-
Rama: Italia mbështet në terren luftën ndaj KÇK! Di Maio: Me ju për rindërtimin pas tërmetit, dialogoni për integrimin
Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio vizitoi kampin e ngritur në Vorë për të prekurit nga tërmeti, ku tha se Italia do të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë. Ai shprehu gatishmërinë për të pasur mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së në konferencën e donatorëve në shkurt, ku tha se uron të mbahet në Tiranë. Di Maio firmosi dhurimin e materialeve të emergjencave civile italiane për menaxhimin e katastrofave në Shqipëri. Kryeministri Rama tha se Italia do të ofrojë njerëz në terren në paketën Anti-KÇK kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
11 Dhjetor 2019, 11:55 -
Scoop i 'Washington Post': SHBA ka gënjyer për luftën në Afganistan, e përgjakshme dhe e shtrenjtë
Gazeta “Washington Post” ka publikuar një raport të bazuar në dokumente konfidenciale të qeverisë amerikane, ku thuhet se tri administratat e Shtëpisë së Bardhë kishin mashtruar publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare në Afganistan.
10 Dhjetor 2019, 13:32 -
Bledi Mane: Shqipëria digjet, Avokatja e Popullit krihet
E turpshme, e kobshme, poshtëruese sesi zyrtarja më e lartë e mbrojtjes dhe e qarjes së halleve tona, Erinda Ballanca, gruaja e zhurmuesit cinik Andi Bushati, Erinda, shoqja e Argita Berishës, tallet dhe sfidon fatkeqësinë kombëtare duke u fshehur larg në Kolumbinë e qejfeve sintetike!
9 Dhjetor 2019, 17:34 -
Fluks kërkesash për shtëpi me qira në Tiranë, banorët e trembur nga tërmeti duan vetëm katet e para (VIDEO)
Tërmeti i 26 nëntorit ka rritur ndjeshëm kërkesën për shtëpi private me qira në Tiranë. Agjenti Imobilar Ervin Demirxhiu thotë për Report TV se kërkesat për shtëpi janë rritur ndjeshëm pasi ato shikohen si më të sigurta. Sipas tij qytetarët nga zonat e prekura tashmë nuk preferojnë apartamente në kate të larta për shkak të frikës së krijuar. Agjenti thekson se nuk ka rritje çmimesh.
9 Dhjetor 2019, 14:47 -
Nis largimi vullnetar i të prekurve nga tërmeti nga kampi në Prizren, Daka: Kërkonin vazhdimisht iknin në shtëpitë e tyre (VIDEO)
Ende 300 qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti ndodhen në Prizren, të strehuar në kampin e KFOR-it. Sipas menaxherit të kampit çdo ditë ka qytetarë që largohen vullnetarisht drejt Shqipërisë.
7 Dhjetor 2019, 17:28 -
20 miliardë lekë nga buxheti për rindërtimin e banesave...Cilat janë projektet që 'sakrifikohen'
Projektet infrastrukturore janë të parat që rrezikojnë të pezullohen dhe fondet e parashikuara për to do t’i kalonin programit të rindërtimit. Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi në Parlament se projektet që ende nuk kanë nisur, do të rishikohen. Sipas tabelave të buxhetit 2020, investimet të cilat mund të preken nga ky vendim nisin që nga kontratat koncesionare dhe deri tek rikonstruksioni i godinave qeveritare.
7 Dhjetor 2019, 16:06 -
-
-
Tërmeti/ Pronarët me banesa të siguruara do të dëmshpërblehen të gjithë
Shoqata e Sigurimeve të Shqipërisë, bën me dije se dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 Shtatorit, por edhe në këtë rast, kapaciteti financiar i tregut të sigurimeve dhe nivelet financiare që ato kanë me kompanitë siguruese nga më të mëdhatë në botë, garantojnë plotësisht pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve.
4 Dhjetor 2019, 16:08 -
-
DËMET/ 'Nuk ta kam shembur unë shtëpinë, nuk kam çadër!' Banorët flenë në kasolle...Reagon kryebashkiaku i Krujës
Banorët e fshatit Rrënz në Krujë kalojnë netët e ftohta në kasollet e lopës, pas tërmetit të datës 26 nëntor. Kryetari i Bashkisë shprehet se janë dërguar 600 çadra në terren.
3 Dhjetor 2019, 19:07 -
-
-
-
DËMET/ Bashkia e Tiranës shemb godinën e vjetër të shkollës së Pezës (VIDEO)
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi pasditen e djeshme punimet për prishjen e godinës ekzistuese të shkollës dhe theksoi se i njëjti proces do të kryhet për çdo ndërtesë që nuk ofron siguri, qoftë kjo një ndërtim privat apo një objekt publik.
3 Dhjetor 2019, 09:38 -
300 psikologë pranë të prekurve nga tërmeti, 800 policë për rendin dhe sigurinë
2 Dhjetor 2019, 19:02 -
-
-
-
-
