-
Paris, merr fund terrori,vriten 3
Masakra ne Charlie Hebdo/Pas 8 orësh terrori, policia i ka dhënë fund pengmarrjes së dy vëllezerve terroristë që shkaktuan masakren në "Charlie Hebdo", duke i vrarë ata. Dy franko-algjerianet Said dhe Cherif Kouachi prej oreve të mengjesit ishin fshehur në një shtypshrkonje në veri-lindje te Parisit duke mbajtur peng një punonjës të saj. Po ashtu, në të njejten kohë është nderhyrë edhe në pengmarrjen e dytë në një dyqan ushqimor. Amedy Coulibaly, u vra nga policia. Ndersa mësohet se 4 nga pengjet e tij janë vrarë. VIDEO-Momentet e lirimit të pengjeve - FotoHollande:Franca objektiv/ Obama: Të bashkuarMerr fund dhe pengmarja në dyqan, vr
terroristët dhe 4 prej pengjeve
Video/ Pengjet dhe vrasja e terroristit
9 Janar 2015, 17:26 -
Paris, merr fund tmerri në dyqan
Pas rreth 4 orëve panik në qendër të Parisit, ka marrë fund pengmarrja ne nje dyqan ushqimor ne pronesi te nje hebreu ne Vincennes.Policia nderhyri duke lene te vrare autorin Amedy Coulibaly, i njohur me dy vellezerit qe shkaktuan masakren ne te perjavshmen satirike "Charlie Hebdo". Sakaq, mësohet se 4 pengje kanë humbur jetën. Polciia është vënë në kërkim të pengmarrësit të dytë që ka mundurt të largohet gjatë ndërhyrjes së policisë. FOTO VIDEO
vriten 4 pengje dhe 1 prej autorëve
9 Janar 2015, 17:20 -
Videolajm/ Ambasadori i SHBA
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, përmes një videomesazhi prej tij në gjuhën shqipe ka zgjedhur të prezantohet përpara qytetarëve shqiptarë përpara mbërritjes së tij zyrtarisht në Tiranë, brenda pak ditëve. VIDEO FOTO
Lu prezantohet duke folur shqip
9 Janar 2015, 16:13 -
"Charlie Hebdo" në rrjetet sociale
Sulmet ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris ku humbën jetën 12 persona, kanë sjellë një sërë reagimesh dhe në komunitetin shqiptar. Një ndër reagimet më të ashpra është i myslimanëve të rinj të Kosovës, të cilët deklarojnë se vrasja e stafit të gazetës erdhi si pasojë e një racizmi ndaj islamit e për këtë përgjegjëse sipas tyre është qeveria franceze. VIDEO
Myslimanët shqiptarë pro e kundër
9 Janar 2015, 15:09 -
Gjirokastër, probleme me sistemin e
Mosfunksionimi i kaldajve është kthyer në një shqetësim serioz për drejtuesit e spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe veçanërisht për pacientët. Mjetet rrethanore si batanijet apo qofshin edhe veshjet e rënda, janë të vetmet zgjidhje për shumë paciente që janë të shtruar në këtë periudhë të vitit në spitalin e qytetit jugor. VIDEO
ngrohjes në spital, pacientët në aca
9 Janar 2015, 11:25 -
Çuçi: Vonesat në KQZ, shkak bojkoti
Mazhoranca nuk do të bëjë ndryshim të balancave në KQZ, por vetëm do plotësojë vendet e mbetura bosh dhe disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor. Kështu ka deklaruar ministri për çështjet vendore Bledi Çuçi, në një intervistë për A1 Report. Mes të tjerash ministri u shpreh se për të pasur më shumë efikasitet në luftën kundër korrupsionit, do të fillojë nga puna edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. VIDEO
i PD-së. Në 2015 nis nga puna BKH
8 Janar 2015, 16:59 -
Sulmi në “Charlie Hebdo”, Fitoussi
Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi tha se sulmi në revistën “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën 12 persona, nuk është një sulm fetar por nga njerëz kriminelë pa fe dhe pa nder. Në një konferencë për shtyp nga Ambasada e Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi tha se shteti francez nuk do të lejojë të goditet nga një krim i poshtër. VIDEO
"Atentatorët pa fe, jo muslimanë"
8 Janar 2015, 16:56 -
Gjirokastër, shkolla e mesme
Ditët e ftohta dhe ngricat në Gjirokastër duket se po rëndojnë më shumë mbi fëmijët. Pjesa më e madhe e shkollave 9 vjecare dhe të mesme në këtë qytet nuk kanë sistem ngrohje. Nxënësit çdo ditë po ekspozohen me të ftohtin e acartë në bankat e shkollës. VIDEO
dhe 9-vjeçare pa sistem ngrohje
8 Janar 2015, 13:08 -
Masakra në 'Charlie Hebdo', 88
