-
25 prilli/ Balla: Modeli i Kosovës, perfekt për fletën e votimit! Vota e emigrantëve u bllokua nga PD-LSI, turp i tyre që duhet ta mbajnë
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur për mënyrën e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit ku tha se modeli i fletës së votimit të Kosovës është perfekt, ku partitë përfaqësohen nga numrat dhe jo emrat e kandidatëve. Në lidhje me votën e emigrantëve që nuk do të jetë e mundur në këto zgjedhje, për numrin dy të PS është faj i PD dhe LSI që kanë bllokuar çdo proces për këtë çështje.
29 Mars 2021, 10:51 -
Shpëtoi mbi 20 kolegë mes flakëve, Rama i dorëzon familjes titullin 'Dëshmor i Atdheut' për Arjan Salën: Detyra jonë ta respektojmë, ka bërë heroizëm të rrallë
Arjan Sala heroi 32 vjeçar që shpëtoi mbi 20 punonjës në zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë dhe mbeti vetë mes flakëve prej 3 ditësh derisa u gjet trupi i pajetë, është shpallur zyrtarisht 'Dëshmor i Atdheut'. Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa titulli iu dorëzua familjes së të ndjerit nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite ku shprehu ngushëllimet për ndarjen e 32 vjeçarit nga jeta
29 Mars 2021, 10:30 -
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, arrestohet Ardjan Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja
Arrestohet Ardian Çapja, 53 vjeç, ndaj të cilit është bërë 3 herë atentat dhe ka mbijetuar. Ai është arrestuar në Elbasan nga forcat RENEA, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja, 40 vjeç. Të dy janë të dyshuar se kanë vrarë në 2012 babë e bir në shtëpinë e tyre, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.
29 Mars 2021, 08:28 -
Një tornado i afrohet shtëpisë, prezantuesi i motit i shkruan live gruas
Po jepte parashikimin e motit dhe këshilla për tu mbrojtur nga ai, por kjo se penguar prezantuesin televiziv t'i shkruajë gruas së tij live, madje në disa momente të largohej nga studio pasi kishte mësuar se shtëpia e tij ishte dëmtuar.
28 Mars 2021, 14:20 -
Dublon institucionet ligjzbatuese/ Ilir Meta promovon nga Durrësi nismën e tij për 'luftën ndaj krimeve zgjedhore': Mediat të kenë kujdes, do japin llogari pas 25 prillit
Nismën e tij, e cila dublon institucionet që merren me denoncimin dhe hetimet për krimet zgjedhore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur nga Durrësi. Konferencën për shtyp Ilir Meta e filloi me deklarata politike për atë që pritet të ndodhë sipas tij më 25 prill dhe e përfundoi edhe me një mesazh kërcënues për mediat. Meta tha se kushdo që tenton të prekë votën nuk do të ketë shpëtim pasi është armik i republikës së Shqipërisë.
27 Mars 2021, 12:40 -
Tragjedia mes flakëve në magazinë në Tiranë, Goxhaj për Report Tv: Sala tentoi të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, por po hetohet për materialet e magazinuara
Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri. Po ashtu Goxhaj shtoi se godina ka qenë e rregullt për sa i përket masave të sigurisë, por duhej evakuim i menjëhershëm.
27 Mars 2021, 11:46 -
"Po mbushi gotën gruas të parës mo burrë", Rama në Shijak për rindërtimin, batuta me të zotin e shtëpisë! I shtyn karrocën të paralizuarit: Na sill i teke
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Shijak, ku vizitoi shtëpitë individuale të rindërtuara, pas u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
27 Mars 2021, 11:16 -
Korçë/ Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë, 20 vjeçarit pranon aktin e rëndë!
Një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor ka rezultuar shtatzënë në muajin e 6-të ndërsa familjarët kanë denoncuar fqinjin e tyre në Miras të Devollit. 20-vjecari Klavio Karuni ka pranuar akuzën përpara hetuesve
27 Mars 2021, 10:30 -
-
Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, luftoi me to për të shpëtuar 20 kolegët, Arjan Sala përcillet sot për në banesën e fundit! Qeveria: Gati ta shpallim 'Dëshmor i Atdheut'
Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia. Trupi është identifikuar nga xhaxhai dhe më pas është dërguar në morg. Sot është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit.
