-
Historia e rrallë/ U godit në kokë dhe u la në rrugë, zonja që humbi kujtesën troket në Pa Gjurmë: Kush jam unë dhe nga vij?!
Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet.
7 Shtator 2021, 16:55 -
Erdhën për pushime nga Franca, zhduket çifti Binçe në portin e Durrësit. Vëllai: Jemi shokuar çfarë na tha fqinja
Një tjetër çift shqiptar denoncohet të zhdukur në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Cifti Agim dhe Xhevrie Binçe 75 dhe 73 vjec rezultojnë të humbur që prej tetorit të vitit 2018. Një histori që mbart brenda një mister, sikundër ishte edhe rasti i çiftit nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, që u denoncuan në Report Tv, por fatkeqësisht u gjetën të masakruar në Itali, trupat e të cilëve ishin vendosur të copëtuar në katër valixhe.
7 Shtator 2021, 16:47 -
Rritet interesi i studentëve, Manastirliu: Vaksinim edhe në universitete e konvikte
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, prof. Arben Gjata, kanë ndjekur procesin e vaksinimit të studentëve në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”.
7 Shtator 2021, 15:09 -
Ultimatumi i SHBA dhe 'kërcënimi' i Berishës, Murrizi në 'Repolitix': Basha të dorëhiqet, s’ka zgjidhje tjetër! Nikolla në krye të Kuvendit dhe largimi i Ballës nga Elbasani, 'pazare' të Ramës
"Heshtja" e kreut të PD Lulzim Basha ndaj urdhrit të SHBA për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur "Non Grata" nga DASH, nënkupton se ky i fundit nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë. Ish-deputeti Myslim Murrizi, tha se e vetmja zgjidhje për Bashën pas "presionit" të Berishës, është që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
7 Shtator 2021, 13:35 -
Durrës/Pronari në arrati, 'Alba Exotic Fruit’ nuk ndalet, kapet për herë të 5 me kokainë në kontejnerët me banane! 7.7 kg drogë e fshehur në motorët frigoriferikë, vinte nga Ekuadori
Kapen 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako, që ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakëve të motorëve frigoriferike në kontejnerët me banane në Portin e Durrësit. Droga vinte nga Ekuadori në llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit". Kjo është hera e 5-të që kjo kompani kapet me kokainë edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim.
7 Shtator 2021, 13:30 -
Këshilltari i Bashës, Bejko në Report Tv: Partia mund të ndahet në dysh, kreu i PD ka vetëm 2 rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor, Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh. Në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv ai analizoi të gjithë situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike dhe politika në vend.
7 Shtator 2021, 13:08 -
Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'
Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.
7 Shtator 2021, 11:38 -
Vlorë/ Flakët jashtë kontrollit në fshatrat Panaja dhe Bestrovë, 2 të shoqëruar! Bllokohet rruga e vjetër nacionale Vlorë-Fier! Banorë të frikësuar: Do digjemi! Shpërthejnë municione të vjetra luftarake
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Shpejtësia me të cilën po përhapen flakët është e frikshme, ndërsa zjarri ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier, duke kaluar edhe në anën tjetër. Nëse flakët përhapen me këtë shpejtësi, rrezikohen edhe banesat në fshatin Bestrovë, që ndodhen vetëm 2 kilometra larg vatrës së zjarrit.. Flakët kanë 'zbuluar' edhe një municion luftarak, ku është regjistruar një shpërthim i fuqishëm.
7 Shtator 2021, 10:40 -
Makina e godet nga pas, motori i dy efektivëve të 'Shqiponjave' përplaset me bordurën pranë Kopshtit Botanik! Mjeti bëhet copa, policët të shtrirë në tokë
Një makinë tip ‘Volvo’ pasi ka dalë nga parkimi, pa përplasur nga pas motorin e Forcave ‘Shqiponja’, ku udhëtonin dy efektivë në krye të detyrës. Pas goditjes nga pas, motori i efektivëve ‘Shqiponja’ ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës. Nga pamjet dallohet se motori i efektivëve është bërë copa dhe policët janë të shtrirë në tokë.
