-
1,905 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 16,507 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 16,507 raste aktive me COVID.
12 Janar 2022, 18:20 -
-
'Më ktheni në Shqipëri, kam gruan me kancer dhe fëmijët janë vetëm', nga inxhinier në trafikant droge nga Amerika latine në Evropë! Historia e veçantë e Arbër Likajt, drama e të riut nga Elbasani
Një i ri shqiptar, inxhinier në profesion, është bërë protagonist i disa shkrimeve në shumë media të rëndësishme të Amerikës latine për vetë historinë e veçantë që ai përfaqëson. Sipas asaj që shkruajnë portalet spanjisht folëse Arbër Likaj spikat veçanërisht në mesin e dhjetëra burrave që vijnë nga Afrika apo Evropa Lindore për të kontrabanduar kokainë të pastërtisë së lartë dhe drogë sintetike.
12 Janar 2022, 14:43 -
Shpejtësi, parakalime dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë të pabindur në Elbasan! Pezullohen 26 patenta dhe vendosen 693 gjoba gjatë një jave
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet duke arrestuar dhe gjobitur shoferët e rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.
12 Janar 2022, 14:17 -
Dosja e sulmit në PD/ Një person telefonoi policinë në 12:50 nga brenda selisë blu, 10 minuta më pas deputetët kërkuan ndihmë! Çfarë thonë disa nga 34 të arrestuarit! 'Stresi': S'e di pse jam këtu
34 të arrestuarit për sulmin e 8 janarit në Partinë Demokratike kanë dalë sot para Gjykatës për tu mësuar me masën e sigurisë. Në dosjen voluminoze të Prokurorisë janë zbuluar detaje të rëndësishme të asaj që ndodhi ditën e shtunë minutë pas minute.
12 Janar 2022, 11:45 -
I përfshirë në ekzekutimin e ish-oficerit 'Doda', ekstradohet nga Gjermania Florind Shabani! Mund të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e sagës së vrasjeve në Elbasan
Është ekstraduar nga Gjermania Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si 'Doda'. Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe nga autoritetet shqiptare do t'i propozohet që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan.
12 Janar 2022, 09:15 -
-
-
Kreu i Bashkisë së Elbasanit e pranon në Report Tv: Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pasi pranoi se tarifa e pastrimit dhe ndriçimit është rritur me 20%, tregoi se nga ato do të përjashtohen 16 mijë familje.
11 Janar 2022, 20:35 -
Alarmi Omicron! Shifra rekord infektimesh me COVID! Sot 2177 raste të reja e 6 viktima! Rëndohet situata në spitale, në total mbi 15 mijë pacientë aktivë
Kjo e martë ka shënuar një rekord të rasteve të reja me COVID-19, shifra të ngjashme me ato që janë regjistruar gjate kohës kur ishte piku i pandemisë. Sot si rezultat i 8136 testimeve, janë konfirmuar pozitiv 2177 qytetarë, e ndërsa një rritje kanë shënuar edhe numri i viktimave.
11 Janar 2022, 17:23 -
COVID-19/ Regjistrohen 793 qytetarë të infektuar në gjithë vendin, një viktimë në 24 orë
1 qytetar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 77 vjeçe. Ndërkohë nga 4996 testime të kryera në gjithë vendin, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 793 qytetarë
10 Janar 2022, 16:48 -
-
Sot ikona e kinematografisë Robert Ndrenika feston 80-vjetorin! Veliaj: Aktori i dashur për të gjithë
Sot është 80-vjetori i ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika. Një aktor i madh i kombit tonë, që i jepte ngjyra artistike skenave dhe ekraneve bardhezi, ndërsa ende ka një vend të veçantë në zemrën e publikut.
10 Janar 2022, 13:40 -
Tërmet 5.5 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit! Nuk raportohet për dëme materiale! Sizmiologu Rrapo Ormeni për Report Tv: S'ka vend për panik!
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme, duke alarmuar qytetarët në mbarë vendin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorine të Greqisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.5 rihter.
9 Janar 2022, 22:46 -
-
COVID-19, vijon i lartë numri i infektimeve, 1,207 raste pozitive në 24 orët e fundit! Tre qytetarë humbin jetën, 17 pacientë në gjendje të rëndë
Numri i personave të infektuar me COVID-19 vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 1,207 raste pozitive, ndërsa kanë humbur betejën me jetën tre qytetarë.
9 Janar 2022, 17:02 -
Peqin, policia zbulon arsenal armësh dhe drogë në një magazinë! Në pranga 3 persona, 1 në kërkim! Armët mund të jenë përdorur në vrasje dhe krime të tjera
Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar në një magazinë në Peqin. Policia njofton se ka gjetur edhe drogë. 3 persona janë në në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim.
9 Janar 2022, 11:53 -
Dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale, sekuestrohen 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov! Shoqërohet në komisariat polici i burgut të Peqinit
Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot tre armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov janë sekuestruar në një ambient pranë Burgut të Peqinit. Policia ka shoqëruar Landi Toskun, punonjës policie në këtë burg.
8 Janar 2022, 20:51 -
Rekord infektimesh, 1,801 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 12,283 raste aktive me COVID
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. 1,801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 8,327 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 12,283 raste aktive me COVID.
8 Janar 2022, 19:03 -
Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera
Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.
8 Janar 2022, 10:12 -
Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,789 raste aktive me COVID.
7 Janar 2022, 18:56