-
-
Ankesa për normat e larta të interesit, Sejko: Në 2022 vendosim tavanin për kredinë konsumatore! Ekonomia rritet me 5.3% këtë vit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se brenda 2021 do të përmbyllet analiza dhe konsultimi me bankat dhe institucionet financiare jo-banka dhe në 2022 do të hyj në fuqi tavani për interesat për kredinë konsumatore. Sejko tha se rritja ekonomike pritet të rritet me 5.3 %.
7 Korrik 2021, 16:21 -
'Çmenduria' e 33-vjeçarit në Tiranë! Kryente manovra të rrezikshme, përplasi 2 makina, e aksidentoi rëndë efektivin e 'Shqiponjave' në tentativë për t'i ikur policisë! I vihen prangat e i hiqet patenta
Marlind Ymeraj, është një nga ato drejtues mjetesh që meriton një dënim shëmbullor për shkak të rrezikshmërisë publike që paraqet Këtë herë papërgjegjshmëria ka kaluar çdo kufi, ai nuk ka vetëm veten në rrezik, por edhe të efektivëve të policisë. Brenda 10 ditëve ai është gjobitur 3 herë për manovra të rrezikshme.
7 Korrik 2021, 14:41 -
Pas denoncimit të Report Tv që Benzi me logo Kuvendi sfidoi policinë me shpejtësi 'skëterrë', uniformat blu pikasin 'policët e rremë' në rrugë! Për disa nis hetimi penal
Disa ditë më parë Report Tv denoncoi me pamje se si një makinë e cila për t'u 'kamufluar' nga forcat e policisë përdortë një logo të Kuvendit të Shqipërisë dhe ecte me shpejtësi skëterrë në rrugët e vendit, policia e shtetit ka njoftuar sot se ka marrë masa ndaj të gjithë këtyre 'hileqarëve' që na rrezikojnë jetën çdo ditë.
7 Korrik 2021, 14:22 -
Veliaj: Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022! Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë, krenar për çfarë kemi arritur
Në vitin 2022 Tirana do të marrë titullin kryeqyteti Europian i Rinisë, tha kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë një vlerësim, i cili do të sjellë në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në mbi një mijë aktivitete rinore.
7 Korrik 2021, 13:21 -
Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten
Mbi 80 deputetë që janë ulur sot në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature të Kuvendit do të mungojnë në shtator kur të fillojë legjislatura e re. Disa prej tyre në prononcimet për mediat para fillimit të seancës shprehen se do ta vijojnë kontributin në politikë.
7 Korrik 2021, 11:57 -
Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë prokurorëve, që të dyfishojnë luftën kundër korrupsionit. Për këtë, ajo solli në vëmendje urdhjen e presidentit Biden që paralajmëron bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për të korruptuarit, një vendim që prek edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata.
7 Korrik 2021, 11:50 -
120 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve në Fier, shpendët groposen në 2 metra thellësi
Një fermë me 120 pula të infektuara me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. Më konkretisht bëhet fjalë për 70 pula, 14 kokë zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes.
7 Korrik 2021, 11:34 -
Rrjedhje nga bombola e gazit, përfshihet nga flakët një shtëpi në Malësi të Madhe, plagoset e zonja e shtëpisë! Fqinji tregon si i nxorri nga shtëpia: Thyeva xhamin dhe derën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Malësi e Madhe ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri.
7 Korrik 2021, 09:36 -
Armela Krasniqi zgjidhet kreu i ri i AMA-s, për anëtarët votohet në shtator! BE-OSBE kërkuan edhe për kryetarin votim në vjeshtë! Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve
Pas akuzave të mbërritura nga opozita se qeveria Rama po tenton që të kap AMA-n, Delegacioni i BE-së në Tiranë, ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të ri të mos bëhet në seancën e sotme parlamentare, por në shtator me Kuvendin e ri. Edhe pas këtyre kërkesave Kuvendi vijoi pa ndryshime me rendin e ditës dhe zgjodhi kreun e ri të AMA-s. Armela Krasniqi mori votën e 83 deputetëve kundrejt 9 të kandidates tjetër Alketa Dibra.
