-
Fiton Shqipëria 1:0, Tirana
Mbas fërshëllimës së fundit nga arbitri të gjithë mbështetësit e Shqipërisë u çuan në këmbë duke brohoritur. Kjo është një ndeshje që zgjoi çdo zemër shqiptari dhe e bëri të ndihet krenar. E gjithë shqipëria është në festë dhe po sfidon shiun. VIDEO FOTO
shpërthen e gjitha në festë /Video
19 Qershor 2016, 20:15 -
Historike! Shqipëria fiton
Historike! Shqipëria ka marrë fitoren e parë në Europianin e "Francë 2016". Kuqezinjtë debutues mundën me rezultatin e ngushtë 1:0 ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë. Një paraqitje e shkëlqyer e lojtarëve të kombëtares shqiptare e cila u kurorëzua me një triumf spektakolar, duke kurorëzuar kështu më së miri paraqitjet dinjitoze në këtë Europian. FOTO Fitorja e parë në Euro 2016, mediat e huaja ‘flasin shqip’ Rama: Forca Shqipe, Basha: Urime shqiptarëve
ndeshjen e parë në 'Euro2016'
19 Qershor 2016, 13:05 -
Krim i dyfishtë në Korçë, burri i
Krimi i dyfishtë në familje ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Korçës. Mikel Xhiko 34 vjeç, të cilin e shikoni në foto, i dënuar më parë me 4 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje vrau bashkëshorten Yllka Xhiko 29 vjeçe, duke e qëlluar me thikë në grykë. VIDEO
droguar vret gruan,më pas veten
19 Qershor 2016, 11:44 -
Euro 2016, shtylla ndal Ronaldon
Dy ndeshje asnjë fitore, 2 barazime dhe zero gola. Kjo është Portugalia e Ronaldos në këto eliminatore të Kampionatit Europian të Francës. Pas Islandës në ndeshjen e parë, sonte Portugalia është ndalur edhe nga Austria në një barazim pa gola.
Portugalia dështon përballë Austrisë
18 Qershor 2016, 20:58 -
Materniteti i ri në Gjirokastër, Rama:
Materniteti i Gjirokastrës është kthyer në një spital të standardeve moderne, falë investimeve më të fundit të kryera. Kryeministri shprehet se janë hedhur dy hapa të tjerë shumë të rëndësishëm në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.
Nënat s’ikin më në Greqi për të lindu
18 Qershor 2016, 20:49 -
-
-
Përballja me Rumaninë, De Biasi:
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së fundit në grup përballë Rumanisë është shprehur me nota optimiste për një rezultat pozitiv, teksa ka theksuar edhe njëherë tjetër se në dy ndeshjet e para ndëshkimi erdhi si pasojë e gabimeve. VIDEO
Do të japim gjithçka për fitoren
18 Qershor 2016, 17:45 -
Euro 2016, Belgjika bën detyrën, fiton
Belgjika rikthehet në garë për kalimin e grupit në Kampionatin Europian pas fitores së thellë që arriti përballë ekipit të Irlandës me rezultatin 3-0. Këto janë 3 pikët e para të Belgjikës në Euro 2016 pas humbjes me Italinë duke u ngjitur në vendin e dytë në grup.
ndaj Irlandës dhe merr vendin e dytë
18 Qershor 2016, 15:28 -
Video/Britanikët nuk dinë himnin e
Në Britani himni kombëtar këndohet në të gjitha ndeshjet e mëdha sportive, në shkolla dje në ngjarje të mëdha, por si duket një numër i madh britanikësh nuk e njeh tekstin e këngës së tyre.Ndërkohe që sondazhet sugjerojnë që Britania mund të dalë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, pasi të realizohet sondazhi, shumë njerëz të këtij vendi nuk munden të këndojnë as fjalët e para të: ‘’God Save the Queen’’.
