-
Akuza të reja për inceneratorët, Partia e Lirisë: Depozituam 50 dokumente në SPAK
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një konferencë për mediat deklaroi se kjo parti ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e ‘strukturës Antikorrupsion’.
23 Gusht 2022, 13:14 -
-
Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, policia gjen në ujërat e lumit Shkumbin pistoletën e autorit! Pamje nga arrestimi i 18-vjeçarit
Policia e Elbasanit ka sekuestruar armën e Horgito Peqinit, me të cilën 18-vjeçari vrau Madrit Ulqinakun pas një sherri të çastit mes tyre. Një ditë pas arrestimit të autorit, policia gjeti armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, në shtratin e lumit Shkumbin. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij Klaudjan Sallufi.
23 Gusht 2022, 09:11 -
200 milionë shpërblimi që i takon kampiones së madhe, ‘të një realiteti të vogël’
Në garën e atletikës së Europianit për femra, në 3.000 metra me pengesa, në një sport ndoshta të vogël (jo aq popullor sa futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi) ndodhi një ngjarje e madhe historike, nga një sportiste pak e madhe që i përket një realiteti sportiv të vogël, jashtë radarit të atletikës botërore: Shqipërisë.
23 Gusht 2022, 08:39 -
Vrau Madrit Ulqinakun, arrestohet 18-vjeçari pas 6 ditësh në arrati! E qëlloi me armë zjarri pas një konflikti çasti
Horgito Peqini, autori 18-vjeçar i vrasjes së Madrit Ulqinakut është arrestuar nga policia pas 6 ditësh në arrati. Ai ishte i shoqëruar me 2 shokë kur u përball me viktimën dhe e qëlloi për vdekje. Ditën e sotme, policia ka shoqëruar edhe 33-vjeçarin të identifikuar si Klaudjan Sallufi.
22 Gusht 2022, 19:23 -
-
Incidenti në Gramsh, Peleshi: Mund të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga tjetër ngjarje! Çuçi: Uzina është e deklasfikuar, s'ka asnjë sekret shtetëror
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat kanë reaguar sërish në lidhje me incidentin e ndodhur në Gramsh ku u sulmuan 2 ushtarë shqiptarë nga 2 shtetas rusë dhe një ukrainas. Çuçi tha se nga turizmi aventuresk te spiunazhi, hetimi do të bëhet i plotë
22 Gusht 2022, 13:45 -
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Balla: Ka pasur përpjekje për aktivitet spiunazhi, u asgjësua sapo nisi! Berisha: Rama agjent i Kremlinit në Tiranë
Incidenti që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh, ku një shtetas rus, i shoqëruar edhe më dy të tjerë (një ruse dhe një ukrainas), sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë, ka sjellë sot sërish reagime nga politika në lidhje me reagimin e institucioneve shtetërore shqiptare ndaj sulmit
22 Gusht 2022, 13:04 -
Rusët dhe ukrainasit hynë në Shqipëri nga 3 drejtime të ndryshme! Komunikonin me njëri-tjetrin përmes 'Telegram'
Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit që hynë në Shqipëri me drejtime të ndryshme, përdornin një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit u gjetën dy fishek model 5.56mm.
22 Gusht 2022, 11:27 -
Denoncon Partia e Lirisë, poston fotot: ‘Blogerët’ kanë hyrë në Pashaliman, Rama ia ofroi NATO-s si bazë të sigurtë
Incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku shtetasët rusë tentuan që të futen brenda zonës ushtarake, dhe njëri prej tyre sulmoi me sprajt kimik dy ushtarë, ka kthyer vëmendjen tek siguria e bazave ushtarake në vendin tonë
22 Gusht 2022, 09:43 -
-
-
Sulmi në Uzinën e armëve në Gramsh, Gledis Nano mbërrin në Prokurorinë e Elbasanit
21 Gusht 2022, 15:11 -
-
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, në makinën e rusëve u gjetën 2 dronë, aparate fotografikë dhe harta! Zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre
Dy shtetasit rus dhe ai ukrainas, që u arrestuan menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh po hetohen si spiunë. Në makinën e tyre janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparatë fotografikë, harta. Dy ushtarët kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.
21 Gusht 2022, 10:42 -
2 agjentë sekret rusë dhe 1 ukrainas tentojnë të futen me forcë në Uzinën e armëve në Gramsh! Sulmojnë me sprajt kimik në fytyrë 2 ushtarët që i ndalën! Arrestohen të 3
Dy ushtarë janë sulmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh nga 2 rusë dhe 1 ukainas, të cilët janë arrestuar nga policia. Dy prej tyre po qëndronin në automjetin me targa ukrainase, ndërsa njëri që mbante aparat fotografik i është afruar perimetrit të uzinës. Sapo është konstatuar nga ushtarët, i hodhi sprajt kimik në fytyrë, por ata bënë të mundur neutralizimin e tij. Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë 2 ushtarët e lënduar.
20 Gusht 2022, 21:36 -
Orkestra e Harqeve Sigal ‘ngjit’ klasikët në Odeon të Pogradecit, rrëfehet Dizdari: 10 vjet që shkojmë në mbarë Shqiptarinë
Në kuadër të Verës Turistike Pogradecare, Orkestra e Harqeve Sigal e udhëhequr nga dirigjenti Ermir Dizdari, gjallëron sheshin “Odeon”, me magjinë e tingujve të muzikës klasike.
20 Gusht 2022, 17:33 -
-
‘Pse më pe’, pyetja që i mori jetën 33-vjecarit në Elbasan! Burg për Ejdin Dinon: Isha i droguar! Autori dhe shoku tjetër ende në arrati
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku si dhe për dy miqtë e tij në arrati Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.
20 Gusht 2022, 15:50 -
Vrasjet e fundit/ Rithemelimi: Shqipëria si ‘Far West’, vendi është kthyer në fushëbetejë të bandave
Komisioni i Rithemelimit ka bërë një deklaratë nisur nga ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë. Shefi i Organizmit të Rithemelimit, Klevis Balliu shprehet në 24 orë në vendin tonë janë regjistruar katër viktima teksa shton se gjendja kriminale në vendin tonë ka arritur në nivele të paimagjinueshme.
20 Gusht 2022, 13:49 -
‘Rithemelimi’: Shteti garant i ‘Inceneratorit të Tiranës’, projekti fantazmë do të ndërtohej mbi një truall 100% publik
Prej ditësh, ‘Rithemelimi’ ka hedhur akuza përkundrejt qeverisë sa i përket inceneratorëve, ose ajo që e quajnë si aferën më të madhe korruptive. Në një dalje për mediat nga selia blu, anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja është ndalur te inceneratori i Tiranës, ku shprehet se shteti shqiptar i ka dalë garant një projekti fantazmë do të ndërtohej mbi një truall 100% publik
20 Gusht 2022, 12:18