-
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano takim me kreun e SPAK, Arben Kraja
Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nnao ka zhvilluar një takim prezantimi me kreun i SPAK, Arben Kraja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i policisë së Shtetit është njohur me dosjet e krimit dhe të korrupsionit
23 Tetor 2021, 11:12 -
-
DOSJA/ ‘Kam parë një vajzë të bukur ma gjeni kush është', Report Tv zbardh përgjimet që çuan në pranga efektivët e Korçës dhe Tiranës! Përmendet edhe emri i Niko Peleshit
Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të përgjimeve që çuan 4 efektivë të arrestuar dhe 6 janë pezulluar në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë. Efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve"
21 Tetor 2021, 14:32 -
Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik
21 Tetor 2021, 12:22 -
Operacionet e SHÇBA, shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, arrestohen 4 policë në Tiranë, pezullohen 6 të tjerë në Korçë
Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 4 efektivë policisë dhe 6 janë pezulluar. Gjithçka lindi nga hetimet dhe përgjimet që po u bëheshin policëve të Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19. Efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve"
21 Tetor 2021, 12:13 -
Hetimet për klandestinët zbulojnë shkeljet e policëve! 4 efektivë në Tiranë të arrestuar, 6 të pezulluar në Korçë, mes tyre dhe shefi i Komisariatit dhe i 'rrugores'
Hetimet e SHÇBA për klandestinët kanë zbuluar shkeljet në radhët e vetë uniformat blu, për pasojë, si rezultat i një operacioni të kryer mbrëmjen e kësaj të mërkure, janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë, si edhe 6 të tjerë të pezulluar në Korçë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli.
20 Tetor 2021, 22:25 -
-
-
-
Tension në universitete, studentët nuk lejohen pa vaksina! Në Elbasan, Korçë e Durrës sfidohet urdhri i ministres! Pas protestës futen në auditorë edhe studentët e 'Natyrës'
Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ
18 Tetor 2021, 07:31 -
I diplomuar në Touluzë, në ’44 denoncoi komunizmin në 'Majestik' të Korçës! Historia e panjohur e juristit që vuajti 15 vjet burg dhe punoi karrocier
Si e denoncoi ai komunizmin në kinemanë “Majestik” të Korçës në vitin 1944, para intelektualëve të atij qyteti, hakmarrja e komunistëve ndaj tij sapo erdhën në pushtet dhe debati në gjyq me prokurorin e tmerrshëm Nevzat Haznedari ku e dënuan me 15 vite burg dhe peripecitë e familjes nëpër internime ku i vdiqën dhe dy prindërit e moshuar nga uria.
17 Tetor 2021, 08:19 -
Korçë, nis restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë! Ministrja shmang pyetjen për shtëpinë muze të Agollit në Devoll: Bëjmë atë të Tiranës
Një nga monumentet më të vjetra kulturore, Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë, do të restaurohet. Puna ka nisur tha ministrja Margariti, duke bërë të ditur se do ndërhyhet dhe për afresket. Nga ana tjetër, ministria e Kulturës duket se nuk ka asnjë plan për të bërë një shtëpi muze për Dritëro Agollin në vendlindjen e tij në Devoll.
16 Tetor 2021, 22:13 -
'Foltorja' shkon në Korçë, Berisha do të rimarrë sërish PD: Ta vendosë anëtarësia rolin tim! Basha po është burrë të vij këtu, 'pupël opozita' e tij largoi të rinjtë nga vendi
Përmes 'Foltores' së tij qytet më qytet, ku sot qëndroi në Korçë, Berisha u kërkon ndjesë demokratëve se ka përgjegjësinë e tij që solli në PD, Lulzim Bashën. Në Korçë, Berishës i janë bashkuar edhe Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Klevis Balliu, Tritan Shehu si dhe deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti.
15 Tetor 2021, 18:51 -
Bien reshjet e para të dëborës në Korçë, bardhësia 'pushton' Panaritin! Zbardhet Shishtaveci dhe mali i Gjallicës në Kukës (VIDEO)
Flokët e para të dëborës kanë trokitur në xhamat e shtëpive në Korçë dhe Kukës. Zona malore e Panaritit është zgjuar këtë mëngjes nën madhështinë e bardhësisë. Ndërkohë nga reshjet e borës është zbardhur edhe Shishtaveci dhe mali i Gjallicës në Kukës.
14 Tetor 2021, 08:42 -
-
Nis i ftohti, trefishohet çmimi i druve të zjarrit në Korçë
Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qytetarët e Korçës t'i drejtohen fushave të druve. Ata thonë se po përballen me çmime tejet të larta, ku një metër kub ka shkuar deri në 4500 lek. Ndërsa shqetësim mbetet mungesa e kontrollit, pasi tregtarët abuzojnë dhe me sasinë e lëndës drusore
11 Tetor 2021, 18:52 -
Polici në Korçë u fut në mes të një sherri, nxori armën e shërbimit dhe nuk e raportoi ngjarjen, nën hetim nga SHÇBA për shpërdorim detyre
Një efektiv policia, E.J 21 vjeç, është proceduar penalisht pasi është përfshirë në një sherr të ndodhur mes një grup të rinjsh duke qenë jashtë shërbimit një ditë më parë në Korçë.
10 Tetor 2021, 11:44 -
Korçë, harroi cigaren ndezur në makinë dhe futet në lokal! Kur del gjen të shkrumbuar mjetin e parkuar
Një makinë tip "Citroen" është djegur plotësisht ndërsa ishte i parkuar. Mjeti ishte në pronësi të Hyset Bezatit, 33 vjeç, i cili thotë se harroi cigaren ndezur në makinë dhe u fut në një lokal, por kur doli që andej makina ishte djegur dhe për këtë lajmëroi policinë.
9 Tetor 2021, 12:07 -
Moti i keq/ Era e fortë thyen pemë e stola në Korçë! Njësitë administrative Dardhas dhe Trebinjë, pa drita që prej mbrëmjes së djeshme! Mungon energjia edhe në disa fshatra të Lezhës
Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas dhe Trebinjë .
8 Tetor 2021, 10:50 -
Salianji me fermerët në Korçë: Çmimi i farave dhe plehrave kimike u rrit në bashkëpunim me qeverinë
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë se ka bashkëpunuar me kompanitë private për të rritur çmimin e plehrave kimike dhe farave. Në një takim me fermerët në Korçë, Salinaji tha s ekjo ka ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike të fermerëve, teksa shtoi pas premtimeve në fushatë elektorale, qeveria nuk është interesuar më për ta.
3 Tetor 2021, 21:50 -
Po tentonte të shiste kanabis, arrestohet 33-vjeçari në Korçë! Në pranga dhe një tjetër, kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur
Policia e Korcës ka vënë në pranfa K.N 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet një sasi e lëndës narkotike, kanabis të cilën po tentonte që t'a shiste.
29 Shtator 2021, 14:40