7 Shtator 2021, 10:30 -
Durrës/ Falsifikonin tamponët COVID për qytetarët që udhëtonin drejt BE, në pranga 5 persona, punonjës të 2 agjencive turistike dhe të një laboratori! 1 i shpallur në kërkim
Dy raste të falsifikimit të tamponëve COVID-19 për të udhëtuar jashtë vendit, janë goditur nga Policia sot në Durrës, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. Policia bën me dije se një nga rastet e mashtrimit kryhej nga një agjenci turistike, në bashkëpunim me një laboratori për kryerjen e testeve.
7 Shtator 2021, 10:23 -
Një çantë shpine e braktisur përballë ambasadës iraniane në Tiranë alarmon policinë, rezulton alarm fals! Gjenden vetëm rroba dhe sende personale
Një objekt i dyshimtë në tokë është konstatuar në afërsi të rrugës "Mustafa Matohiti", përballë ambasadës iraniane në kryeqytet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Tiranës e cila pasi ka bërë kontrollin e nevojshëm.
7 Shtator 2021, 10:10 -
-
Masat anti-COVID në kufi, radha e automjeteve nga Kosova që duan të futen në vendin tonë shkon në 12 kilometra! Qytetarët: Kemi 3 orë që presim
Autobusë kamionë e makina të vogla në Kosovë, vijojnë edhe mëngjesin e sotëm të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës. Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për pritje deri në 3 orë.
7 Shtator 2021, 09:34 -
Rama mbledh në Selinë e PS ekipin e ri socialist, llogari pse s'fituan 78 mandate! Gjiknuri: Janari na gjen të riorganizuar dhe me Statut të ri
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm sekretariatin. Bëhet me dije se diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës.
7 Shtator 2021, 08:47 -
-
Trafik i rënduar në Tiranë gjatë mbrëmjes, zonat më problematike tek ish Dogana dhe kthesa e Astirit
Jo vetëm gjatë paradites, por edhe gjatë orëve të mbrëmjes trafiku në Tiranë vijon të jetë i tmerrshëm ku shumë zona dhe rrugë kyçe janë të bllokuara ku qarkullimi i mjeteve është tepër i avashtë. Zonat për problematike janë zona e ish Doganës, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit dhe ish fusha e Aviacionit janë ata që kanë fluksin më të lartë, ku mjetet mbeten të bllokuara.
6 Shtator 2021, 19:53 -
Sinjale nga Lezha për fatin e Zyhdi Allushit, stafi i “Pa Gjurmë” mbërriti në adresën ku dyshohet se ndodhej i humburi (Pamjet transmetohen live)
Minuta të tëra ankthi dhe emocionesh në studion e “Pa Gjurmë”, sollën shpresë se ishim shumë pranë gjurmëve të 80-vjeçarit të humbur.
6 Shtator 2021, 17:50 -
Testi i shpejtë monopol i privatit në kufi, Tomini në Report Tv: Janë licencuar 10 kompani private për kryerjen e tyre! Çmimet vendosen nga këto struktura sipas legjislacionit në fuqi
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret dhe indikatorët që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë. Në lidhje me çmimet e testit të shpejtë, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.
6 Shtator 2021, 17:25 -
“Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”, përloten djemtë e Zyhdi Allushit: E pamë në kamera, ecte si i përhumbur (Reagon live shoku që kishte lënë takim)
Startoi këtë mesditë emisioni “Pa Gjurmë”, i cili do të transmetohet në ekranin e Report Televizion çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 14:00 në 15:30, me shumë raste dhe surpriza.
6 Shtator 2021, 17:07 -
Zjarri shkrumbon kompleksin blegtoral në Lezhë, flakët përhapen në masivin pyjor, rrezikohen banesa e linja tensionit të lartë
Një zjarr ka rënë në një stallë në afërsi të 'Urës me Harqe' në Lezhë. Siç shihet flakët janë përhapur në malin aty pranë, ndërkohë që zjarrfikësja po punon për shuarjen
6 Shtator 2021, 16:41 -
‘Për në qendër djathtas, në Astir nga tuneli’, mungon tabela paralajmëruese te ish-Sheshi Shqiponja, kaos dhe trafik, qytetarët: E vështirë të gjejmë rrugën, na çmendën
Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka bërë një panoramim të situatës së krijuar në ish- Sheshin ‘Shqiponja’, ku hapja e tunelit numër 5, pak ditë më parë, nuk ka sjellë një lehtësim të trafikut,
6 Shtator 2021, 13:32
