-
-
Iu paraqit fotografit si efektiv dhe i mori 152 mijë lekë duke i premtuar një tender për shërbime fotografike në SHÇBA, arrestohet 31-vjeçari në Korçë
Sipas policisë, i riu me inicialet K. A., banues në Korçë i është prezantuar fotografit si punonjës i SHÇBA Korçë dhe i ka marrë 152.000 lekë, duke i premtuar se do ta favorizonte këtë të fundit, për të fituar një tender për shërbimet fotografike.
3 Shkurt 2022, 15:00 -
Manipulimet me shoqatat e futbollit, Duka deri më tani 23 vota të vjedhura për mandatin e gjashtë të FSHF-së
Trukimet dhe manipulimet me zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit i kanë siguruar deri më tani Armand Dukës 23 vota nga 55 që janë gjithsej për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së. Pritet që federata përmes falsifikimeve dhe presioneve të sigurojë edhe votat e tjera në shoqatat rajonale të Lezhës dhe Shkodrës.
2 Shkurt 2022, 13:28 -
-
Dëborë në Dibër dhe Korçë, rrugët të kalueshme vetëm me zinxhirë! Bllokohet Rruga e Arbrit, ja rruga alternative nga duhet të kalojnë shoferët
Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Krujë, Dibër, Bulqizë dhe zonën e Korçës, duke bllokuar rrugën e Arbrit. Në të gjitha akset e tjera rrugore kalimi me automjet mund të bëhet vetëm përmes zinxhirëve.
1 Shkurt 2022, 08:37 -
Korça ‘zgjohet’ e mbuluar nga dëbora, qyteti zbukurohet nga bardhësia (VIDEO)
Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore, erë e fortë si dhe ulje të ndjeshme temperaturash. Sipas informacioneve ka pasur reshje dëbore gjatë natës, ndërsa në zona të veçanta të shoqëruara me erë. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve
29 Janar 2022, 09:41 -
Në Korçë FSHF kontrollon procesin, përcaktohen 2 delegatët për zgjedhjet e 2 marsit! Protestojnë Erseka, Pogradeci dhe Bilishti
Federata Shqiptare e Futbollit po kujdeset që ta ketë gjithccka në kontroll në procesin për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, ku do të votohet edhe për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në Korçë sot është zhvilluar procesi i përcaktimit të delegatëve, nën vëzhgimin e përfaqësuesve të Armand Dukës nga Tiranë.
28 Janar 2022, 13:08 -
-
Emigranti maroken 22-vjeçar gjendet thuajse i ngrirë në Librazhd, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një 22-vjeçar nga Maroku është gjetur në gjendje të rëndë sot në Librazhd. I riu ishte thuajse i ngrirë, por fatmirësisht u gjet në kohë nga banorët të cilët e dërguan në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
27 Janar 2022, 16:04 -
Sherr mes tre të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 23-vjeçari, dy të arrestuar (EMRAT)
Mësohet se Enea Hoxha, 20 vjeç, në bashkëpunim me Aldor Kolmarkajn kanë plagosur me thikë 23-vjeçarin Denis Spahiu. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri raportohet se ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
26 Janar 2022, 18:28 -
Basha takim me demokratët në Korçë: Presidenti, Kryeministri e Kreu i Kuvendit të justifikojnë pasurinë! Burg për ata që kanë marrë pushtetin me ndihmën e krimit
Për Sali Berishën, Edi Ramën e Ilir Metën, Basha tha se janë kthyer në '3 aktorë' të një drame që po rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve. Ndalur te akuzat e Berishës, Basha tha se qëllimi i tij është të çojë hapa pas Shqipërinë, por shprehu me forcë se ai nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve e ofendimeve.
26 Janar 2022, 18:23 -
Militantët e Berishës presin me protesta Bashën në Korçë, përplasen me mbështetësit e kryedemokratit (VIDEO)
Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe policia, duke shmangur që përplasja mes tyre të shkonte deri në përplasje fizike.
26 Janar 2022, 17:23 -
-
Pas 4 ditësh e bllokuar nga bora, hapet rruga e Panaritit në Korçë! Në akset nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme (FOTO)
Pas 4 ditësh, është bërë e mundur hapja e rrugës që të çon drejt fshatit Panarit në Korçë. Rruga ishte bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, që përfshinë qarkun e Korçës, në ditët e fundit
26 Janar 2022, 09:08 -
-
Temperaturat nën zero dhe ngrica ‘pushtojnë’ vendin! Kukësi arrin deri në -16 gradë, e bllokuar rruga që lidh Nj.Ad Arrën me atë nacionale! Në Korçë rrugët e kalueshme! Boshatisen sheshet në Durrës
Temperatura nën zëro, i ftohti i acartë dhe ngricat kanë “pushtuar” vendin tonë ditët e fundit.
24 Janar 2022, 09:30 -
-
Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme
Në Korçë mbështetësit e Sali Berishës kanë zhvilluar mbledhjen brenda zyrave të PD-së në këtë qytet. Sipas informacioneve Arben Ristani dhe mbështetës të tjerë çelësin ia kanë marrë marrin pronarit të ndërtesës.
21 Janar 2022, 21:03 -
-
Helmimi i qenve në Korçë, Sazan Guri: Njerëz brenda bashkisë mund t’i kenë vrarë! Aktivistja: Helmimi i kafshëve, vepër penale, duhet kallëzuar
Ambientalisti Sazan Guri, e cilësoi këtë ngjarje si makabre, ndërsa vuri gishtin tek njerëz brenda bashkisë, ndërsa theksoi se është pikërisht përgjegjësi e bashkisë së Korçës. Guri tha se e vetmja zgjidhje me qentë endacakë është të mos vriten, por t’u jepet një zgjidhje për strehimin e tyre. Madje sipas ambientalistit, kjo ligësi mund të behet vetëm nga njerëz që janë të dhunuar.
18 Janar 2022, 20:23 -
Nxënës dhe mësues me COVID-19, mbyllet shkolla 'Irakli Terova' në Korçë, drejtori: Mësimi do të vijojë online
Rritja e rasteve të infektimeve me COVID-19 të një pjese të nxënësve dhe stafit pedagogjik, ka bërë që shkolla e mesme profesionale e Agrobiznesit" Irakli Terova" në Korcë të mbyllet përkohësisht.
18 Janar 2022, 12:32