Një ditë pas sulmit terrorist në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 vetë, policia ka lokalizuar dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, të cilët dyshohet se janë autorë të masakrës në Paris. Ministri i Brendshëm francez ka bërë të ditur se për kapjen e tyre janë angazhuar 88.000 forca policie e trupa ushtarake. Vetedorezohet i riu që akuzohet si bashkepunetor, Mourad: Kam qene ne shkolle! Arrestohen 7 te dyshuar, te aferm te tyre. FOTO VIDEO Al Kaeda: Falenderojmë ata që morën hak për ProfetinKadare:Ne komb i vetëdijshëm europian
mijë agjentë kërkojnë 2 autorët
8 Janar 2015, 11:45 -
Gjendje terrori në Francë, 4
Pas 24 orësh nga masakra në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, edhe mëngjesin e sotëm Franca është zgjuar e tronditur nga tre sulme të njëpasnjëshme, brenda një harku të shkurtër kohor, ku ka vdekur një police si dhe është plagosur një tjetër. Bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri në jug të Parisit si dhe dy shpërthime me eksploziv. Në Paris, një agresor ka qëlluar me kallashnikov ndaj dy oficerëve të policisë. Ndërkohë shpërthimet janë shënuar një pranë xhamisë në Lion dhe tjetri në xhaminë e Le Mansit. Deri më tani nuk dihet ende nëse këto sulme, të kenë lidhje me aktin terrorist të një dite më parë ndaj satirikes “Charlie Hebdo” VIDEO
sulme në 24 orë, vritet 1 police
8 Janar 2015, 09:53 -
Aksioni i energjisë, Çela: Në 2 muaj
Në dy muaj aksion të përbashkët të OSHEE dhe Policisë së Shtetit energjia elektrike është ndërprerë në plot 100 mijë raste, nga këto, për lidhje të jashtëligjshme ose në raste të faturave të pashlyera ndër vite. VIDEO
u ndërprenë 100 mijë lidhje energjie
7 Janar 2015, 15:58 -
-
Jemen, sulm kamikaz para rajonit
Sipas zyrtarëve të policisë bomba shpërtheu në një moment kur mjaft studentë ishin mbledhur pranë makinave të policisë në pritje për t’u regjistruar si rekrutë dhe sipas dëshmitarëve mësohet se shpërthimi ka qenë tepër i rëndë dhe është dëgjuar në të gjithë qytetin.
të policisë, të paktën 40 të vdeku
7 Janar 2015, 10:23 -
-
-
-
Dy atentate në Tiranë, shpëton
Dy atentatet e mbrëmshme në kreyqytet kanë patur si objektiv eleminimin fizik të 6 personave, ndërsa bilanci i tyre është 1 i vdekur e 4 të plagosur. Arrestohet punonjësi i policisë Roland Mete, hapi zjarr në një skenë krimi pa qenë në shërbim, ku mbeti dhe vetë i plagosur. Të plagosur nga atentatet; Emiliano Shullazi, Gilmando Dani e Pajtim Seriani ndërsa nëse ngjarjet janë të lidhura apo jo me njëra-tjetrën ende mungon një version zyrtar.VIDEOVIDEO/ FOTO/ Forca të shumta policie në Rruga e KavajësFoto/ Atentati në autostradëSkeda/ Kush është Emiljano Shullazi
Shullazi, polici vret atentatorin
6 Janar 2015, 11:00 -
Shuhet ikona e muzikës italiane
Është shuar gjatë mbrëmjes si pasojë e një infarkti këngëtari italian Pino Daniele. Konfirmimi për vdekjen e tij ka ardhur nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano. Kantautori nga Napoli, i cili kishte mbushur 60 vjeç më 19 mars të vitit që lamë pas është goditur gjatë natës nga një infarkt. FOTO Shuhet "zonja e kinemasë italiane" Aktorja Virna Lisi vuante nga tumori ITALI – Këngëtari Mango vdes gjatë koncertit të tij në Matera
infarkti i merr jetën Pino Danieles
5 Janar 2015, 09:27 -
Videoskandali, një i ri në pranga
Fakte të reja zbulohen për videoskandalin në QSUT, ku një paciente është ngacmuar seksualisht nga 3 të rinj në momentin që ajo ka qenë pa ndjenja. Vajza 17-vjeçe ka dëshmuar në polici: Isha në lokal me djemtë, të dënohen maksimalisht. Ditën e djeshme në pranga ka rënë Evarist Pasha, 25 vjeç nga Tepelena, i dënuar më 2009 për trafik droge. Nga hetimet e policisë, dyshohet se video është xhiruar nga të rinjtë në shkurt të vitit 2014, në QSUT VIDEOVideoskandali, nisin hetimet, Beqaj: Do verifikohet!Ristani: Videoskandali jo rastësi, lidhet me menaxhimin e spitaleveBraçe: Policia për t'u lavdëruar
E mitura: Nuk mbaj mend asgjë!VIDEO/ Abuzimi i 3 të rinjve me vajzën pa ndjenja
5 Janar 2015, 08:00 -
Videolajm/ Aktori serb imiton
Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së serbëve, ku këtë radhë është bërë protagonist gjatë festave të fundvitit. Ka qenë aktori i njohur serb Sergej Trifunoviç i cili gjatë emisionit "24 minuta me Zoran Kesiç" ka imituar kryeministrin Edi Rama.
kryeministrin Rama...flet dhe shqip
3 Janar 2015, 16:26 -
