-
EKSKLUZIVE/ Nëna iu vra gabimisht nga dora e krimit në ‘Don Bosko’, djali i viktimës: Mami s'ishte në punë kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar të pinte kafe! Lajmin e pashë në media
Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes së Mimoza Pajës, 58-vjeçarja që u vra gabimisht nga dora e krimit. Për emisionin ‘Pa Gjurmë’, djali i viktimës, Sajmir Paja, ka treguar se lajmin e ka mësuar nga portalet, ndërsa thotë se në ato momente kishte vetëm frikën e mbesës. Ai pohon se nëna nuk ishte në punë në momentin e vrasjes.
16 Mars 2023, 16:18 -
Atentati ndaj Fatjon Muratit, asnjë gjurmë nga autorët, kamerat e sigurisë nuk ndihmojnë! Banakierja u vra teksa po shërbente, dëshmitarët japin pak detaje
Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në Don Bosko, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itinerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj. Në pamjet e administruara deri tani nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.
14 Mars 2023, 10:58 -
-
Njerëzit e Ervis Martinajt atentat mikut të Endrit Dokles! Theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis pak orë para ngjarjes! Zbulohet itinerari që kanë ndjekur autorët
Plumbat ndaj lokalit të Fatjon Muratit në Tiranë vranë gabimisht banakieren e lokalit plagosën mbesën e saj dhe 6 të tjerë. Shënjestra e autorëve, kishte dalë së fundi nga burgu në rrethana të mistershme. Për hetuesit deri më tani, porosia për këtë masakër pa pyetur për të pafajshmit, dyshohet të jetë dhënë nga njerëzit e Ervis Martinaj. Gjendet BMW-ja e djegur e autorëve me 3 automatikë!
13 Mars 2023, 08:23 -
-
Detaje nga vrasja e Brilant Martinajt, kush ishte efektivi që ndihmoi autorët e masakrës së Fushë-Krujës! Si e zbuloi kurthin që i ngritën kolegët
Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të verës që lamë pas. Një vrasje e cila tronditi thellë jo vetëm botën e krimit për nga rëndësia e saj, por që në vetvete paralajmëroi edhe fundin e një kapitulli, atë të mbretërimit të Ervis Martinajt.
1 Shkurt 2023, 19:59 -
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK urdhër shoqërimi për Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist! BKH i bastis shtëpinë
Oficerët e BKH-së dhe SPAK kanë bastisur ditën e sotme shtëpinë e Ramazan Rrajës, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ky kontroll në banesën e tij vjen pas një urdhër shoqërimi të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme për Ramazan Rrajën lidhur me atentatin që është bërë katër vite më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja.
19 Janar 2023, 14:36 -
'Më ka marr malli Brilant Martinaj', Stresi publikon këngën për mikun e ngushtë që u vra në atentat në Fushë-Krujë
‘Më ka marr malli Brilant Martinaj’, është ky dedikimi më i fundit i reperit Arkimed Lushaj, ose sikurse e njohim Stresi për mikun e tij të ngushtë Brilant Martnaj, i cili u vra në një atentat në Fushë-Krujë në korrik të këtij viti.
28 Dhjetor 2022, 09:53 -
Policia kontrolle për makinat e blinduara në Kodër-Kashar, shoqërohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit të PS! Babai i tij akuza drejtorit të Policisë Kriminale
Policia e Shtetit po kryen kontrolle për makinat e blinduara në Tiranë, konkretisht në zonën e Kodër-Kashar. Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës.
15 Nëntor 2022, 14:00 -
Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Ervis Martinajt, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga celularët e gjetur nga RENEA tek bazat 'e të fortëve'
Disa biseda që mendohet se Ervis Martinajn ka bërë me shokë apo miqtë e tij para se të zhdukej, kanë rënë në duart e anti-krimit. Përmbajtja e tyre, vlerësohet si mundësi për të hedhur dritë mbi fatin e 40-vjeçarit, historia e të cilit ka kapërcyer kufijtë e një seriali.
