-
Kur Eduard Selami paralajmëronte krizën e sotme të PD: Basha e ka futur partinë në gjendje lufte brenda llojit pa rrugëdalje
Kriza ku është futur sot Partia Demokratike është paralajmëruar më herët nga ish kryetar i PD-së, Eduard Selami. Ai ka qenë një nga zërat më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i ka bërë shpesh herë thirrje për të hapur partinë, pasi sipas tij, ka nisur një luftë civile brenda llojit që po e çojnë PD drejt një vendi pa rrugëdalje.
29 Prill 2021, 18:55 -
-
Lista me 138 deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë! Pritet të vendosin Rama dhe Kryemadhi! Xhafaj, Boçi dhe Rakipi futen me votë nominale! Ikën Ervin Bushati
Tashmë që jemi gati në përfundim të numërimit të votave për kandidatët KQZ ka publikuar emrat e 138 deputetëve të ardhshëm, pasi pritet që të konfirmohet se ku Kryeministri Rama do ta marrë mandatin në Durrës apo Vlorë dhe se ku Monika Kryemadhi do të marrë mandatin ne Fier apo Tiranë.
29 Prill 2021, 14:02 -
Kërkohet dorëheqja e Bashës: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij! Mund ta zëvendësoj edhe Agron Shehaj (VIDEO)
Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre
29 Prill 2021, 11:34 -
-
10 ish-drejtues dhe anëtarë të Këshillit të PD kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës: Përgjegjësi i vetëm për humbjen, shkatërroi partinë dhe e la opozitarizmin në dorën e Ramës
Demokratët e zhgënjyer shprehen të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Ish drejtues dhe anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar shprehen se Basha është përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve pasi që kur mori drejtimin e partisë e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitet duke e çuar partinë drejt shkatërrimit dhe prishjes në mënyrë arbitrare të strukturave brenda PD-së.
28 Prill 2021, 13:06 -
Tani që gjithçka mbaroi për partitë/ Kush janë 140 deputetët e rinj (paraprake) që do ulen në Kuvendin e Shqipërisë, duhet të ruajnë vendin nga votat e kolegëve brenda partive
Më poshtë keni të renditur 74 mandatet e PS, 59 të PD-së, LSI me 4 dhe 3 të PSD, ashtu siç i kishin përcaktuar krerët e partive të tyre, por që shqiptarët e kanë në darë të heqin disa e të fusin disa të tjerë.
28 Prill 2021, 06:58 -
Përballja e kësaj të diele, betejat më epike mes kandidatëve në 12 qarqet! Zonat e nxehta Elbasani, Durrësi dhe Vlora
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 do të përcaktojë edhe fituesin e përballjeve mes kandidatëve kryesorë në 12 qarqet e vendit, PD-LSI u besuan drejtimin dhe peshën e betejës elektorale figurave kryesore dhe me më ndikim në zonat ku kandidojnë.
25 Prill 2021, 06:57 -
Mbërrijnë 50 mijë vaksina anti-COVID të AstraZeneca të dhuruara nga India! Manastirliu: Në 24 orë u vaksinuan 8,065 persona! Javën tjetër nisim vaksinimin e punonjësve të transportit ajror
Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” , 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”.
18 Prill 2021, 20:00 -
Tiranë, Rama inspekton kantierin për lagjen e re te '5 Maji': Gati në pranverën e 2022, 1000 apartamente për të prekurit nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen '5 maji' në Tiranë, ku do të jetë një lagje kryesisht për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje që do të marrë formën e saj brenda pranverës së 2022, do të jetë një nga më modernet duke u kthyer në një tjetër pol të rëndësishëm në Tiranë, si dhe do të përfshijë 5 objekte publike, mes tyre dhe një ministri, ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendoset me godinë në këtë zonë.
18 Prill 2021, 11:03 -
Mbërrijnë në Rinas 40,800 doza të AstraZenecas nëpërmjet COVAX! Manastirliu: Deri në fund të prillit 700 mijë vaksina të mbërritura! Sot 10218 vaksinime
Shqipëria ka marrë sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ditën e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 40,800 doza, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash.
17 Prill 2021, 19:40 -
Veliaj dhe Ahmetaj te Njësia 4: PS barriera e fundit e Metës dhe Berishës! Programi ynë u vjen në ndihmë familjeve shqiptare në çdo fazë të jetës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën së bashku me ministrin e Rindërtimit zhvilluan një takim me banorët e njësisë 4 në kryeqytet.
14 Prill 2021, 12:44 -
Mbërrijnë 7020 vaksina anti-COVID, Rama: S'do ndalemi! Të tjera doza të Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do vijnë
Këtë mbrëmje kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash anti-COVID të Pfizer. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në rrjete sociale ku thekson se të tjera doza të Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do vijnë në vazhdim.
12 Prill 2021, 21:02 -
-
Manastirliu: Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga COVID! 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj
Më shumë se 176.000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur ndaj COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, thekson se kjo është arritur fale fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari
10 Prill 2021, 09:13 -
Situata nga pandemia, në 24 orët e fundit u kryen 8134 vaksina antiCOVID! Rama: Shqipëria arrin mbi 250 mijë vaksinime
Shqipëria ka arritur në kotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 8134 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin. Shifrat i ka publikuar kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Deri më tani Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, për të arritur kuotën e 500 mijë vaksinimeve
9 Prill 2021, 21:06 -
-
-
Sot u bënë 10,163 vaksina anti-COVID, mbërrijnë 100 mijë doza kineze! Ahmetaj: Javët e ardhshme vijnë 100 mijë doza Sinovac dhe 50 mijë Sputnik
Në të gjithë vendin, sot janë bërë 10,163 vaksina antiCOVID, ndërsa në total që nga fillimi i fushatës janë kryer 242,542 vaksinime. Me nisjen e fluturimeve pas 24 orësh bllokimi të aeroportit të Rinasit këtë pasdite është ulur avioni i parë te “Nënë Tereza” me vaksina anti-COVID
8 Prill 2021, 15:44 -
-
Ahmetaj në Report Tv: Shumë shpejt mbërrijnë edhe 132 mijë doza AstraZeneca dhe 30 mijë Pfizer! Qëllimi, të vaksinojmë në kohë rekord të gjithë popullatën mbi 16-vjeç
I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv, Ahmetaj tha se shumë shpejt pritet të mbërrijnë rreth 82 mijë doza AstraZeneca nga COVAX dhe 50 mijë AstraZeneca dhuratë nga një vend mik dhe gjithashtu deri në fund të prillit vijnë edhe 30 mijë doza Pfizer. Ministri Ahmetaj tha se duhen diku te 4 deri në 5 milionë vaksina për të përmbyllur vaksinimin masiv që nga mosha + 16 vjeç.
5 Prill 2021, 22:37