tyre, ja si turpërohen nga gjermanët
18 Qershor 2016, 14:44 -
Ja si kualifikohet Shqipëria, Anglia
Kur thuajse në të gjitha grupet janë luajtur edhe ndeshjet e dyta mund të bëhet një përllogaritje se si mund të kualifikohet Shqipëria në fazën e një të tetave. Së pari kuqezinjt duhet patjetër të fitojnë ndeshjen ndaj Rumanisë të dielën në mbrëmje kjo është e padiskutueshme pasi me çdo rezultat tjetër jemi jashtë. Por vetëm tre pikët jo në çdo rast do të mjaftonin.
dhe Gjermania, sfidat e mundshme
18 Qershor 2016, 11:33 -
-
Vrasja e Muratajt, kapet autori
Dy vjet pas vrasjes së biznesmenit të Durrësit i cilësuar si "një nga të fortët e këtij qyteti" Leonard Muratajt, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit. I arrestuar është 22 vjeçari Bedri Haka, nga qyteti i Krujës e banues në zonën e Niklës. Haka një prej anëtarëve të "Bandës së Niklës" ishte prej kohësh i shpallur në kërkim. Haka ishte prej kohësh i shpallur në kërkim ndërkohë që policia ka dyshime se me të në kohën që u vra Murataj ka qenë edhe Enver Stafuka i zhdukur prej 2015. VIDEO
anëtar i 'Bandës së Niklës'
VIDEO/Shoqërimi në polici i vrasësit të biznesmenit
ARKIV/ Të gjitha lajmet për Leonard Muratajn
18 Qershor 2016, 10:50 -
-
Mbretëresha Elizabeth II qorton
Festimet për 90-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth II u bënë një burim frymëzimi të shumë parodive dhe ironive rreth familjes mbretërore. Pas ngjyrës së gjelbër të veshjes së Mbretëreshës, për të cilën u krijuan shumë fotomontazhe në internet, një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte një qortim i Mbretëreshës për një nga nipat e saj.
Princin William: Ngrihu në këmbë
18 Qershor 2016, 09:40 -
Feja kundër martesave gay:
Një ditë pas hapjes së debatit mes deputetëve të majtë e të djathtë në Shqiptarja.com për martesat mes homoseksualëve, komuniteti fetar është ngritur kundër miratimit të nenit 18 të Kushtetutës. Forumi Mysliman Shqiptar u ka dërguar një letër të 140 deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë ku kërkon të tërhiqen nga përfshirja në Kushtetutë të togfjalëshit “orientim seksual” në nenin kundër diskriminimit
Dëmton e shkatërron familjen
18 Qershor 2016, 08:09 -
Dhuna e tifozëve në stadium,Kroacia
UEFA ka njoftuar nisjen e një procedimi disiplinor ndaj Federatës së Futbollit të Kroacisë, pas incidenteve mes tifozëve në stadium, gjatë ndeshjes Kroaci-Çeki. Gjatë këtij, takimi të vlefshëm për Grupin D të finaleve të "Euro 2016", ka pasur përplasje mes tifozëve kroatë e çekë në stadium ndërsa në fushë janë hedhur flakadanë të shumtë.
rrezikon përjashtimin nga europiani
17 Qershor 2016, 22:41 -
-
-
Personalitete të shquara botërore
Me datën 20 qershor është dita botërore e refugjatëve. Kjo ditë është themeluar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara për të nderuar forcën dhe guximin e mjaft grave, burrave dhe fëmijëve që janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një strehe.
video sensibilizuese për refugjatët
17 Qershor 2016, 16:58 -
Sherri për pagesën e ashensorit
Një konflikt për motive banale përfundoi me dy persona të plagosur mesditën e të premtes në Shëngjin, ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen. Incidenti ndodhi në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Shëngjin, në orën 14:30. Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, mësohet se shkak për këtë konflikt është bërë mospagesa e tarifës mujore për mirmbajtjen e shkallës dhe ashensorit nga ana e Gertian Malshit, i cili është edhe autori i plagosjes së shtetases Mimoza Aliaj 49 vjeçe. VIDEO
autori qëlloi me armë 'shootgun'
17 Qershor 2016, 14:55
