-
-
-
-
Koronavirusi/ Rama: Ndalohet menjëherë dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë rekreative në gjithë Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ndalohet frekuentimi i parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar. Rama tha se nuk ka më kohë për sensibilizime, pasi duhet kuptuar se jemi në gjendje lufte dhe jo pushimesh, duke paralajmëruar se masat do të vazhdojnë të ashpërsohen edhe më tutje.
14 Mars 2020, 13:18 -
Koronavirusi/ Rama: Kush del pa autorizim i sekuestrohet makina, hiqet patenta për 3 vjet
"Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit! Frikë aspak, kujdes po!", shkruan Rama.
14 Mars 2020, 10:27 -
-
-
Dita e dytë e shtetrrethimit! Më pak makina se dje në qarkullim! Nga dje, 754 shoferë të ndëshkuar! 5 arrestohen se ishin tapë
Ndryshe nga një ditë më parë, me një vëzhgim me sy të lirë rreth orës 07:00:-08:00, orar ky i shumë personave që shkojnë në punë, kishte më pak lëvizje të makinave, kryesisht ato me logo.
14 Mars 2020, 08:00 -
Berati e Korça sfidojnë koronavirusin për Ditën e Verës, kryebashkiaku: Mos guxoni në Elbasan! Ndalohen grumbullimet, ushtria e policia në rrugë
Në kushtet kur është bllokuar gjithçka në qytet frika është se qytetarët mund të dalin në piknik si zona e Krastës apo të tjera në Elbasan me familjarët dhe të afërmit e ardhur nga jashtë.
13 Mars 2020, 22:26 -
-
Të dielën në 06:00 koronavirusi paralizon Shqipërinë nga veriu në Jug! Nga mesnata keni 8 orë kohë për t'u kthyer në vendbanime
Përshkallëzohen masat kundër përhapjes së koronavirusit. Pas përfundimit të afatit të shtetrrethimit të vendosur deri të dielën në mesnatë, qytetarët do të kenë afat të kthehen në Tiranë, Durrës dhe gjashtë bashkitë e tjera deri në orën 06:00 të mëngjesit, të së hënës, pasi pas këtij orari do të futen në fuqi masat e tjera më të ashpra që paralizojnë qarkullimin në të gjithë vendin.
13 Mars 2020, 20:48 -
-
-
-
Rasti i parë në Durrës/ Basha: Qeveria të sigurojë mjekët, ushqime për të varfrit, thirrje kompanive celulare për internet pa pagesë
Një thirrje lideri demokrat e kishte edhe për kompanitë celulare, që të sigurojnë akses pa pagesë në internet për fëmijët dhe studentët që në javët në vazhdim do të zhvillojnë online procesin mësimor.
13 Mars 2020, 17:35 -
-
Rama nga shtëpia: Kush do lëvizë me makinë i hiqet patenta dhe s'do lejohet të rinisë kursin! Heqje licence ushqimoreve dhe farmacive që rrisin çmimet (VIDEO)
Nga shtëpia, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë shoferët që të mos shkelin shtet rrethimin, pasi në të kundërtën do t'u hiqet patenta dhe nuk do të lejohen që të rinisin kursin për disa vite. Masa të shtuara do të ketë edhe për dyqanet ushqimore apo farmacitë të cilat nëse do të rrisin çmimet do t'u heqin licensën. 'Lufta", siç kreu i qeverisë e quan, është me vetveten, zakonet normale të jetës, prej të cilave duhet të heqim dorë, për të mirën e të afërmve tanë.
13 Mars 2020, 14:10 -
-
Mesazhi i mjekëve te Infektivi: Kini besim te puna jonë! 7 pacientë në gjendje të mirë, një pak më rëndë! Manastirliu: Do doja të isha me ju (VIDEO)
Me anë të një komunikimi me video, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falenderuar mjekët që janë në frontin e parë të "luftës" me koronavirusit, e ndërsa është mësuar se gjendja e 7 personave të shtruar të Infektivi është mirë, e ndërsa 1 prej tyre siç tha doktoresha është "gjendje e mesme".
13 Mars 2020, 12:41 -
-
Ndalimi i qarkullimit të makinave/ Rama: Super start në ditën e parë! (VIDEO)
Drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti ka dhënë detaje lidhur me operacionin e uniformave blu sa i përket sigurimit që të gjithë makinat private të pa autorizuar të marrin masa për ndalimin e tyre.
13 Mars 2020, 10:14