-
Vorë, shoferi i dehur humb kontrollin
Një aksident vetëm me dëme materiale është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Vorë. Shoferi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e për pasojë është përlasur duke dëmtuar makinën.
e makinës dhe ja si përfundon/FOTO
31 Maj 2016, 09:36 -
Meta: Disa subjekte promovojnë
Po zhvillohen në Tiranë Punimet e Asamblesë së Agjencive të Lajmeve të Detit Mesdhe (AMAN), të përqendruara rreth rolit të medias në promovimin e turizmit. I pranishëm në Konferencë, Kreu I Kuvendit Ilir Meta u shpreh kritik me disa media të cilat promovojnë destinacioneve jashtë kufijve, në dëm të turizmit shqiptar. VIDEO
destinacione të huaja,dëmtojnë tonat
31 Maj 2016, 09:22 -
Riorganizohen linjat për transportin
Nga 1 janari I vitit 2017 gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që janë aktualisht. Shkak për të cilin, çdo bashki do të ketë vetëm një operator. Ministria e Transporteve urdhëron të gjitha shoqëritë të shkrihen vullnetarisht nëse duan të licencohen, në rast të kundërt, përzgjedhja do bëhet me ankand. VIDEO
ndërqytetas në vend/ Ja ndryshimi
PDF/Ja rrjeti i ri i linjave ndërqytetase
31 Maj 2016, 08:29 -
Tiranë, tritol në derën e banesës
Persona ende të paidentifikuar i ka vendosur tritol banesës së ish-drejtorit të postës së Peshkopisë Naim Kaçorrit, shpërthimi i të cilit fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi mesnatën e së hënës në zonën e njohur si Tirana e Re pranë shkollës "Petro Nini". Burime pranë policisë bëjnë me dije sa djali i madh i Kaçorrit ka parë pak ditë më parë nje person të dyshimtë të veshur me jeshile rreth pallatit. Ndërkohë në një reagim për Report TV ish-drejtori Naim Kaçorri mohon versionin e policisë se tritoli i ishte vendosur atij apo djalit të tij ai thotë se shpërthimi ka ndodhur në katin e tij por nuk është ai objektivi . FOTO VIDEO
së ish-drejtorit të postës PeshkopiVIDEO/ Pallati ku ndodhi shpërthimi
31 Maj 2016, 07:43 -
Kombëtarja viziton ‘Skëndërbeun’
Kuqezinjtë u mirëpritën nga dhjetëra tifozë e studentë por edhe nga personalitete të rëndësishme si ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, Konsulli i Republikës së Kosovës dhe drejtori i Muzeut të arteve në Vjenë VIDEO
në Austri, Duka: Kthehuni si heronj
30 Maj 2016, 21:10 -
Franca nderon Ismail Kadarenë
Zyrtarisht kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare është “Komandant i Legjionit të Nderit”, në Francë. Kadare, ka marrë titullin që i'u akordua pak muaj më parë gjatë një ceremonie të posacme në pallatin presidencial “Élysée” nga vetë presidenti Hollande i cili e ka cilësuar shkrimtarin shqiptarë avokat të Kulturës europiane.Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama i cili më herët u takua me presidentin Hollande. VIDEO
'Je avokat i kulturës europiane'
30 Maj 2016, 20:10 -
Skeda/ Roland Lame, shqiptaro
Policia Italiane ka finalizuar me sukses një operacion duke sekuestruar 1 tonë drogë e armë, por kush qëndron pas saj? Nga hetimet rezulton se është 47-vjecari Shqiptaro-Italian Roland Lame i cili prej vitesh është një emër i njohur për policinë fqinje dhe atë shqiptare.Report TV siguron fotot e babait dhe të birit. VIDEO
Italiani që fshihet pas drogës/Foto
30 Maj 2016, 16:41 -
Berisha denoncon arat me
Prej disa ditësh ish Kryeministri Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook denoncon kultivimin e hashashit me foto të cilat ai vendos shënimin në arat e Saje Qorrit në lumin e Vlorës. Por del bllof se e vërteta dhe origjina e fotove është krejt tjetër pasi rezultojnë të kopjuara në internet. VIDEO
kanabis, por del bllof me fotot
30 Maj 2016, 12:56 -
