-
Check up-i, Vokshi: 4 mln euro
Partia Demokratike ka denoncuar sërish koncesionin e check up-it si më korruptivin në vend, pasi sipas saj janë paguar nga buxheti i shtetit plot 4 milionë euro për një shërbim i cili sipas demokratëve nuk është kryer. VIDEO
për një shërbim të padhënë
18 Nëntor 2017, 13:06 -
HEC-et, vajza që i shkroi Ramës
"Në letrën time i kam thënë të gjitha: "Mos ma prek Valbonën". "Nuk i përkas asnjë partie politike, po i përkas Valbonës, i përkas Tropojës". Ky ka qenë apeli i vajzës nga Tropoja e cila i është drejtuar edhe me një letër kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i cili edhe iu përgjigj shqetësimit të së resë për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë. VIDEO
Edona: Do ta mbrojmë Valbonën
18 Nëntor 2017, 12:05 -
Gjirokastër,erozioni në fshatin
30 banorëve të fshatit Palokastër në Gjirokastër i rrezikohet jeta për shkak të erozionit. Situata sipas banorëve është kritike, ndërsa shprehen se kanë katër ditë që flenë me frikë. Ata theksojnë se kanë bërë apel për ndihmë dhe se janë ankuar për problemin në fjalë ehde në Bashki, por nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje, ndërsa situata sa vjen edhe përkeqësohet. VIDEO
Palokastër, rrezikohen 7 banesa
18 Nëntor 2017, 11:44 -
'Valbona', protestë te Kryeministria
TIRANE - Përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë si dhe banorë të Tropojës, Kukësit e zonave të tjera, ndër ta edhe të huaj, kanë nisur protestën në Tiranë përpara Kryeministrisë me pankarta në duar "Mos ma prek Valbonën", "Stop HEC-et", "Zëri i Tropojës, STOP HEC-et", "Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë", kundër ndërtimit të HEC-ve në Parkun Kombëtar. VIDEO FOTO
aktivistët: Duam takim me Ramën
18 Nëntor 2017, 11:31 -
-
Fuga:Pushteti i Ramës, aq i madh
Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin Repolitix të Denis Mingës në Report Tv për librin e botuar, por edhe aktualitetin politik, deklaroi se pushteti i Ramës është aq i madh sa nuk bën më politikë, pasi Basha është shumë i dobët. Për Fugën, Rama vijon fitoren që arriti me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa kjo fitore sipas tij, përfundoi politikën në Shqipëri VIDEO
sa s'bën më politikë,Basha i dobët
17 Nëntor 2017, 21:22 -
Diplomacia ekonomike, Bushati:
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati çeli sot në Tiranë punimet për takimin tre-ditor me Ambasadorët e Shqipërisë në botë për “Ridimensionimin e Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe M FOTOundësi”.
Në fokus duhet të jetë zhvillimi
17 Nëntor 2017, 19:32 -
Rama debat me komentuesin për
Replikat e Kryeministrit Edi Rama me komentuesit e tij në facebook, tashmë nuk janë më një gjë e re. Jo shpesh herë Kryeministri flet për të atin, Kristaq Ramën, por i ngacmuar nga një komentues, i cili shkruajti se: ato që bënë shtetin gërmadhë ishin shokët e Kristaq Ramës, ky i fundit i është përgjigjur, se në fakt ai nuk e din se kush është Kristaq Rama dhe se atë e ka njohur nëpërmjet kazanit të Saliu.
babanë:E ke njohur nga kazani i Saliut
17 Nëntor 2017, 18:52 -
-
TAP ndërton shkollën në Roskovec
Shkolla “7 Dëshmorët” në fshatin Strumë të Roskovecit është rikonstruktuar tërësisht. Investimi me vlerë 567 mijë euro është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP. VIDEO
Rama: Vitin tjetër fëmijët libra falas
17 Nëntor 2017, 17:03 -
VD/Banesat në Tufinë, negocion
Banorët e zonës së Tufinës kanë protestuar sot kundër lirimit të banesave të tyre, pasi tokës i ka dalë pronari. Janë banesat e rreth 20 familjeve të cilat me urdhër të gjykatës duhet të lirohen nga banorët, pavarësisht se një pjesë e tyre janë ndërtuar që përpara viteve '90. VIDEO FOTO
deputeti i PS, pezullohen shembjet
17 Nëntor 2017, 13:11 -
-
Kuvend, miratohet në parim
Kuvend- Pas 16 orësh diskutime Parlamenit miratoi në parim me shumicë votash projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Projektligji u miratua me 75 vota pro të mazhorancës dhe 47 kundër të opozitës, ndërkohë 17 deputetë nuk ishin prezentë gjatë votimit. Me 74 vota pro dhe 47 kundër, Kuvendi miratoi edhe 6 projektligjet e paketës fiskale që do të zbatohen gjatë vitit 2018.