7 Korrik 2021, 09:18 -
-
Mbyllet legjislatura 2017-2021, Ruçi në fjalimin e fundit si politikan, merr lule dhe duartrokitjet e kolegëve: Gjeneratat e tjera do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë
Ditën e sotme u zhvillua seanca e fundit plenare në këtë legjislaturë, ku deputetët e opozitës dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës, folën sot për herë të fundit nga foltorja e Kuvendit.
7 Korrik 2021, 07:43 -
Pranga 9 zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë dhe 2 biznesmenëve, juristi Ledio Braho në Report Tv: Po shihen rezultatet e para të reformës! Duhet më shumë për dosjet e bujshme
Operacionet e fundit të SPAK me arrestime të bujshme të krerëve të organizatave kriminale por edhe si ky i sotmi ku u vunë në pranga 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë, përfshi kryetarin Fatos Tushe, për juristin e njohur Ledio Braho është një tregues se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Megjithatë sipas tij duhet bërë më shumë në drejtim të dosjeve të bujshme.
6 Korrik 2021, 14:16 -
Korçë, i vuri flakën qëllimisht pyllit të Vithkuqit dhe dogji mbi 20 hektar pisha, nën hetim 54-vjeçari
Zjarri i vendosur në malin e Vithkuqit, ku u dogjën rreth 20 ha pyje, ishte i qëllimshëm. Ai ishte vendosur nga 54-vjeçari, Alfons Pinderi, i cili ndonëse thjesht është proceduar penalisht, ndonëse dëmi i shkaktuar është shumë i madh. Ndaj tij është caktuar akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
6 Korrik 2021, 13:28 -
Rama në stacionin ultramodern të TAP: Burim i sigurt për zhvillimin ekonomik dhe social, transformim në dekadën që jemi
Është firmosur marrëveshja për ndërtimin e Pikës së parë të daljes së gazit në Fier, që do të përshpejtoj procesin e gazifikimit të vendit. Ky investim sipas kryeministrit Edi Rama do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
6 Korrik 2021, 13:20 -
Urdhrat e mbrojtjes nuk e shpëtuan nga dhuna! 33-vjeçarja në Lezhë rrëfen dhunën nga ish-kunata: Më rrahu në sy të djalit, më kafshoi! Ato kanë shtetin pas vetes
Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj, nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë i përfshi në një konflikt me familjaret e burrit me të cilin është në proces divorci. Urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna, e cila thotë se është e vazhdueshme që prej muajin janar të këtij viti, pasi është në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj. Ajo shpjegon ngjarjen e ndodhur 1 ditë më parë, ndërsa faturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë.
6 Korrik 2021, 12:46 -
Manastirliu në Spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale, deri në fund të korrikut me laboratorë të rinj
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se të gjitha spitalet rajonale janë pasjisur me mamografi. Gjatë inspektimit të Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu është shprehur se ky investim ka nisur që në vitin 2018 për të gjitha spitalet rajonale që iu mungonte kjo teknologji dhe përfundoi në Fier.
6 Korrik 2021, 11:24 -
Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar ditën e sotme nga SPAK, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës
6 Korrik 2021, 10:17 -
5 muaj hetime/Përshtati dyqanin pranë shtëpisë për të shitur kokainë, arrestohet 40 vjeçari! Shiste 3500 lekë dozën! I sekuestrohen lekë, 1 pistoletë dhe 7 celularë
5 muaj hetime janë finalizuar me arrestimin e një 40-vjeçari në zonën e Alliasit, pasi kishte përshtatur dyqanin e tij pranë shtëpisë për të shitur kokainë.
6 Korrik 2021, 09:34 -
I shpërthen goma e kamionit teksa punonte në gomisteri, ndërron jetë 20-vjeçari në Durrës! Dëshmitari: Ambulanca vonoi 45 minuta!
Rafael Tafaj ka humbur jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer e për pasojë humbi jetën. 20-vjeçari kishte dy vite që punonte në këtë gomisteri, teksa ishte edhe banues në ish-Kënetë, në të njëjtin vend që ka ndodhur edhe ngjarja.
6 Korrik 2021, 09:22 -
