-
Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë, ILD fillon hetim disiplinor! Gjonaj: Kërkova hetim që kur liroi një kriminel! Enkeleda Kapedani: S'jam krenare
Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në "pasarelë" sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka "harruar" krimin dhe shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.
31 Maj 2021, 07:30 -
Rusia në krah të Bjellorusisë, ndalon uljen e avionit austriak sepse nuk kaloi nga territori bjellorus
Pas sanksioneve të vendosura nga BE, Rusia ka dalë në krah të Bjellorusisë. Ditën e sotme ka ndaluar uljen e një avioni Austriak pasi ky i fundit nuk ka kaluar nga territori bjellorus.
27 Maj 2021, 16:19 -
-
Ulur këmbëkryq e duke pirë raki, Ambasadorja Yuri Kim poston foto nga vizita në Bajram Curr: Malet madhështorë dhe njerëzit fisnikë
ë Instagram, Kim ka vlerësuar bukuritë e veriut të Shqipërisë, ku shkruan se malet janë madhështore e njerëzit fisnikë. Ajo siguron se kjo nuk do të jetë vizita e saj e fundit në këtë qytet.
26 Maj 2021, 20:16 -
'Non Grata', ish-ambasadori i Shqipërisë letër Metës: Dorëhiqu! Alarmante që i ke shpallur luftë SHBA dhe mbron Berishën, do kesh të njëjtin fat si ai
Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, i caktuar nga Ilir Meta në kohën kur ishte kryeministër kërkon dorëheqjen e presidentit. Përmes një letre publike drejtuar Metës lidhur me reagimin e tij të ashpër ndaj SHBA, në mbrojtje të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur "Non Grata" nga DASH, Tarifa thotë se epublika jonë s'mund të përfaqësohet nga një president si ai
23 Maj 2021, 18:10 -
-
Zbulimi dhe shpërthimi i minave, në bazën në Zall Herr! Report Tv live nga stërvitja 'Defender Europe 21'! Ushtarët amerikanë: Do vijmë edhe për pushime
Stërvitja “Defender 2021“ ka përfshirë ushtarakë amerikanë e shqiptarë në bazën e Zall Herrit për gjetjen e minave, pastrimin e agjentëve kimikë e shtrimin e rrugëve. Për mikrofonin e Report Tv ushtarakët amerikanë vlerësojnë trupat shqiptare dhe thonë se Shqipëria do të jetë edhe një destinacion turistik për ta në të ardhmen.
21 Maj 2021, 10:27 -
'Non Grata'/ Berisha tha se do hedhë në gjyq sekretarin Blinken për shpifje, reagimi i parë i SHBA: S'jemi në dijeni të ndonjë padie gjyqësore
Në përgjigje të deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore"
21 Maj 2021, 08:59 -
U kërkua nga SPAK, GJKKO vendos: 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për Adriatik Llallën! Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish-Kryeprokurorit i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit.
20 Maj 2021, 10:18 -
Ndahet mandati për 74 vota, rinumërohen 114 kuti në Qarkun Berat! Përfundon numërimi për 46 kuti, LSI rikuperon me 3 vota
Ndërkohë që ka përfunduar numërimi 46 kutive të votimit nga 114 që janë në total, dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota mes është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin. Nesër pritet që të vijojë rinumërimi i kutive të votimit për 68 kuti
20 Maj 2021, 10:08 -
Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID! Rreth 640 mijë vaksinime
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime kundër COVID, ndërsa deri më tani 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
14 Maj 2021, 09:12 -
Manastirliu publikon shifrat: Më shumë se 630 mijë të vaksinuar që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh'
Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime anti COVID, kurse që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
13 Maj 2021, 21:34 -
Roma me mision të pamundur kundër Manchester United, Fonseka: Kam parë gjëra të pabesueshme të ndodhin në futboll
Europa League do japë sonte verdiktet për finalen e sezonit aktual. Arsenal pret në Londër Vijareal me synimin për të përmbysur humbjen 2-1 në Spanjë, ndërsa Roma do tentojë misionin e pamundur kundër Manchester United, që një javë më parë e shkatërroi 6-2.
