-
678 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Kjo e enjte ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Referuar njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se si rezultat i 3088 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 678 persona. Fatkeqësisht betejën me këtë virus e kanë humbur 5 qytetar.
21 Janar 2021, 16:31 -
Pas zyrtarizimit, prezantohet drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti
Këtë të enjte PD dega Berat ka prezantuar drejtuesin e këtij qarku, Tomor Alizotin një ditë pas zyrtarizimit të tij. Drejtuesi politik për qarkun e Beratit gjatë prezantimit ka deklaruar se PD do të bëjë atë që nuk ka qenë.
21 Janar 2021, 14:13 -
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, plagosen lehtë 3 persona
Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot-Fushë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
21 Janar 2021, 13:50 -
Emër për emër: Ekipi i Lulzim Bashës në 12 qarqe, riciklim i 'njerëzve hije' të Berishës
Përveç Tomor Alizotit, asnjë prej emrave të ekipit “fitues” të Lulzim Bashës në 12 qarqe, asnjëri nuk është një prurje e re. Pjesa më e madhe janë riciklim i niveleve të dyta të “ekipit Berisha” të 2009-s.
20 Janar 2021, 18:33 -
COVID-19/670 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit! Mbi 500 personel shëndetësor të vaksinuar
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 670 raste pozitive dhe 4 humbje jete për shkak të COVID-19.Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.
20 Janar 2021, 16:19 -
Prag derbi/ Dede: Tirana do ta shijojë dhe do ta fitojë ndeshjen! Daja: Shpresoj që 3 pikët të jenë tonat
Në prag të derbit me Partizanin, trajneri i Tiranës Nevil dede thotë se skuadra e tij ka për synim ta shijojë dhe ta fitojë sfidën. Ndërkohë te kampi i kuq nuk janë kaq euforikë edhe pse kanë marrë lajmë të mira nga FIFA.
20 Janar 2021, 12:57 -
Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha vendos Tomor Alizotin si drejtuesit e PD në Qarkun e Beratit edhe pse ishte ndër më të votuarit në Tiranë
PD vendos një tjetër emër surprizë si drejtues në qarqet e vendit. Pas vendimeve të ditëve të fundit për Mark Markun në Lezhë, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër mësohet se Tomor Alizoti do të jetë drejtues në Qarkun e Beratit.
20 Janar 2021, 12:48 -
-
Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të PD
Shumë shqiptarë, jo detyrimisht demokratë bien sot dakord me nevojën për ndryshim. A duhet të jetë ky ndryshim radikal, pra një qeveri e re apo thjesht impulse dhe ide të reja, pra sërish qeveria socialiste e riformatuar këtë do ta vendosë vota në 25 prill.
19 Janar 2021, 17:16 -
COVID-19/ 586 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Sot vaksinohen 36 personel shëndetësor, 483 në total
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 586 raste pozitive dhe 6 viktima si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 594 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
19 Janar 2021, 17:06 -
Rrugët e ‘vdekjes’ nga Tirana në Fushë-Krujë! Report TV sjell pikat e zeza që marrin më shumë jetë njerëzish në aksidente
Disa rrugë që lidhin Tiranën me qytetet më të afërta janë shënuar nga ekspertët rrugorë me njollë të zezë për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje. Report Tv bëri një vëzhgim në këto akse që për arsye të ndryshme paraqesin rrezik për udhëtarët.
19 Janar 2021, 16:32 -
-
-
-
Ulen shifrat COVID-19, 292 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tona ka pasur një rënie të rasteve të infektimeve ku kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë dhe kanë humbur jetën 4 persona nga OCVID-19., ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
18 Janar 2021, 16:44 -
Pas Markut në Lezhë, PD vendos Edmond Spahon dhe Xhelal Mziun si drejtues politik në Korçë dhe Dibër
Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të hënë drejtuesit politik në 8 qarqe, duke e shtrirë kështu fushatën, në më shumë se gjysmën e vendit vetëm 97 ditë para zgjedhjeve. Pas Mark Markut në Lezhë, PD i ka besuar drejtimin e fushatës Edmond Spahos në Korçë dhe Xhelal Mziut në Dibër.
18 Janar 2021, 15:38 -
Ekzekutimi i babë dhe bir në Elbasan, gjykata i jep 14 detyra prokurorisë: Të pyeten policët që ruanin shtëpinë dhe Ardian e Florenc Çapja, indicie se organizuan vrasjen
Vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. Gjykata ka caktuar plot 14 detyra për prokurorinë, detyra këto që duhet të kryhen brenda një afati 4 mujor.
18 Janar 2021, 12:38 -
4 muaj më parë në Report Tv u shpreh se s'do kandidojë, PD cakton Mark Markun drejtues politik të Qarkut të Lezhës!
Lulzim Basha ka vendosur Mark Markun si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Pesë muaj më parë, në studion e Report Tv, Marku deklaroi se përcaktimi në këtë komision nuk nënkuptonte një rikthim në parti.
18 Janar 2021, 10:34 -
Margherita Sarrocchi një emër që nuk duhet harruar!
Margherita Sarrocchi është gruaja e parë në historinë e letërsisë italiane që ka shkruajtur një poemë epike. Ndër shekuj asnjë tjetër përpara saj. Kjo poemë epike i dedikohej tërësisht Skënderbeut. Dhe kjo poemë bashkë me shkruesen e saj i kanë mbetur historisë së letërsisë italiane. E lindur në 1560 dhe e mbetur shpejt jetime, ajo rritet nga një Peshkop Kalabrez, Guiliemo Sirleto.
18 Janar 2021, 09:07 -
Ish-kandidatja për deputete e Kryemadhit në Elbasan, të larguarve: Mos godisni me gurë LSI-në që ju bëri milionerë! Kishit mbështetjen e drejtuesve
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë". Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.
17 Janar 2021, 16:53 -
COVID-19 në Shqipëri/ 474 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet piktori Mustafa Arapi, shtrohet tek 'Shefqet Ndroqi'
Shqipëria këtë të dielë ka regjistruar 474 raste të reja të koronavirusit në të gjithë vendin nga 2521 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj kohe, fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID dhe 7 persona të tjerë duke e çuar bilancin total të viktimave në 1277. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
17 Janar 2021, 16:33
