-
Miranda Rira nuk përmbahet ndaj Hajdarit: Ti moj tregtarja më e re e Prrenjasit, u shkollove me lekët e vjedhura të mamit, qelbesh nga koka te këmbët
Pasi deputetja Rudina Hajdari, e cila tashmë është kandidate e nismës Thurje për deputete në Elbasan, ka publikuar një video ndërsa shfaqej duke shituar në tregun e Përrenjasit, ka ardhur një reagim i fortë nga ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira.
7 Shkurt 2021, 21:23 -
Zgjedhjet, Basha mbledh për herë të parë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu: Bashkë do të sjellim shpresë të re! Zbardhen porositë për fushatën
Kreu i PD Lulzim Basha, ka mbledhur këtë pasdite në selinë blu, për herë të parë, drejtuesit politikë në qarqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit së bashku me sekretariatin. Kjo është mbledhja e parë e PD-së me drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit të listës.
7 Shkurt 2021, 18:38 -
Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Metalurgji! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan Metalurgji në Elbasan. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
7 Shkurt 2021, 17:58 -
Rekord të infektuarish me COVID! 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit, humb betejën mjeku i njohur në Berat
Kjo e dielë ka shënuar një rekord të infektuarish me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë raportohen 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit
7 Shkurt 2021, 17:22 -
VIDEO/COVID i merr jetën 35-vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: U infektova në restorant, s’ma priste mendja, kujdes
Pak orë pas intervistës për Report Tv, nga reparti i reanimacioni të spitalit COVID 2, ka ndërruar jetë një pacient vetëm 35 vjeç. Kushtet e tij shëndetësore janë rënduar papritur dhe mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë. I infektuar në restorantin që ka familja e tij, i riu teksa foli për gazetaren Migena Sotiri, pati një mesazh për të gjithë ne. Po ashtu të tjerë rinj të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfyen betejat e tyre.
7 Shkurt 2021, 12:22 -
Rekord infektimesh me COVID, 1130 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë! Humb jetën mjeku në Berat dhe 28-vjeçarja te COVID2, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1130 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe një 28 vjeçare e cila ishte e intubuar prej 1 jave dhe pak ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
6 Shkurt 2021, 17:26 -
Speciale/Report TV brenda COVID 2, rritet numri i të rinjve të infektuar: Ndodhi nga neglizhenca, se menduam se do e kalonim kaq rëndë! Apelojmë moshatarët të bëjnë kujdes
Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë po shënon shifra të larta duke shënuar mbi 1000 raste në ditë, ndërsa dhe numri i viktima ka shënuar rritje. Problem janë të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë po preken nga virusi, duke sjellë edhe ngritjen e alarmit nga epidemiologët në vend. Report Tv udhëtoi brenda mureve të Covid 2, ku numri i të rinjve është rritur. Ata apelojnë për kujdes, teksa thonë se neglizhenca mund të sjellë pasoja fatale.
6 Shkurt 2021, 15:41 -
-
-
'I ke ditët e numëruara do të djegim të gjallë', zbulohet mesazhi kërcënues për shefin e Krimeve në Gramsh dhe familjen e tij
Një mesazh i fortë kërcënues ka mbërritur në telefonin e punës së shefit të sektorit të krimeve në policinë e Gramshit, Sokol Novaku. Report Tv ka zbuluar përmbajtjen e këtij mesazhi nga një person ende i paidentifikuar.
6 Shkurt 2021, 07:26 -
-
-
1089 raste të reja me COVID dhe 15 viktima! Rritet numri i pacientëve të intubuar dhe i të shtruarve në spitale
Kjo e premte ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja ditore. 1089 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, një ndër shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë, në shifra qetësuese mbetet edhe numri i viktimave, ku sot kanë humbur jetën 15 qytetarë, të moshave 34 -86 vjeç. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 4270 testime.
5 Shkurt 2021, 17:08 -
'Fatos Nano ka të drejtë' Balla nga Elbasani: Shqipëria ka një opozitë të dështuar që është marrë peng nga familjet Berisha-Meta
'Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike se Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta.'- kështu ka deklaruar nga Elbasani sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla
5 Shkurt 2021, 15:34 -
Kërkon votën në Elbasan, Hajdari për Report Tv: Nuk do heshtim për bandat kriminale, njerëzit duan alternativë të re (VIDEO)
Në një intervistë për Report tv Rudina Hajdari e cila garon në 25 prill nën siglën e Nismës Thurje kërkon votën e qytetarëve të Elbasanit, ndër të tjera për të luftuar dhe kriminalitetin e lartë. Sipas saj, qeveritë e mëparshme kanë heshtur por ajo nuk do të bëjë diçka të tillë.
5 Shkurt 2021, 14:47 -
Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipër! Studimi i panjohur i albanologut gjerman, botuar në librin ‘Shqipnija tash njëqind vjet’
Memorie.al publikon disa pjesë nga studimi i panjohur i albanologut të famshëm gjerman, Johann Gerog Von Hahn, i cili për herë të parë u publikua në vitin 1943 nga revista periodike “Leka”, që dilte në Tiranë, me titullin: “Shqipnija tash njëqind vjet”.
5 Shkurt 2021, 07:42 -
Situata shqetësuese/ Rriten sërish rastet e reja me COVID në vend, 1052 infektime të reja, humbin jetën 14 persona
Rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 në vend janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 1052 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë
4 Shkurt 2021, 17:26 -
Nga pijet alkoolike te kasafortat, grabitës profesionistë po zhvatin edhe shtëpitë e ish-zyrtarëve
Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqimore çapitet drejt seksionit të alkoolit. Aty i qetë kontrollon çmimet, dhe zgjat duart te pija më e shtrenjtë. E merr dhe e fut nën veshje.
4 Shkurt 2021, 15:18 -
Aksident në aksin Belsh-Kuçovë, makina përplaset me një motor, ndërron jetë një person (VIDEO)
Një aksident rrugor u regjistrua këtë të enjte në aksin rrugor Belsh-Kuçovë. Në fshatin Dëshiran, mjeti tip “Volksëagen” me drejtuese 39-vjeçaren me iniciale A.Gj. u përplas me një motoçilketë.
4 Shkurt 2021, 14:29 -
Vrasja e trefishtë në vitin 2018, identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve të masakrës në Elbasan
Dy vite pas vrasjes së trefishtë të regjistruar në Elbasan më 29 dhjetor të 2018-ës, ku humbën jetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, është identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar një prej autorëve të dyshuar.
4 Shkurt 2021, 13:23 -
Basha, Rama dhe Kryemadhi zyrtarizojne emrat në 12 qarqet, ja përballjet më të ashpra me 25 prill! Riciklime dhe supriza
Kur kanë mbetur më pak se 80 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, beteja politike ka filluar të marrë formë me emra konkret. Partitë politike kanë zyrtarizuar drejtuesit politik në qarqe, një përballje 'kokë me kokë' me kandidatë me anë të së cilëve synohet marrja e një numri sa më të madh të votash. Beteja më e fortë është në qarkun e Tiranës, ku përveç PD-PS dhe LSI, në listë janë edhe kandidatë nga partitë e reja opozitare.
3 Shkurt 2021, 21:34