Topalli: Takimi Rama-Basha? Të
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehet se është "Ok" një takimi dypalësh me kryeministrit Edi Rama e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Deputetja demokrate tha për Report Tv se Shqipëria ka përvojën e saj të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kur të mëdhenjtë janë ulur në tryezën e konsensusit. VIDEO
jetë dhe Meta për konsensus të gjerë
30 Maj 2016, 12:15 -
Veliaj: Nishani kërkon të çojë Parkun
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në një deklaratë për mediat është shprehur sot se President i Republikës Bujar Nishani po tenton që të çojë në Hagë çështjen e parkut për fëmijë tek liqeni artificial, gjë për të cilën ai i dhimbset.t. VIDEO
e Lojërave në Hagë, më dhimbset
30 Maj 2016, 11:51 -
-
Vritet me thikë 55-vjeçari për
Grindja për vendosjen e një tende dielli në një lokal në zonën e Kombinatit dhe zhurmat e lokalit poshtë banesës, janë bërë shkak për vrasjen e një personi me thikë, i cili ishte i punësuar dhe si roje i shkollës së mesme “Myslym Keta”. Luan Koprencka mbeti i vrarë paraditen e kësaj të hëne në Kombinat, ndërsa u godit disa herë me thikë. VIDEO FOTO
tendën e zhurmën, kapet autori
30 Maj 2016, 10:56 -
Itali, policia kap 1 ton drogë nga
Tetë persona janë vënë në pranga nga policia e Barit si pjesë e një grupi kriminal i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht e tipit marihuanë e cila vinte nga Shqipëria drejt brigjeve pulieze. Në pranga kanë rënë 5 italianë dhe 3 shqiptarë. Gjatë operacionit Iliria janë sekuestruar 1 ton e 218 kg marihuanë, 20 kg substance perzierese, rreth 45 kg tritol, 1 kg heroinë dhe kokainë , një armë e tipit AK-47 kallashnikov, 170 plumba dhe 47detonator tritoli. VIDEO FOTO
Shqipëria, 8 trafikantë në pranga
30 Maj 2016, 10:05 -
Mbyll punimet AP e NATO-s
Asambleja Parlamentare e NATO-s mbylli sot punimet 3-ditore në Tiranë. Dita e tretë e punimeve iu dedikua deklaratës dhe rezolutës për axhendën e NATO-s në samitin e Varshavës. Sot mbajti fjalimin dhe Kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se NATO duhet t'i hapë rrugën e anëtarësimit Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu edhe rrezikun rus në Lindje të Europës duke kërkuar një koordinim të vendeve të Aleancës për të garantuar sigurinë. Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi një dimension të ri të NATO-s për të rritur sigurinë mes vendeve anëtare por edhe më gjerë. Ai tha se me rëndësi mbetet zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës. VIDEO FOTO Rama batuta me britanikët: Ju lutem, mos ikni nga BE
Rama: Anëtarësim Kosovës
30 Maj 2016, 08:12 -
Kukeli gjakoset në Zvicër, por nuk
Burim Kukelit nuk i ndahen dëmtimet në kampionatin zviceran të futbollit. Shqiptari nga Kosova që luan me Zurich u dëmtua në fillim të ndeshjes finale të Kupës përballë Luganos pas një përplasje në mesfushë gjatë nisjes së një aksioni nga kundërshtarët.
rrezikon kombëtaren në Euro 2016
30 Maj 2016, 08:03 -
Nishani insiston, ja sa shëmtuar
Presidenti i Republikës Bujar Nishani insiston për shëmtinë, sipas tij, të parkut të fëmijëve tek liqeni artificial, ku në rrjetin e tij social Facebook ka hedhur disa foto të cilat i përkasin kohës kur parku i fëmijëve sapo kishte filluar punimet.
është parku i fëmijëve tek liqeni
30 Maj 2016, 07:35 -
-
-
-
-
Me gomone drejt Anglisë, shpëtohen
Roja bregdetare britanike ka shpëtuar nga mbytja 18 emigrantë shqiptarë e dy trafikantë britanikë, në kanalin e La Manche. Emigrantët ishin nisur nga Franca dhe po udhëtonin në drejtim të Britanisë së Madhe. VIDEO
nga mbytja 18 emigrantë shqiptarë
29 Maj 2016, 18:06