projektbuxheti për vitin 2018
17 Nëntor 2017, 02:20 -
-
“Rakia dhe qepa”, Shehi, Ramës:
Batutat e Kryeministrit Edi i Rama, ndaj kryetarit të LZH-së për alkolin, ka nxitur Dashamir Shehin të dali në podiumin e parlamentit e të kundërshtoj. Shehi e ka quajtur të turpshme që Edi Rama të dali në podiumin e parlamentit e të flas për “qepët dhe rakinë”, madje ka kërkuar që deputetët të reagojnë. VIDEO
Unë kam pirë verë jo drogë
16 Nëntor 2017, 17:05 -
‘Tahiri’,Rama i kthehet Bashës:S’e
Shefi i ekzekutivit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk e bën dot për asnjë bashkëpunëtor të tij atë që ka bërë Saliu për Bashën, kur shmangej nga drejtësia me raporte mjekësore. Ai tha prerë se çështja e Tahirit është nën hetim dhe se duhet të përgjigjet para drejtësisë kushdo që prek në dërrasë të kalbur.
bëj dot atë që bëri Saliu për ty
16 Nëntor 2017, 14:40 -
Të qeshura në Kuvend,Rama:Luli
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur demokratët në sallën e Kuvendit, teksa iu ka kërkuar t’i tregojnë vetëm një koncesion kur qeveria ka marrë përsipër riskun e privatit. Duke iu drejtuar deputeti Florjan Mima, Rama deklaroi se demokratët bëjnë vetëm përralla.
s'kupton,por profesori ...!/Batutat
16 Nëntor 2017, 13:08 -
Rama mbron deputetin e LSI para
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta dhe me deputetin e LSI, Nasip Naço, në seancën plenare, ku po zhvillohej debat për koncesionet. Naço kërkoi fjalën pasi iu përmend emri për dhënien e koncesioneve dhe tha nga foltorja e Kuvendit se nuk ka dhënë asnjë koncesion gjatë periudhës kur ka qeverisur, pra viteve 2013-2015.
PD:Nasip rri i qetë,s’ke gabuar
16 Nëntor 2017, 12:26 -
VIDEO/'Monika s’të rrit dot', Rama
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar nga foltorja e Kuvendit dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Në replikat me kryetarin e PD, Rama ceku raportet brenda të ashtuquajturit "Fronti Opozitar", duke thumbuar lidershipin e Bashës dhe ndikimin e kryetares së LSI brenda demokratëve. VIDEO
thumbon Bashën e Kryemadhin
16 Nëntor 2017, 12:16 -
Këshilltarja e LSI shpërthen
Këshilltarja e LSI në Këshillin bashkiak të Tiranës Elona Guri, ka reaguar ashpër ndaj Spartak Brahos, njëri nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës deri një vit më parë, pavarësisht se në legjislaturën e kaluar ishte zgjedhur deputet nga listat e Partisë Socialiste.
ndaj “Baba Takut”: Na prishe fshatin!
16 Nëntor 2017, 12:14 -
Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ Bashën:
Kryeministri Edi Rama ka bërë për u’jë të ftohtë’ kreun e PD, Lulzim Basha, teksa janë përplasur ashpër në seancën plenare të ditës së sotme. Basha iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos votojnë pr/buxhetin e 2018, duke thënë se është buxhet i varfërisë. Kjo ka ‘acaruar’ kryeministrin, i cili i ka dhënë një përgjigje të fortë Bashës, duke e quajtur atë të vogël dhe që duhet të rritet para se të ngutet.
Do vish prapë tek unë,s'je burrë
16 Nëntor 2017, 11:27
