-
Të përfituara nga trafiku i drogës, Prokuroria e Vlorës sekuestron 17 pasuri me vlerë 3.5 mln €! Pronari në kërkim nga Italia
55-vjeçari Aglon Lamaj u arrestuar në muajin tetor të këtij viti në Aeroportin e Rinasit, ku tentoi të hynte në Shqipëri edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
19 Nëntor, 13:45 -
Tritol restorantit në Kamëz se nuk pagoi gjobën 500 mijë €, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpiak ish-shoqëruesin e Ervis Martianjt
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie Jeton Lamin. Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore në vlerë 600 mijë lekë të reja, ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika.
19 Nëntor, 11:44 -
-
Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe! Metës nuk i është ndaluar asnjë takim! Ka 3 600 komunikime telefonike, trajtohet me dinjitet
Drejtori Qose, teksa prezantoi buxhetin 2026 në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës për pretendimet se Metës i janë ndaluar takimet tek ‘313’-ta.
17 Nëntor, 14:03 -
-
-
SPECIALE/ Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë
Mungesa e mbështetjes për trajtim dhe kushtet klimatike ka sjellë rënie drastike të prodhimit të ullirit në të gjithë vendin. Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë.
15 Nëntor, 18:48 -
-
-
-
Atentati në Rinas/ Armët u siguruan në Nikël, në kërkim 48-vjeçari që kishte arsenalin! Nga baza e tij doli mjeti i autorëve (VIDEO)
Arsenali u gjet në një banesë. U gjetën 4 armë, 5 bomba me telekomandë, 6 mijë fishekë, 2 kg kanabis etj. Pronari i banesës, i njohur për autoritetet, është shpallur në kërkim. Dyshohet se iu ka siguruar armët atentatorëve dhe makina me të cilën lëvizën doli nga shtëpia e tij.
14 Nëntor, 08:51 -
Shqipëria ngre kompleksin më të madh stërvitor për Forcat e Armatosura, do të akomodojë 1200 trupa
Ky investim i ri, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu e “shndërron Bizën në një poligon ndërkombëtar të dedikuar të stërvitjes së Forcave të Armatosura dhe një hap konkret që dëshmon se investimet për rritjen e gatishmërisë, aftësive dhe standardeve janë përparësi e Ministrisë së Mbrojtjes
13 Nëntor, 12:45 -
Zgjedhjet/ Celibashi shpall rezultatin: Brenda 2026, të adresohet Reforma Zgjedhore! Numërimi me AI, sukses! Mund të përdoret edhe në vijim
Celibashi kërkoi nga palët politike që të përmbyllin sa më shpejt Reformën Zgjedhore. Theksoi se testi i numërimit të votave në Tepelenë rezultoi i suksesshëm. Iu përgjigj edhe pyetjes nëse pjesëmarrja e ulët në votim cenon legjitimitetin e kryetarëve të zgjedhur.
10 Nëntor, 13:28 -
Kontrollet në banesën e tij dhe të bashkëjetueses në 2023-in, Arben Ahmetaj padit qeverinë në Strasburg: Të paligjshme, është shkelur imuniteti i deputetit
Ahmetaj pretendon se kontrollet ishin të paligjshme pasi janë kryer në kohën kur ai ishte ende deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe se është i është shkelur imuniteti i ligjvënës.
10 Nëntor, 12:34 -
Nis maratona e shqyrtimit të buxhetit 2026, opozita mungon! Malaj te 'Ekonomia': Kryefjalë, pagat dhe pensionet! 1.8 mld € investime publike
Rritja e pagave dhe reforma e pensioneve janë kryefjalë e projektbuxhetit 2026 tha në Komisionet parlamentare Ministri Malaj, i cili bëri një prezantim të treguesve dhe projekteve kryesore të tij. Malaj tha se investimet do arrijnë në 1.8 mld euro me fokus në shëndetësi e mbrojtje. Diskutimet u bënë pa prezencë të opozitës, që ka bojkotuar komisionet këtë të hënë.
10 Nëntor, 10:32 -
Mbyllja e qeverisë dhe moti i keq çuan qiellin amerikan pranë kolapsit, 3 mijë fluturime u anuluan në një ditë
Ndërsa ligjvënësit në Uashington punonin për një marrëveshje, linjat ajrore dhe aeroportet u përballën me momentin e tyre më delikat. Anulime rekord fluturimesh në Nju Jork dhe Atlanta.
10 Nëntor, 08:28 -
-
Sot, 36 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, që shënoi dhe fundin e Luftës së Ftohtë
Ai nisi të ndërtohej natën e 12-13 gushtit 1961 nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore për të ndaluar eksodin drejt Gjermanisë Perëndimore. Muri e ndau qytetin për 28 vjet. Rënia e tij u pasua me ribashkimin e Gjermanisë
9 Nëntor, 11:28 -
Nesër zgjedhjet në 5 Bashki, Report Tv transmetim maratonë! 334 mijë qytetarë do zgjedhin kryebashkiakët e rinj
Në zgjedhje shkojnë Vlora, Berati, Tepelena, Cërriku e Mati. Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 473 qendra votimi dhe i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.
8 Nëntor, 07:15 -
Arrestimi i bujshëm i këngëtares shqiptare në Zvicër, skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës!
Rasti i këngëtares çon drejt e në mes të botës së klubeve të Ballkanit. Ka dhjetëra të tillë në Zvicrën qendrore, dhe të gjithë funksionojnë sipas të njëjtit koncept: Balkan beats, koncerte dhe valltare.
7 Nëntor, 17:09 -
