-
-
-
-
-
Fotot ekskluzive të helikopterit
7 ditë aksion në Dukagjin/ Televizioni A1 Report ka mundur të zbulojë se në sulmet me armë ndaj helikopterëve të policisë në Malësinë e Dukagjinit, është goditur dhe është rrëzuar helikopteri i Ministrisë së Brendshme. Ai është goditur me 7 plumba, mes të cilëve 1 në serbator, 1 tek tubi i vajit, madje ka patur edhe 1 plumb i cili ka kaluar nga kabina e pasagjerit dhe ka dalë tek piloti. Ndërkaq ditën e djeshme është vetëdorëzuar në Polici, një nga 10 personat e dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të helikopterit të policisë gjatë ditëve të para të aksionit Antikanabis në Dukagjin. Gjatë këtyre 6 ditëve janë asgjësuar 99 960 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. VIDEO FOTOFOTO Ekskluzive e helikopterit të rrëzuar të Ministrisë së Brendshme
të policisë i rrëzuar në Dukagjin
26 Gusht 2014, 16:40 -
-
-
Brovina: Javën e parë të shtatorit
Deputetja Flora Brovina thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do të thirret javën e parë të shtatorit. Në aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese me të cilin i dha të drejtë PDK-së në kërkesën e saj lidhur me kushtetutshmërinë e seancës konstituive, thuhet mes tjerash se “seanca e 17 korrikut është e papërfunduar dhe se ajo duhet të vazhdojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve”.
mblidhet kuvendi i Kosovës
26 Gusht 2014, 08:05 -
Babai merr fëmijën 8-vjeçar me vete
Përfshirja e kosovarëve në Siri merr përmasa shqetësuese. Pranvera Abazi, 30 vjeç nga Prishtina, thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, me vete dhe pa lejen e saj e mori edhe djalin, Erionin. Nëna bën apel t'i kthejnë djalin 8-vjeçar.
në Siri, e ëma: Ma ktheni djalin
25 Gusht 2014, 21:10 -
Oliver Ivanoviç nesër për herë të
Lideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviç, do të paraqitet të martën për herë të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, rreth aktakuzës e cila e ngarkon për vepra të rënda penale të kryera ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.
parë para Gjykatës Themelore
25 Gusht 2014, 14:12 -
-
"Lazarati II", aksioni 'pezullohet'
DUKAGJIN/ Ndërpritet përkohësisht në ditën e tij të pestë aksioni antikanabis në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër, operacioni i dytë më i madh, pas atij të Lazaratit, ndërsa ai do të rifillojë sërish nesër. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë zhvendosja e forcave të policisë dhe kampingjeve të ngritura prej tyre drejt zonave më të thella të Malësisë së Dukagjinit. VIDEO'Blindohet' Dukagjini, 80 forca FNSH në terren, foto ekskluziveDidi: Terreni i thyer, por aksioni vijonQëllohet sërish me armë policia 100 mijë euro për informatorët
policia zhvendoset në zonat e thella
25 Gusht 2014, 09:04 -
Zjarr tek pallati pas 15-katëshit
TIRANE/ Një pallat pas 'Hotel International' në Tiranë është përfshirë nga zjarri. Zjarri ka rënë fillimisht në bodrumin e pallatit, pas përfshirjes nga flakët të një makine, dhe më pas tymi përmes aspiratorit është përhapur deri në katin e 7 të tij. Si pasojë e zjarrit mbetën të bllokuar 9 banorë të pallatit, të cilë u evakuuan, dhe u dërguan me urgjencë në spital. Njëra nga gratë e shpëtuara, e cila ishte shtatzënë. Ndërkohë gjatë operacionit të shpëtimit kanë mbetur të asfiksuar edhe 3 zjarrfikës, të cilët u transportuan në spital. Po ashtu bëhet e ditur se edhe 1 person i cili kishte mbetur i bllokuar në ashensor është arritur të shpëtuar VIDEO FOTO
asfiksohen 9 banorë,3 zjarrfikës
24 Gusht 2014, 21:21 -
'Blindohet' Dukagjini, 80 forca
"LAZARATI II"/ Vijon sot dita e katërt e operacionit antikanabis në Dukagjin. Rreth 80 Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, i janë shtuar forcave të Policisë së Shtetit. A1 Report disponon edhe fotot ekskluzive të FNSH. Gjithashtu A1 Report ka mundur të sigurojë edhe fotot ekskluzive të fshatit Plan, në Malësinë Dukagjinit, ku dy ditë më parë u qëlluan 2 prej 3 helikopterëve të policisë. Sipas policisë, deri më tani janë asgjësuar 50 parcela me mbi 32 200 mijë rrënjë. Policia po punon edhe për kapjen e 10 personave që ditën e djeshme qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Policia ka bërë të ditur se, ata janë persona me precedentë kriminalë. Por njëri prej të shpallurve në kërkim, Nikë Toma, është më i rrezikshmi prej tyre. FOTO VIDEOQëllohet sërish me armë policia 100 mijë euro për informatorët
FNSH në terren, foto ekskluzive
24 Gusht 2014, 19:00 -
Harrohet zhvillimi ekonomik
Buxheti i vendit po shfrytëzohet vetëm për paga e mëditje dhe jo për qëllime zhvillimore. Kjo si pasojë e gjendjes aktuale politike dhe mosfunksionalizimi i institucioneve të vendit. Kështu vlerëson Visar Azemi nga KOSID.
paraja e shtetit vetëm për paga
24 Gusht 2014, 17:48 -
-
-
-
Qëllohet sërish me armë policia
"LAZARATI II" NE DUKAGJIN/ Edhe në ditën e tretë të operacionit antikanabis të policisë në Dukagjin është shtënë me armë ndaj uniformave blu. Sërish të shtënat vijnë nga komuna Pult, ndërsa policia ka identifikuar 10 personat që qëlluan me armë. "A1 Report" disponon edhe foto ekskluzive nga operacioni i Policisë. VIDEO FOTOQëllohet sërish me armë policia 100 mijë euro për informatorët'Lazarati II', Braçe ironizon Nishanin: President flisni mos heshtni më
100 mijë euro për informatorët
23 Gusht 2014, 15:32 -
Vjedhja në BSH, Braçe: Fullani
Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Guvernatori Ardian Fullani po shkel ligjin. Deputeti socialist thotë se Kuvendi ka tagrin për tu marrë me vjedhjen historike në BSH, por sipas tij Fullani hesht dhe e quan këtë një çështje të mbyllur. Ai paralajmëron Fullanin se vjedhja në BSH nuk do të mbyllet kaq lehtë dhe se do Guvernatori. VIDEO
s'jep informacion,pengon hetimin
23 Gusht 2014, 13:30 -
