një numër të madh pasagjerësh dhe rritja po vazhdon tashmë që kaluam kohët më të vështira të pandemisë. Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group pasi është takuar sot me Robert Carey, Presidentin e Wizz Air Group është shfaqur për herë të parë në një intervistë dhe ka shpjeguar marrëveshjen me WizzAir
11 Gusht 2021, 18:57 -
Open Balkans, për mendje të hapura
Ballkani! Ballkani! Ballkani! Mbetet një rajon ekpsortues lajmesh dhe burimesh njerëzore drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian. Një pazëll i pambarimtë I historive të konflikteve e rrymave të ndryshme të nacionalizmave e ideologjive kufizuese të lirive ekonomike e politike sidomos përgjatë shekullit XX.
11 Gusht 2021, 18:21 -
'Ballkani i Hapur', Rama: Gjermania e mbështet, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para Samitit BE-Ballkan! S'mund të përfshijmë me zor askënd
Pasi qeveria gjermane ka dalë hapur në mbështjetje të nismës "Ballkani i Hapur", ka reaguar kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë qe qeveria gjermane përveçse e mbështet nismën kërkon me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.
11 Gusht 2021, 17:47 -
Rriten ndjeshëm rastet me COVID, 284 të infektuar në 24 orët e fundit! Mbi 1 mijë pacientë aktivë me virus
Janë rritur ndjeshëm rastet me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 4,201 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 284 persona. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete
11 Gusht 2021, 17:37 -
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22 -
-
Frrok Çupi: Dhe dy ushtri të vogla, të dyja shqiptare, një tjetër në mes
Dy ‘ushtri’ shqiptare gazetarësh shajnë njëri tjetrin, njëra andej nga Kosova e tjetra këndej. Të thuash të vërtetën- ata në Kosovë shajnë më rëndë e trashë… Dy ushtri ‘artistësh’ në të dy anët, njëra lufton që të ndalojë e tjetra të lejojë kantautorin boshnjak me famë ndërkombëtare, Bregoviç. Disa nga këta ushtarë, edhe pse këngëtarë ‘majë krahu’ i bëjnë isharete artistit të Rock-ut: ‘Pa peja- peja pak e matemi bashkë!’.
11 Gusht 2021, 12:41 -
Kronologjia e mandateve të një parlamenti të pazakontë, nga 140 deputetë, 68 s’e mbaruan mandatin! 18 karrige mbetën bosh deri në fund
Gjatë legjislaturës që sapo lamë pas, 68 deputetë e lanë përgjysmë mandatin e tyre. Djegia e mandateve, prekja nga dekriminalizimi apo gara për pushtetin vendor qenë ndër arsyet që bënë gati gjysmën e parlamentit të mos çonin deri në fund mandatin e deputetit. Ndërkohë 18 vakanca mbetën deri në fund të legjislaturës të paplotësuara.
11 Gusht 2021, 10:38 -
Zjarret dhe përllogaritja e dëmeve
Ende nuk është bërë ndonjë përllogaritje e dëmeve, që gjithsesi duken të larta. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe Kodi Penal parashikon një varietet dënimesh që mund të shkojnë deri në 20 vjet në burg për veprën e djegies së qëllimshme të pyjeve.
11 Gusht 2021, 09:29 -
Sulme të orkestruara nga Kosova mbi faqen e kryeministrit Rama në Facebook
Kundërshtarët e Kryeministrit Edi Rama, këtej dhe andej kufirit duket se nuk njohin limite kur vjen puna tek inatet dhe mllefi ndaj tij. Pas reagimit të gjatë të kreut të shtetit shqiptar, Rama ku sqaronte takimin me sportistet nga Kosova, Ballkanin e Hapur dhe qëndrimin e tij në lidhje me shtetin e Kosovës brenda dhe jashtë kufijve ka patur një “lumë” ragimesh në rrjete sociale
10 Gusht 2021, 21:22 -
KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe ish-drejtorin e ALUZINI-t për shpërdorim detyre
Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar në prokurorinë e Korçës, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
10 Gusht 2021, 17:53 -
Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, 220 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga koronavirusi
220 raste të reja me COVID janë shënuar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci që njofton Ministria e Shëndetësisë pas kryerjes së 5536 testimeve në mbarë vendin. Ndërkohë fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë qytetar
10 Gusht 2021, 17:18 -
Ylli Pata: Kronika e shëmtuar e urrejtjes për Shqipërinë prej 'kosovocentristëve'
Ishte viti 2001, kur një grup gazetarësh nga Tirana shkuan në Kosovë për të punuar. E nisën kolegët e agjencive të huaja, e më pas të tjerët. Mjaft djem e vajza nga Tirana u rekrutuan në Bondsteel, bazën amerikane të KFOR-it, por edhe tek trupat e tjera të NATO-s që u instaluan në Kosovë.
10 Gusht 2021, 15:31 -
Të shpallur në kërkim se dhunuan fizikisht një 44-vjeçar, arrestohen 3 të rinjtë në Vlorë
Tre të rinj të cilët ishin shpallur në kërkim kanë rënë ditën e sotme në në prangat e policisë. Të rinjtë, 4 ditë më parë kanë dhunuar fizikisht një 44-vjeçar duke e goditur atë më grushte e me sende të forta. Kjo ngjarje kishte ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 44-vjeçari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
10 Gusht 2021, 14:56 -
Dogjën pyje e bimë nga veriu në jug, arrestohen 15 'piromanë', 16 nën hetim, 2 në kërkim! Policia: Kush vë zjarr do përballet me ligjin, qytetarët të denoncojnë pa frikë
Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik deri më datën 10 gusht, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 "piromanë", nën hetim janë vënë 16 persona ndërsa në kërkim janë 2 të tjerë
10 Gusht 2021, 13:14 -
Merkato e legjionarëve, Broja huazohet një vit nga Chelsea tek Southampton, Ismajli tek Empoli e Roshi në Turqi
Tre futbollistë të Kombëtares kanë ndryshuar skuadër. Armando Broja do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm. Sulmuesi 19-vjeçar është huazuar nga Chelsea tek Southampton. Mbrojtësi Ardian Ismajli i është bashkuar Empolit të sapongjitur në Serinë A ndërsa Odise Roshi ka kaluar në Turqi.
10 Gusht 2021, 12:30 -
Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin e Vojo Bregun për 2 tendera në Divjakë! Ish ministri shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë, padi qesharake
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për abuzimin me dy tendera në Divjakë. Murrizi hedh akuza për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka.
10 Gusht 2021, 11:04 -
-
-
Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura
Në Korçë nuk ka më PD, por Basha hesht. Hesht siç ka heshtur shumicën e kohës gjatë këtyre muajve të nxehtë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Hesht megjithëse ka një sërë çështjesh sensitive përballë partisë më të madhe të opozitës e që vë në rrezik vetë ekzistencën e saj të afërme.
10 Gusht 2021, 09:38