6 Maj 2021, 12:25 -
Ende shpresë te përmbysja e rezultatit? Meta: Duhet të rinumërohen votat e pavlefshme, procesi të jetë transparent
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka kërkuar rinumërim të votave të pavlefshme nga zgjedhjet e 25 prillit, ku thekson se numri i tyre është tepër i lartë, edhe më i lartë se në zgjedhjet e 2013 dhe 2017.Meta ka nxjerrë ditën e sotme statistikat krahasuese të votave të pavlefshme të zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021, ku thotë se këtë vit janë 5% e votave të pavlefshme dukshëm më shumë se 1,39% në 2013 dhe 1.98% në 2017.
1 Maj 2021, 11:13 -
I publikoi videon ku deklaronte se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota në Lezhë, Gëzim Paplekaj dhunon dhe kërcënon me jetë personin që e filmoi
Video e Gëzim Paplekës me figurë dhe zë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve, në Lezhë u bë virale duke nisur hetimin e tij në gjendje të lirë. Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për të sqaruar të vërtetën në lidhje me atë video, ndërsa për rastin SPAK nisi hetimet. Por publikimi i kësaj video në rrjetet sociale nga Ylli Kacoli, 38 vjeç, nuk është pritur mirë nga vetë Gëzim Paplekaj dhe të afërmit e tij, të cilët kanë ushtruar dhunë ndja tij.
1 Maj 2021, 09:03 -
PS fiton zgjedhjet, Këshilli i Atlantikut: Urime Ramës për fitimin e mandatit të 3 të paprecedentë, qeveria të vijojë punën për forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin në BE
Këshilli i Atlantikut ka uruar fitoren e PS dhe kryeministrit Edi Rama duke marrë mandatin e tretë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit. Këshilli i Atlantikut e cilëson marrjen e mandatit të tretë nga kryeministri Edi Rama një arritje të paprecedent dhe të paparë në historinë e Shqipërisë, ku asnjë parti nuk ka mundur ta sigurojë gjatë historisë së pluralizmit në vendin tonë.
30 Prill 2021, 20:02 -
-
La mandatin që fitoi në zgjedhje, Doshi: U tërhoqa për të mbrojtur emrin tim nga akuzat tendencioze kohët e fundit! Jam në krye të PSD, i gatshëm për koalicion me PS
Vetëm pak orë pas mbylljes së kutive të votimit, me një lëvizje të papritur, Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet i zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka dorëzuar letrën në KQZ, ku i kërkon që ta zëvendësojë si deputet bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor. Doshi tha se duhet të ishte i lirë për të mbrojtur veten nga lakimi pa vend dhe tendecioz që i është bërë. Ndërkohë thekson se do të vijojë të jetë në krye të PSD.
26 Prill 2021, 11:17 -
'Të dyshimtët do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit', Xhelal Mziu thirret në prokurori për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje
Kryesuesi i listës së PD në Dibër Xhelal Mziu thirret në prokurorinë e qarkut për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje, se të gjithë të dyshuarit për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani që u vra 4 ditë para zgjedhjeve, (më 21 prill) nga shoqëruesi i Gamend Bardhit, Arbër Paplekaj, ky i fundit pjesë e strukturës së armatosur të Partisë Demokratike e ngritur me pretendimin për të "mbrojtur votën".
24 Prill 2021, 19:13 -
613 kg kokainë në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj do t'i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar! GJKKO e Apelit i refuzon kërkesën, ai heq dorë nga dy avokatët
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e Arbër Çekajt i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas refuzimit të kërkesës Cekaj largohet nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej me nga dy avokatet Maks Haxhia dhe Neshat Fana.
23 Prill 2021, 12:12 -
DOKUMENTI/ Përplasja për banderolën, LSI kontratë qiramarrjeje me Fatmir Kajollin, subjekt i OFL! I dënuar në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge
Një përplasje, edhe fizike paraditen e sotme, mes militantëve të LSI-së dhe policëve bashkiakë në Fier, ka nxjerrë një dritë një fakt shumë të rëndësishëm. Kontratën e qiramarrjes së ambienteve ku Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vendosur banderolat e ka të firmosur me një person të dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge në Itali, Fatmir Kajollin.
21 Prill 2021, 13:29