-
Shoferët në Dibër protestë kundër terminalit të ri, nuk pranojnë të ikin nga qendra e qytetit: Është e parealizueshme (VIDEO)
Ndërtimi i terminalit të ri në periferi të qytetit, ka ngritur në protestë drejtuesit e furgonëve dhe autobusëve në Dibër. Ata kanë bojkotuar punën, duke i kërkuar bashkisë që të anulojë urdhrin për tu zhvendosur nga zona e qendrës ku qëndrojnë aktualisht, në periferi.
8 Maj 2021, 16:08 -
Një shëtitje e shkurtër brenda shtëpisë madhështore të Bill dhe Melinda Gates
Divorci i Bill dhe Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë i ka vendosur ata në qendër të vëmendjes së mediave botërore duke ngritur një sërë pyetjesh: Çfarë po ndodh, pse? Çfarë do të ndodh me fondacionin e bamirësisë ? Dhe, sigurisht, çfarë do të bëhet me shtëpinë e tyre gjigande? Rezidenca e Gates, e quajtur Xanadu 2.0, është me të vërtetë një kupolë madhështore.
8 Maj 2021, 16:07 -
Në katër muajt e parë të vitit kanë ardhur në jetë 12 766 fëmijë, Manastirliu: Po mbështesim me bonus të gjithë familjet
Në katër muajt e parë të vitit kanë ardhur në jetë 12 766 fëmijë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se të gjithë kanë përfituar bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur
8 Maj 2021, 10:50 -
Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, Meta thirrje qytetarëve dhe politikanëve për ndërgjegjësim: Të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut
Sot është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë! Presidenti Ilir Meta në këtë ditë ka ftuar qytetarët dhe vendimmarrësit që të ndërgjegjësohen rreth kësaj sëmundje, për të ndërmarrë nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e saj, si dhe në veçanti për të shtuar përpjekjet në ndihmë të pacientëve dhe fëmijëve, që vuajnë, për të jetuar normalisht
8 Maj 2021, 10:26 -
-
Shënohet 24-orëshi i parë që prej marsit 2020 që në Infektiv s’është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID! Rama: Lajm i bukur! Kalo: Vaksinimi po na ndihmon
Dritë në fund të tunelit...Pas më shumë se një viti luftë me COVID-19, profesor Tritan Kalo ka njoftuar se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID. Kjo për Kalon, është një tregues, se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in, edhe pse ka ende punë.
8 Maj 2021, 08:16 -
-
Kambistit në Sarandë i bëhet pritë në ashensor, i grabisin 500 mijë lekë të reja! Flet pas ngjarjes: Mua më vodhi një person, por më thanë se jashtë e priste dhe një vajzë
Ibrahim Didani, 70 vjeç, i cili punonte si kambist është grabitur pasditen e së sotme në Sarandë. Atij i është bërë pritë në hyrjen e palllatiti nga një person, ku pasi i gjuajti i ka grabitur atij shumën prej 500 mijë lekësh të rinj.
7 Maj 2021, 20:17 -
Nisma për krijimin e tregut rajonal në Ballkanin Perëndimor, Denaj: Industrializimi dhe Inovacioni shtyllat kryesore për realizimin e tij
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin e parë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe donatorëve për nismën rajonale të Tregut të Përbashkët Rajonal, organizuar me iniciativën dhe nën kujdesin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC).
7 Maj 2021, 15:07 -
Mori 6 mijë euro për një masë sigurie më të lehtë, GJKKO nis gjykimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka
Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, ka kaluar për gjykim dosja ndaj ish-gjyqtares së Korçës, Mimoza Margjeka. Të pandehur në këtë çështje janë marrë gjyqtarja Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, Nejton Bali, dhe Klaudio Zhilla
7 Maj 2021, 13:51 -
‘Qemal Stafa nuk është hero’, reagon Braçe: Është dëshmor i atdheut! Kultura e delegjitimimit te çdo vlere kombëtare duhet te marrë një përgjigje
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me deklaratat e ditëve të fundit të cilat pretendojnë se Dita e Dëshmorëve të Atdheut nuk duhet të jetë dita e vrasjes së Qemal Stafës, pasi ai nuk ka kryer ndonjë akt heroik.
7 Maj 2021, 13:46 -
-
-
Mero Baze: Si u zu Fatmir Mediu me gazetarin amerikan duke i sekuestruar kasetën: Gënjeshtra, të njoh mirë kush je ti dhe yt atë
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet sërish me drejtësinë për atë që ka ndodhur në Gërdec, pasi i shpëtoi herën e parë burgut, falë imunitetit të deputetit
6 Maj 2021, 20:18 -
Vaksinimi, Brataj publikon studimin në Lazio të Italisë dhe jep lajmin e mirë: U ul me 91% shtrimi në spital i mbi 80-vjeçarëve me koronavirus
Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi dhe vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.
6 Maj 2021, 17:50 -
'Lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm', Veliu dhe Gledis Nano në takim me homologët e Malit të Zi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, që kryesohej nga Rade Milosevic, Koordinator i Malit të Zi Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëheraz Sekretar Shteti i Ministrisë së Brendshme.
6 Maj 2021, 16:22 -
-
-
-
PS 1 mandat në Tropojë, kryebashkiaku Byberi: Kishte manipulim të tmerrshëm nga PD por ne e njohim rezultatin e zgjedhjeve
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi u shpreh se e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Byberi pavarësisht se ka njohur rezultatin, tha se fakti që nuk kontestuan zgjedhjet kjo nuk nënkupton se nuk kishin vërejtje dhe informacione të tmerrshme manipulimi, siç i quajti ai nga njerëzit që udhëhoqën fushatën e kandidatit të PD
6 Maj 2021, 10:11 -
Presidenti Biden dhe sanksionet ndërkombëtare, përplasja dhe kthim tek bashkëpunimi shumëpalësh
Përpjekjet e Presidentit Biden për të rigjallëruar dhe reformuar ekonominë amerikane kanë tërhequr vëmendje të madhe, por administrata ndërkaq po punon edhe në frontin ndërkombëtar për të zgjeruar dhe reformuar një rrjet sanksionesh që Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur vendeve dhe individëve në mbarë botën.
6 Maj 2021, 07:37
