-
Protesta e 16 shkurtit/ Basha në krah të Xhelal Mziut: Populli ka fjalën përpara Kryeministrisë, mjetet e tjera janë shteruar
Teksa ftoi qytetarët në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga Kamza se do jetë vetë populli ai që sipas tij do vendosë për skenarin e kësaj proteste, duke mos përjashtuar as aktet e dhunës gjatë demonstratës.
30 Janar 2019, 11:28 -
-
Kërkesat e studentëve/ Debate te 'Media' Ministrja: Ligji për Arsimin e Lartë s'mund të ndryshohet! Vokshi: Pakti për Universitetin, mashtrim
Ministrja e Arsimit ka deklaruar gjatë raportimit përpara Komisionit Parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik se është kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë. Gjatë debateve në këtë komision ajo tha se qeveria ka miratuar Paktin për Universitetin për adresimin e kërkesave. Ndërsa opozita pretendoi se zgjidhja e ofruar nga qeveria është mashtrim.
30 Janar 2019, 10:28 -
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, vizitë në Tiranë në 7 dhe 8 mars
Vizita e Vuçiç në Tiranë do bëhet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit. Ka qenë vetë presidenti serb ai i cili ka konfirmuar vizitën e tij të dytë në kryeqytetin shqiptar ku ka theksuar se Samiti i datës 7 dhe 8 mars do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.
29 Janar 2019, 21:12 -
-
-
-
'Rama mashtroi mbi 3500 qytetarë dibranë', PD kërkon anulimin e koncesionit për Llixhat e Peshkopisë
Partia Demokratike ka akuzuar këtë të hënë kryeministrin Edi Rama se ka dhënë koncesion korruptiv në ujërat termalë "Llixhat e Peshkopisë". Deputeti i saj, Xhemal Gjunkshi u shpreh në një deklaratë për mediat se procedura "korruptive" e koncesionit cënon drejtpërsëdrejti interesat e mbi 3500 banorëve të qytetarëve dibranë dhe favorizon interesat e qeverisë Rama.
28 Janar 2019, 18:46 -
Basha: Është koha për zgjim kombëtar, të vendosur për të rrëzuar qeverinë e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës se më 16 shkurt do të protestohet për të rrezuar qeverinë e Edi Ramës, pasi sipas tij kjo është dita ku qytetarët do të ngrihen për të marrë në dorë fatet e tyre.
28 Janar 2019, 18:12 -
Basha takim me mbështetësit në Kavajë: Me protestën e 16 shkurtit do t’i japim fund shtetit grabitqar
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi këtë të hënë një takim me strukturat e PD-së në qytetin e Kavajës, ku bëri thirrje për të mobilizuar të gjithë qytetarët për t'íu bashkuar protestës së madhe të opozitës që pritet të mbahet më 16 shkurt.
28 Janar 2019, 16:52 -
Rama për DW: Nuk do plakem keq, si disa që nuk ikin dot nga politika dhe lemerisin kalamajtë
Kryeministri është shprehur pro zhvillimit të dialogut përsa i takon propozimit për rishikim kufijsh Serbi-Kosovë. Rama ka shprehur dakordësinë se ky dialog duhet të finalizohet edhe në një marrëveshje historike. Ndër të tjera ai ka folur edhe për raportet e tij me artin teksa në Berlin ka çelur edhe një ekspozitë. Sa i takon politikës ai ka dhënë mesazhin se nuk do jetë si disa që nuk largohen dot...
28 Janar 2019, 15:10 -
Komisioni i Integrimit, opozita kërkon të dijë qëndrimin e Ramës për kufirin Kosovë-Serbi, Balla: Mbështesim dialogun, nuk ndërhyjmë në sovranitet
Përveç kërkesës për informacion lidhur me qëndrimin e Ramës si ministër i Punëve të Jashtme për ndyshimin e kufijve Kosovë-Serbi, opozita ka kërkuar që edhe një raport lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve që janë vendosura nga BE. Kërkesës së opozitës i është përgjigjur pozitivisht kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
28 Janar 2019, 13:09 -
-
'Maja e penës së letërsisë shqipe', shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin
Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Francë dhe Rumani. Është dekoruar me Urdhërin “Nderi Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të nderit”. Është vlerësuar me disa çmime, siç është “Prix Mondial Cino Del Duca”; “Man Booker International Prize”, “Prince of Asturias”. Ndërsa, ka qenë edhe disa herë pretendent për çmimin Nobel.
28 Janar 2019, 10:20 -
Rama nis ditën me rehabilitimin e qendrës shëndetësore në Berat: E kam vetëdijen se këto nuk mjaftojnë
Kryeministri Edi Rama shkruan në postimin e tij se kjo është një nga 300 qendrat shëndetësore ku “përplaseshin” pa asnjë lloj shansi për t'u ndjerë njerëz, qindramijëra shqiptarë.
28 Janar 2019, 08:18 -
Disa nga pedagogët e privatit i shkruajnë Ramës: Ja problemet që kemi, por kemi frikë të dalim me emra
Një grup pedagogësh të institucionit Jo-Publik të Arsimit të Lartë në Tiranë i kanë adresuar përmes një letre shqetësimet dhe problematikat që ata kanë në lidhje me arsimin në universitetet private.
28 Janar 2019, 06:47 -
‘Plas bixhozi në të katër anët‘/ Berisha del sërish blof, skedina është luajtur në Kosovë (Ja provat)
Opozita vijon të kërkojë hapësira për ta prezantuar mbylljen e llotove si iniciativë si të dështuar. Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë një skedinë të luajtur në Kosovë të cilën e denoncon si të vendosur në Tiranë dhe të miratuar nga Ministria e Financave.
27 Janar 2019, 17:40 -
Akuzat e PD-së, Jamarbër Malltezi: Rama firmosi që në Parkun Kombëtar të Zagorisë të kërkohet për naftë
Jamarbër Malltezi përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë
27 Janar 2019, 13:47 -
LSI akuza Ramës: Mashtroi studentët me fasada, hap ekspozita me piktura në Berlin
Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi deklaroi se nesër Kuvendi fillon diskutimet mbi amendamentet ligjore të paraqitura nga ata, në lidhje me kërkesat e studentëve, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama se po mashtron studentët me projekte fasadash.
27 Janar 2019, 13:17 -
Denoncimi i PD-së: Ja 9 ish-spiunët e Sigurimit që u promovuan në poste të larta drejtuese në SHISH (Emrat)
Demokrati Alibeaj publikoi edhe një listë me emrat dhe pozicionet që ata janë emëruar. Emrat e denoncuar nga PD-ja janë; Rafail Milo, Qerim Dedja, Mevlud Matraku, Vladimir Elezi, Gëzim Bime, Ilir Tafa, Sokrat Mite, Agim Karralli dhe Rinald Serhani.
27 Janar 2019, 12:29 -
'Të kam pritur duke qarë'/ Rama në familjen e varfër që iu dogj banesa: Së shpejti me shtëpi të re / VD
Gjatë vizitës në familjen e Llazar Kuqit në fshatin Kuqan, Rama ka premtuar rindërtimin e banesës shumë shpejt. E zonja e shtëpisë me lot në sy ka treguar gjendjen e rrënuar ku jetojnë.
27 Janar 2019, 10:41
