-
Vladimir Putin i përgjigjet pozitivisht ftesës së Contes, Presidenti rus pritet të vizitojë Italinë
Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit italian Giuseppe Conte për të vizituar Italinë. Dy figurat e larta shtetërore u takuan në Moskë muajin e kaluar, ku diskutuan kryesisht për marrëdhënien midis Moskës dhe Bashkimit Europian si dhe për rolin e Italisë në të. Takimi që pritet të realizohet së shpejti do të zhvillohet sërish në kuadër të marrëdhënieve Rusi-Itali-BE, me fokusin për t'i dhënë fund saksioneve të imponuara të Bashkimit Europian ndaj Moskës.
1 Nëntor 2018, 15:37 -
-
Receta nga Zonja Vjollca/ Byrek me kremviçe e speca dhe Fileto pule me qepë
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
1 Nëntor 2018, 14:01 -
-
Rumani, mijëra rumunë protestuan në Bukuresht kundër korrupsionit
Mijëra rumunë marshuan në Bukuresht për të protestuar kundër korrupsionit, në përvjetorin e tretë të një zjarri vdekjeprurës të rënë në një klub nate, ngjarje për të cilën nuk ka pasur asnjë llogaridhënie. Zjarri në klubin Colectiv vrau 65 njerëz, duke shkaktuar protesta masive në rrugë dhe duke çuar në rrëzimin qeverisë të Social Demokratëve, por partia u kthye në pushtet në fillim të vitit 2017.
1 Nëntor 2018, 01:16 -
-
-
E akuzoi se përfitoi toka nga Ndoka, Pjerin Ndreu i përgjigjet Berishës: Një i çmendur, një vend e çmend
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin në rrjetin social Facebook. Berisha e ka akuzuar Ndreun se ka marrë përfitime marramendëse dhe tokë nga ish-deputeti, Arben Ndoka. Socialisti sqaroi se as ai dhe vëllezërit e tij nuk kanë përfituar asnjë tokë ashtu siç pretendon Berisha.
31 Tetor 2018, 14:55 -
Konviktet në Qytet Studenti në gjendje të mjerueshme, studentët: Qëndrojmë për shkak të çmimit të ulët
Asnjë përmirësim në godinat e konvikteve në Qytet Studenti. Studentët pranojnë për Report Tv se arsyeja që qëndrojnë në konvikt është vetëm pagesa e ulët mujore. Mungesa e higjienës, ngrohjes dhe ujit, janë ndër problemet më shqetësuese në këto godina.
31 Tetor 2018, 14:28 -
-
‘Pa gjurmë’/ Humbi kontaktet në 2016-ën, familja dyshon se u rrëmbye: Bir kthehu nëse je gjallë
Një tjetër histori e trishtë është sjellë këtë herë në emisionin “Pa gjurmë”, e babait i cili prej dy vitesh kërkon fatin e të birit, i cili në shkurt të vitit 2016 humbi kontaktet me familjen e tij dhe që atëherë ajo nuk di më asgjë për të. Hetem Abvdylaj, nga Mallakastra është babai i cili vendosi të rrëfej historinë e zhdukjes së djalit të tij 45 vjeçar, Lavdosh Avdylaj në studion e emisionit “Pa Gjurmë” të cilën famija e kërkon prej më shumë se dy vitesh.
29 Tetor 2018, 21:18 -
Nga veshja e deri tek teksti i këngës, Era Rusi një kopje e Dolly Parton (Video)
Këngëtarja shqiptare Era Rusi është shfaqur në festivalin e “Kënga Magjike” me një baladë që të mbërthente para ekranit. Por që nga fustani që kishte zgjedhur e deri tek fjalët e tekstit, Era kishte zgjedhur të vinte si një kopje e Dolly Parton.
29 Tetor 2018, 17:49 -
-
-
-
-
Vrasja në Gjirokastër, historiani Arben Llalla: Ushtari grek provokoi, e njoh prej 6 vitesh, ja e vërteta
Historiani Arben Llalla tha se viktima ishte ushtar, pjesë e ‘Legjioneve të Shenjta 2012’ dhe anëtar i Agimit të Artë. Sipas tij, grekët po ndryshojnë versionin e ngjarjes duke e paraqitur rastin sikur ushtari u vra në mbrojtje të flamurit grek në Shqipëri, por e vërteta është e kundërta.
28 Tetor 2018, 18:42 -
Humb kontrollin e mjetit, përplaset me pemën, vdes i riu shqiptar ne Itali
Tragjik ka rezultuar fati për një 22 vjeçar shqiptar i cili ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik ne Rexhio Emilia, në Itali. Mësohet se 22 vjeçari ka ndërroi jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
28 Tetor 2018, 15:16 -
-
-
Nga baldosa, ariu i murrmë tek macja e egër, kamerat kurth zbulojnë kafshët e rralla në malin e Tomorrit (Video)
Kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, kanë filmuar lëvizjen e kafshëve të egra brenda një qarku të caktuar kohor. Aty shihen kafshë të rralla si ariu i murrmë, mace e egër, derr i egër dhe gjithashtu një prezencë e madhe e kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër, iriqi etj.
27 Tetor 2018, 17:54