27 Mars 2021, 07:18 -
Yuri Kim i rikujtoi listën e zezë të DASH, Tom Doshi: Jam mbështetës i SHBA dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi ka kaluar
Kryetari i PSD, Tom Doshi i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim pas deklaratave të saj se ai nuk duhet të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit duke rikujtuar herë pas here se ai është në listën e zezë të DASH. Doshi thekson se ai ka qenë njeriu kyç që në vend ka kaluar kjo reformë që reformoi drejtësinë.
26 Mars 2021, 18:07 -
-
Basha takim me të rinjtë në Njësinë nr.8 në Tiranë: 25 prilli, betejë që do ta përcaktoi ju
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në njësinë nr.8 në Tiranë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë. Në bashkëbisedimin me ta, Basha tha se betejën elektorale të 25 prillit do ta përcaktojnë të rinjtë.
26 Mars 2021, 14:33 -
Rama në Durrës: Rindërtimi dhe pandemia s'mund të lihen në duart e të paaftëve! Po shihet mundësia për të vaksinuar personelin hotelier që të lehtësojmë turizmin
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Durrës, ku zhvilloi takime me qytetarët, ndërsa inspektoi procesin e vaksinimit, rindërtimit si dhe vijimin e punimeve për ndërtimin e Ekoparkut e lagjes së re në Spitallë.
26 Mars 2021, 11:53 -
-
LISTA E PLOTË/ KQZ çon për verifikim të thelluar 28 kandidatë për deputetë, emrat dhe partitë! Celibashi: Përfundimisht emigrantët nuk votojnë (VIDEO)
KQZ çon për verifikim të thelluar 28 kandidatë për deputetët nga listat e të gjitha partive. Celibashi tha për votën e emigrantëve se në këto zgjedhje është e pamundur
26 Mars 2021, 11:26 -
Vrasja e Klodjan Rashës, kalon për gjykim çështja ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj! U kërkua ndryshimi i akuzës dhe gjykimi i shkurtuar
Sot është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj nën akuzë për vrasjen e Klodjan Rashës. Gjykata vendosi kalimin për gjykim të kësaj dosjeje.
26 Mars 2021, 10:17 -
VIDEO nga operacioni i zjarrfikësve te qendra tregtare, ende asnjë gjurmë nga roja Arjan Sala! Familjari futet brenda magazinës për të kërkuar: Nesër do ndërhyjmë vetë
Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Arjan Sala, roja i magazinës te qendra tregtare “Casa Italia”, e cila prej më shumë se 2 ditësh ka qenë “nën pushtetin” e flakëve, derisa tani janë shuar. Report Tv ka siguruar video nga operacioni i forcave zjarrfikëse rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm por edhe përgjatë ditës
26 Mars 2021, 08:55 -
-
Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg në mungesë! Avokatja: Do e apelojmë
Gjykata e Kukësit ka dënuar në mungesë me 6 vite burg këngëtaren Fjolla Morina, e cila akuzohet për armë mbajtje pa leje. Prej muajsh, këngëtarja është në kërkim, pasi u arratis nga shtëpia në Kukës ku po jetonte, pasi fillimisht u la në arrest shtëpie.
25 Mars 2021, 09:17 -
Shuhen flakët te magazina, por 'pushtohet' nga tymi, pas 24 orësh ende asnjë sinjal nga roja! Familjarët debatojnë me zjarrfikësit: Të prishet objekti
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, nga zjarri që përfshiu një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë, përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala, ende nuk është gjetur. Zjarri përfshiu magazinën kur po shkarkoheshin rroba, Sala shkoi ta fikte, por mbeti brenda! Në kërkim të trupit të tij janë zjarrëfikësit dhe grupet e shpëtimit nga minierat.
25 Mars 2021, 08:09
