-
Zaloshnja: Vetëm 27% e vlerës së PBB-së u fut vjet në Thesarin e Shtetit shqiptar; 38% në atë malazez
Sipas vlerësimit të FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) kapi vjet pothuaj vlerën 23 miliardë euro në Shqipëri (me kursin e sotëm të këmbimit të euros). Ndërkohë, të ardhurat e brendshme të arkëtuara në Thesarin e Shtetit kapën vlerën 6.21 miliardë euro (grantet falas nga jashtë prej 222 milionë eurosh nuk i kam përfshirë në këtë shumë). Pra, vetëm 27% e vlerës së PBB-së u fut në Thesarin e Shtetit
8 Maj 2024, 09:11 -
Polici shantazhon qytetaren se do i publikonte fotot nudo kundrejt 3 mln lekëve, pezullohet nga detyra
Policia e shtetit udhëron pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inpektorit të policisë I cili kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot.
7 Maj 2024, 23:03 -
Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi
Udhëheqësi kinez Xi Jiping do ta kalojë pjesën më të madhe të turneut të tij 5 ditor në Evropë në dy vende të vogla, në gjysmën lindore të kontinentit, një rajon që Pekini e ka përdorur si pikë mbështetëse për të zgjeruar synimet e saj ekonomike në Evropë.
7 Maj 2024, 21:01 -
Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $
Shqiptarja.com dhe Repor TV zbulon akt ekspertizën që për herë të parë llogaritet dëmi financiar i shkaktuar shtetit në favor të kompanisë që demontonte municionet në Gërdec. Favorizimet që bëri qeveria e Sali Berishës. Nga përcaktimi i çmimit qesharak të shitjes së fishekëve që duhej të çmontoheshin tek shfrytëzimi pa qira i ambienteve ushtarake.
9 Prill 2024, 13:26 -
Nga aksidentet misterioze deri te ‘luftimet’, historia e vdekjes së 43 pilotëve shqiptarë! Esencë-Report Tv
43 pilotët shqiptarë kush ishin? Cili ishte fati i tyre? Si u vranë, pse? Cilat ishin kushtet e vrasjes së tyre? Përse një vend kaq i vogël si Shqipëria ka kaq shumë heronj aviatikë?
7 Prill 2024, 21:04 -
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
Pasi qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset fason për të dalë nga kriza, ky sektor ka kërkuar që norma e interesit të jetë nga 0 deri në 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë si dhe bankat të mos kenë kërkesa mbi situatën e tyre financiare. Edvin Prençe tha për Report TV se sektori aktualisht është në vështirësi dhe se ka hequr 4500 punonjës nga puna
22 Shkurt 2024, 15:35 -
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
21 Shkurt 2024, 16:31 -
Pse u shtrenjtuan apartamentet? BSH: 1/3 e banesave u blenë nga të huajt, çmimet u rritën me 24.5% nga viti 2020
Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë. 1/3 e apartamenteve në Shqipëri po blihen nga të huajt e kjo sipas Bankës së Shqipërisë, ka çuar në shtrenjtimin e tyre me 24.5% nga viti 2020 deri në fund të 2023-shit.
12 Shkurt 2024, 16:21 -
Të huajt investuan 1 miliardë Euro në Shqipëri brenda 9 muajve! Blenë 222 milionë euro prona
Banka e Shqipërisë thotë se biznesmenë dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri nga janari deri në shtator, më shumë se 1 miliardë euro, dhe afro 55% e totalit u përqendrua në pasuri të paluajtshme, në industrinë nxjerrëse dhe në aktivitetet financiare.
26 Dhjetor 2023, 16:20 -
Kryemadhi pranon se është në hetim: Problemet e mia me SPAK do të dalin shumë shpejt dhe do shkrihen si shkuma e detit
Kryetarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim nga Prokuroria e Posaçme. E pyetur në lidhje me sekuestrimin e një sendi të saj nga prokuroria, Kryemadhi tha se ‘SPAK ka sekuestruar një send që ka të bëjë me inceneratorët’
12 Dhjetor 2023, 11:08 -
Lobimi i LSI në SHBA, Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara nga SPAK! GJKKO e rrëzon
Monika Kryemadhi humbi betejën me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatën e Posaçme ku kërkoi heqjen e sekuestros për provat e gjetura nga SPAK gjatë hetimit për lobimin e LSI në SHBA në vitin 2017. Jo zyrtarisht mësohet se deputetja ka kërkuar kthimin e telefonit të sekuestruar gjatë kontrolleve nga hetuesit, por togat e zeza lanë në fuqi aktin e prokurorisë
7 Dhjetor 2023, 14:18