-
Mediat italiane:'Riparime telefonash'
Gazeta italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një shkrim, rastit më të fundit në Shqipëri ku një punonjës në një dyqan celularësh mbeti i plagosur si pasojë e një shpërthimi pasi dyshohej se po montonte një bombë në celular.
por prodhojnë bomba për xhihadistët
16 Mars 2018, 12:53 -
Abuzim me pronat,Frrokaj e 12
LEZHE - Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht se kryebashkiaku i cili vjen nga radhët e demokratëve është vënë në pranga këtë premte. Frrokaj akuzohet për abuzim me pronat te zona e quajtur "Rana e Hedhun", ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. Policia ka ekzekutuar 6 arrestime, krahas Frrokajt është arrestuar edhe nënkryetari i bashkisë, tre zyrtarë bashkiakë e tre zyrtarë të hipotekave. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj. (Lajmi në përditësim...) VIDEO Ngritja dhe rënia e Frrokajt, karriera e kryebashkiakut që u arrestua sot
të tjerë në pranga, 11 në kërkim
16 Mars 2018, 12:38 -
Ambasadorja gjermane:S’ka më
Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz, ka deklaruar se do të kthehen në Shqipëri të gjithë azilantët. Në një konference për emigracionin, ambasadorja tha se nëse është e nevojshme do të përdoret edhe forca për të rikthyer në vendin e tyre shqiptarët, si dhe do ju ndalohet hyrja në Gjermani deri në 5 vite.
azil! Rama: Ikni me kualifikime
16 Mars 2018, 12:26 -
Hidhet shorti i Champions, Real
NYON - Hidhet në Nyon të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të UEFA Champions League. Goglat kanë vënë përballë kampionët në fuqi të Real Madrid kundër finalistëve të vitit të kaluar, Juventus.
Madrid gjen Juven, derbi anglez
Buzëqeshin Bayern dhe Barcelona
16 Mars 2018, 12:14 -
-
-
-
Sinjalizimi anonim, Report Tv
VLORE - Një sasi e konsiderueshme droge, prej rreth 1 ton, është zbuluar në Novoselë të Vlorës. Kamera e Report Tv ka shkuar në vendin ku ndodhen 600 kg drogë, të cilat janë hedhur në një gropë nga trafikantët. Droga është hedhur në një gropë dhe është braktisur nga trafikantët. Sasia e drogës është e konsiderueshme, ndërsa policia nuk ka ende dijeni për të. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të lëndës narkotike të braktisur. VIDEO FOTO
zbulon në Vlorë 600 kg drogë
Foto-Video ekskluzive nga droga e braktisur
16 Mars 2018, 11:33 -
-
The Albanian-American Development Foundation (AADF) is seeking qualified applicants for the Project Assistant CleanScore Project - Digital Testing Center
The Albanian-American Development Foundation (AADF) is seeking qualified applicants for the Project Assistant CleanScore Project - Digital Testing Center
16 Mars 2018, 11:20 -
-
2.5 t drogë në Itali, kreu i DIA
TIRANE - Në një konferencë të përbashkët për shtyp, prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe drejtori i Antimafias (DIA) në Rajonin e Puglias në Itali, Ettore Cardinali, kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e tre ditëve më parë që çoi në arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë, ndërsa dy të tjera janë shpallur në kërkim. VIDEO
në Tiranë: Pse u kodua "Shefi"
16 Mars 2018, 11:01 -
"Ishulli fantazmë" pushtohet
Ross Island, një vendbanim i braktisur britanik në arkipelagun e largët të Andamanëve, po merret nga pronari i saj i ligjshëm: natyra. Ishujt idilikë të Indisë, të ndodhur në Gjirin e Bengalit, Andamanët dhe Nikobarët e Indisë janë një grup i izoluar prej 572 ishuj tropikalë, prej të cilëve vetëm 38 janë aktualisht të banuar.
nga pronari i ligjshëm, natyra
16 Mars 2018, 11:01 -
Dopingu në peshëngritje,Klodiana
E ftuar në emisionin 'Rreze Dielli', në Report Tv, Shala u shpreh: Ne kemi shumë sportistë të mirë. Sa për peshëngritjen mendoj se është faji i Federatës sepse Federata do të krenohet vetë. Nuk i intereson nëse marrin doping apo jo, mjafton të marrim medalje. Sportistët bëjnë atë që u thonë. VIDEO
Shala:Përgjegjësinë e ka Federata
16 Mars 2018, 11:00 -
The Albanian-American Development Foundation (AADF) is seeking qualified applicants for the Project Assistant CleanScore Project - Digital Testing Center
The Albanian-American Development Foundation (AADF) is seeking qualified applicants for the Project Assistant CleanScore Project - Digital Testing Center
16 Mars 2018, 10:53 -
-
Lezhë,vijon shembja masive e
Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin në këto ditë marsi, kanë përkeqësuar situatën në rrugën e Kalasë në Lezhë, ku vijon shembja masive e dherave dhe gurëve. Kanë qenë reshjet e shiut që kanë nxitur edhe më shumë rrëshqitjen e gurëve dhe dherave në lagjen Varosh, pranë Kalasë. Për pasojë, muri i rrugës së Kalasë ka pësuar risish shembje, duke rrezikuar bllokimin total të rrugës. VIDEO
gurëve në rrugën e Kalasë/VD
16 Mars 2018, 10:44 -
Reshjet, IGJEUM:Fryrje e lumenjve
Sipas IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit) kemi përsëri reshje shiu dhe si pasojë lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë sërish prurje dhe rritje të nivelit të ujit. Harta e IGJEUM tregon që për ditët në vazhdim do të ketë rritje të prurjeve dhe si pasojë do të zgjerohet harta e përmbytjeve në zonën e Nën Shkodrës.
zgjerohet harta e përmbytjeve/Zonat
16 Mars 2018, 10:17 -
Rama: Program strehimi për
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta akuzat e shumta të opozitës për largimin masiv të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian, duke thënë se numri i emigrantëve është ulur krahasuar me vitin 2011, kur vendi drejtohej nga PD.Ai bëri një premtim për të gjithë çiftet e reja, teksa tha se po punohet për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Ai premtoi se do ta bëjë qëndrimin e të rinjve në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t'u larguar shumë të të ulët. VIDEO
çiftet e reja,s'do i tundojë më BE
16 Mars 2018, 10:02 -
Aksident në autostradën Tiranë-
Moti i keq me lagështirë dhe reshje shiu është bërë shkak për një aksident rrugor, mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë ka hipur mbi trafikndarësen në rrugë. Report Tv ju sjell foto nga aksidenti në autostradë, ku shihet makina mbi trafikndarëse.
Durrës,makina mbi trafikndarëse
16 Mars 2018, 09:21 -
Peleshi:Hapja e eksporteve për produktet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Niko Peleshi gjatë vizitës në qarkun e Gjirokastrës, është ndalur dhe një stabiliment modern të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Kjo fabrikë ka 11 vjet që operon në tregun shqiptar me mbi 17 lloje të ndryshme produktesh.
shtazore,domosdoshmëri për fermat
16 Mars 2018, 09:15