11 Tetor 2022, 15:46 -
U arrestua në makinë me Indrit Doklen, si ra policia në gjurmët e Fatjon Muratit! I gjeti shenjën e gishtit në kutinë e një pistolete! Ja dëshmia e tij
Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme. Gjurmët e Muratit ishin gjetur në kutinë e një pistoletë të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristian Gjinit.
10 Tetor 2022, 19:09 -
Skandali/ U prangosën mbrëmë në një makinë me të shpallurin në kërkim, lihet i lirë Indrit Dokle dhe kunati i tij! Në arrest vetëm Fatjon Murati
Dokle dhe kunati i tij Reçi janë lënë të lirë, ndërsa në arrest është mbajtur vetëm Murati. Për Muratin është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë.
9 Tetor 2022, 10:32 -
-
Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës
Një operacion nga blutë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e Fatjon Muratit, një personi të shpallur në kërkim nga Policia për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. Murati po lëvizte me makinë të blinduar me Indrit Doklen. Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
8 Tetor 2022, 21:14 -
Gjendet një automjet plotësisht i djegur në fshatin Dritas në Tiranë, 'Touareg'-i rezulton e vjedhur në Laprakë para disa kohësh
Në fshatin Dritas të Zall-Herrit është gjetur një makinë plotësisht e djegur. Policia është njoftuar të hënën për automjetin, por meqenëse ishte plotësisht i djegur e kanë pasur të vështirë të dallojnë elementë identifikues të tij.
27 Gusht 2022, 14:05 -
Dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, lihet në burg 'ushtari' i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtorja e tij! U kapën me makinë të blinduar e kallshnikov
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun të arrestuar tre ditë më parë në Lezhë, pasi u kapën me makinë të blinduar dhe municion luftarak me vete. Berisha dhe Sherrniku dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, pasi në makinë iu gjetën 1 kallashnikov me plumb në fole.
20 Gusht 2022, 10:59 -
Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj u ekzekutuan mesditën e 17 korrikut 2021 nga 4 persona që i erdhën përballë me një makinë Wolksvagen Passat, ngjyrë blu, e cila së fundmi është identifikuar edhe nga pamjet e sigurisë.
17 Gusht 2022, 18:40 -
Hakmarrje për atentatin e Fushë-Krujës? Më kallashnikovin me plumbin gati në fole, lidhja mes të arrestuarit sot dhe vrasjes së 3 njerëzve të Ervis Martinajt
Nikoll Sherrniku, 28-vjeç, i arrestuar sot nga policia e Lezhës gati të kryente një atentat sipas të gjitha gjasave ka një lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa javë më parë kur u vranë 3 vetë në Fushë-Krujë.
17 Gusht 2022, 14:17 -
Parandalohet atentati në Shëngjin! Kapet 'ushtari' i Ervis Martinajt me kallashnikov në makinën e blinduar me xhama të zinj
Nikoll Sherrniku, i njohur si ushtar i Brilant Martinajt, u arrestua në Kune të Lezhës me dyshimin e policisë se ishte bërë gati për të kryer një atentat, por shënjestra e mundshme ende nuk dihet. Brenda një makine të blindur me xhama të zinj, u arrestua edhe shoferja, mike e tij, që tentoi të fshehë kallashnikovin. Kapen në Toyotën e blinduar dhe me xhama të zinj, e mbushur me municione dhe një kallashnikov
17 Gusht 2022, 13:10 -
Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
Në korrik të vitit 2021, teksa përnfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
11 Gusht 2022, 10:58 -
Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet për rikthim
Çifti Keisi dhe Stresi janë ndër më të komentuarit për shkak të marrëdhënies së tyre. Prej kohësh janë ndarë por postimet e fundit në rrjete sociale tregojnë se mund të jenë sërish bashkë.
31 Korrik 2022, 15:57