-
AMK dhe Policia Bashkiake aksion
Pavarësisht masave të marra nga ana e Bashkisë së Tiranës për vendosjen e koshave dhe të kontenierëve në çdo zonë, ende disa qytetarë të papërgjegjshëm gjejnë rrugën më të shkurtër duke i hedhur qeset e plehrave rrëzë një peme apo anës rrugës.
për ndotësit e hapësirave publike
11 Nëntor 2017, 11:46 -
Velipojë, bllokohet 1.5 t kanabis
Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH e Shkodrës kanë sekuestruar 1.5 ton kanabis në Velipojë, të transportuar nga Vlora me qëllim trafikun drejt Italisë. Në pranga kanë rënë 6 persona, mes tyre një polic, ndërsa një është në kërkim. Operacioni u zhvillua në fshehtësi, ndërsa vijon puna për prangosjen e të kërkuarve për rastin.Të arrestuar janë; polici Enriko Zyle, Sokol Ujka, Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj dhe F.M. VIDEO FOTO
6 të arrestuar, mes tyre një polic
11 Nëntor 2017, 11:22 -
Rama: Librat falas për nxënësit
Rruga e Arbrit do të përfundojë brenda këtij mandati, ndërsa të gjithë fëmijët e shkollave fillore në të gjithë vendin do t’i marrin librat falas. Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët u shpreh se qeveria do të japë libra falas për fëmijët nga klasa e parë, deri në të katërtën. “Librat do të jenë falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën. Por do të ketë një kusht që fëmija që merr falas libra, i dorëzon dhe merr të tjerët falas” deklaroi Rama. VIDEO
e fillores, por me një kusht
11 Nëntor 2017, 09:58 -
-
-
Korrupsioni, ndalohen dhe
Shkon në tre numri i personave të ndaluar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për korrupsionin 20 mijë euro të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ku në pranga ka rënë edhe kushëriri i tij, Kujtim Miri.
dy sekserët e gjyqtarit Miri
10 Nëntor 2017, 19:22 -
Dibër, Rama: Sot prezantohet
Nga Dibra, ku zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se nesër do prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit. Gjatë një deklarate për mediat, Rama komunikoi vendimet e mbledhjes së ditës së parë të ekzekutivit. VIDEO
projekti për Rrugën e Arbrit
10 Nëntor 2017, 18:33 -
-
Kryemadhi:Koalicioni PS-LSI
Akuza të forta ndaj qeverisë ka hedhur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa ka është ndalur te Reforma në Drejtësi. Nga qyteti i Fierit, Kryemadhi tha se LSI u detyrua të mbyllë gojën për katër vjet në koalicion me Rilindjen për shkak të kësaj reforme. VIDEO
ishte hipokrit,luftë korrupsionit
10 Nëntor 2017, 16:36 -
-
Miliona euro kokainë,kapen 2
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me 32 kg kokainë. Shqiptarët e kishin fshehur lëndën narkotike në një kuti në makinë, ndërsa u kapën pas një hetimi të gjatë policor. Dy të arrestuarit trafikonin kokainë në një turmë të pazakontë njerëzish në Romë, teksa e fshihnin atë në bagazhin e mjetit. VIDEO FOTO
trafikantët shqiptarë në Itali
10 Nëntor 2017, 14:12 -
Komisioni për Reformën Zgjedhore
Ditën e sotme nisi për herë të parë punën Komisioni për Reformën Zgjedhore. Ish-kreu I KQZ, Kristaq Kume ka komentuar në studion e Report Tv këtë çështje. Sipas Kumes ndonëse më parë rekomandimete ndërkombëtarëve nuk janë reflektruar ky komision mund t’ia dalë që të zgjidhë problematikat e evidentuara, por sipas tij e rëndësishme është që koha të përdoret për realizimin e qëllimeve dhe jo dhe jo për debate politike. VIDEO
ish-kreu i KQZ:Jo për politikë
10 Nëntor 2017, 14:09 -
-
Komisioni për reformën zgjedhore
Nuk kanë munguar as debatet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndërsa kreu i Kuvednit Ruçi e deklaroi mbledhjen të mbyllur, Bylykbashi ka kërkuar sërish fjalën, duke mos qenë dakord me mbylljen e saj. Ndërsa më pas nga mbledhja mësohet se janë larguar të gjithë përfqësuesit e partisë socialiste, ndërsa ka qëndruar vetëm Blendi Çuçi. VIDEO
largohen socialistët, qëndron Çuçi
10 Nëntor 2017, 11:52 -
Ekskluzive-dokumenti/Në hetim
Pas ndalimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri, Report Tv zbulon detaje të reja nga korrupsioni në drejtësi. Burime nga Krimet e Rënda për Report Tv pohojnë se përveç gjyqtarit Mirit që u ndalua mbrëmë, janë nën hetim edhe 9 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë për fshehje pasurie. VIDEO
pasuror 9 gjyqtarë e prokurorë
10 Nëntor 2017, 11:51 -
-
Iu gjetën 34 mln lekë në banesë
Ndalohet nga policia gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli 34 mln lekë. Miri është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika.Gjyqtari i ndaluar, Shkëlqim Miri ka qenë në treshen e gjyqtarëve me Agim Bendon dhe gjyqtaren Flutura Skënderin, të cilët janë në hetim. VIDEO Pas Mirit edhe dy gjyqtarët e tjerë që liruan Dodën në hetim/ Emrat
ndalohet gjyqtari i “Gërdecit”
10 Nëntor 2017, 08:54 -
-
Yjet e futbollit prezantojnë topin e
“Telstar 18” quhet topi që do të shkelmohet në botërorin e vitit 2018 që do të mbahet në Rusi. Topi i botërorit u prezantua këtë të enjte nga Adidas, pamja e topit është e ngjashme me atë të topit të botërorit të parë, të vitit 1970, ku ishin emra të mëdhënj që merrnin pjesë, Gerd Muller, Giacinto Facheti, Pele, Pedro Rocha apo Bobby Moore.
botërorit 'Rusi 2018'/ Video
10 Nëntor 2017, 03:34 -
VIDEO/Rusi, shembet pallati me
Të paktën katër persona gjetën vdekjen pas rrëzimit të tmerrshëm të një blloku banesat në qytetin rus Izhevsk, tha Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se shumë njerëz të tjerë mund të jenë bllokuar nën rrënoja. Shpërthimi i gazit dyshohet se shkaktoi katastrofën.
30 apartamente, 4 të vdekur
9 Nëntor 2017, 23:01 -