-
Humbin jetën 6 qytetarë për shkak të COVID, 138 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë
6 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit; një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç
13 Dhjetor 2021, 18:37 -
Kompanitë hezituan të publikonin aksionerët, Ministria e Financave propozon shtyrjen e afatit për deklarimin e pronarëve përfitues
Bizneset në Shqipëri kanë hezituar të deklarojnë në “regjistrin elektronik të pronarëve përfitues”, të dhënat për aksionerët në kompanitë e tyre. Për këtë arsye, Ministria e Financave që synon të zbulojë nëse këta aksionerë fshihen edhe pas kompanive offshore, ka shtyrë deri në prill të vitit 2022 afatin për deklarim.
3 Dhjetor 2021, 15:12 -
475 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në vend! 186 të shtruar në spitale, 25 në gjendje të rëndë
Ministria e Shëndetësisë, teksa iu bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
14 Nëntor 2021, 17:49 -
3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit me tkurrje natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë
Pa marrë në konsideratë emigracionin popullsia e vendit po shkon drejt tkurrjes së natyrshme prej rënies sistematikë të lindjeve dhe rritjes së vdekshmërisë, së fundi edhe prej pandemisë COVID-19.
12 Nëntor 2021, 07:23 -
Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjarët e i marrin 2 mln lekë! Dyshohet për hakmarrje, Thoma Kaçi i hetuar për falsifikimin e shit-blerjeve të 28 apartamenteve
Banesa e një noteri është grabitur në Sarandë, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa hetimet janë orientuar tek konfliktet e noterit Thoma Kaçi, i cili është hetuar për shitjen abuzive, me firma të falsifikuara të 28 apartamente. Tre muaj më parë prokuroria ka kërkuar dënimin e këtij noteri me 9 muaj burgim për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
20 Tetor 2021, 09:30 -
5 qytetarë humbin betejën me COVID-19, 410 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 31 590 vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinohuni
Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 5 qytetarë, ndërsa janë raportuar 410 raste të reja pozitive. Mbrëmjen e sotme në aeroportin "Nënë Terezs" kanë mbërritur 31,590 doza vaksine Pfizer. Kjo e çon totalin e vaksinave të mbërritura në vendin tonë në mbi 2 milionë vaksina anticovid.
13 Shtator 2021, 17:18 -
Regjistrohen 658 raste të reja dhe 2 humbje jete me COVID-19 në 24 orë e fundit! 13 viktima për 6 ditë në vendin tonë
Prej disa ditësh vijon të jetë sërish shqetësuese situata e COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima, përkatësisht një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën e kësaj listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 6.527 testime të kryera, kanë rezultuar poztivë 658 raste të reja
21 Gusht 2021, 17:19 -
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22 -
Sahit Dollapi tender 190 mijë USD pa konkurrencë, i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së PD-së dhe dorëheqjes si Sekretar Organizativ! Kontrata edhe me Fatos Tushen e Lushnjës
Sahit Dollapit merr një tender për zhbllokim pusetash një muaj pasi dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Kompania e Dollapit nga 14 tendera të fituar, 13 i ka marrë duke qenë e vetme në garë dhe një sërish ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç kompanisë së ish-drejtorit të Berishës sot i besuar i Lulzim Bashës.
21 Korrik 2021, 17:49 -
Shqipëria kërkon të blejë edhe 1.1 milionë vaksina të tjera anti-COVID
Për të përmbushur objektivin të imunizuar popullatën ndaj COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të blihen dhe 1.1 mln doza vaksine. Report Tv, mëson se për këtë do të përdoret fondi shtesë në buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë prej 1 miliard lekësh, i dedikuar për vaksinat. Ky fond prej prej 1 miliardë lekësh do të hiqet nga rimbursimi dhe do të shkojë në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave, ndryshime këto të bëra në Buxhetin e Shtetit.
26 Qershor 2021, 19:01 -
29-30 qershor ditë të hapura vaksinimi për +18 vjeç! Manastirliu: Nga nesër qytetarët të regjistrohen në e-Albania
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra e vaksinimit të përqëndruar në Vlorë, ka shpallur ditët e hapura të vaksinimit masiv antiCOVID19, për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të bëhet në datat 29 dhe 30 qershor, ndërsa gjatë sezonit veror do të ketë edhe ditë të tjera që do të përcaktohen në vijim. Të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen duhet të regjistrohen në e-Albania.
26 Qershor 2021, 12:07 -
Humb jetën një qytetar nga COVID, shënohen 39 raste të reja në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID 39 qytetar nga 3169 testime të kryera. Ministria njofton se betejën me sëmundjen nuk ka arritur që ta fitojë 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri
18 Maj 2021, 16:37 -
'Defender 21'/ Kim pret ushtarët amerikanë: Do trajnojnë Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen
Ambasadorja e SHBA-s Yuri Kim ka mirëpritur sot ushtarët amerikanë të cilët do të bëjnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura shqiptare për stërvitjen 'Defender 21'. Nëpërmjet një postimi në 'Twitter', Kim shkruan se ushtarët do të ndihmojnë Shqipërinë për stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
10 Prill 2021, 19:15 -
Ulet me 53% stoku i parimbursuar i TVSH-së! Janar-Mars 2021 u rimbursuan 7.54 mld lekë TVSH
Në tremujorin e parë të këtij viti është rritur ndjeshëm rimbursimi i TVSH-së për bizneset. Sipas Administratës Tatimore për periudhën janar-mars janë dhënë për rimbursim 7.54 miliardë lekë.
8 Prill 2021, 21:20 -
'Defender Europe 21', avionë e anije luftarake në Shqipëri! Report Tv zbardh planin e stërvitjes ushtarake në 3 baza
Aeroporti i Rinasit, pista e bazës ushtarake në Kuçovë dhe Porti i Durrësit do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarke "Defender Europe 21“ mes trupave amerikane dhe atyre shqiptare. ReportTv zbardh planin e stërvitejs ku Shqipëria do të angazhojë 960 ushtararak dhe nga toka, deti e ajri do të testohen avionët F15, F16, sistemi raketave patriot si dhe anijet luftarake.
28 Shkurt 2021, 13:02 -
Shtyhet afati për të aplikuar për naftë pa taksa, deri sot kishin aplikuar 15.120 fermerë! Ministria e Bujqësisë: Afat deri në 30 mars
Një ditë para se të skadonte zyrtarisht afati, Ministria e Bujqësisë ka vendosur të shtyjë deri në 30 mars afatin që kanë fermerët për të përfituar naftën e çliruar nga taksat. Burime nga ministria thonë se shkak për këtë vendim janë bërë kërkesat e shumta nga fermerët.
24 Shkurt 2021, 20:07 -
1153 raste të reja me COVID dhe 17 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën ish-shefi i Infektivit
Kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19. 1153 persona të infektuar dhe 17 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit. Tirana vijon të jetë epiqendra e virusit, e cila numëron jo vetëm më shumë raste të reja, por edhe sa i përket viktimave, për t’u ndjekur nga Durrësi, Fieri dhe Lushnja.
20 Shkurt 2021, 17:37