-
'100 mijë në shesh', nuk kanë qenë as në 1992
Sali Berisha i shkruante dje Policisë së Shtetit se “në 11 Shkurt, do të derdhen në sheshe dhe bulevardet e Tiranës 80 ose 100 mijë njerëz, ndaj merrni masa”. Tek e dëgjova, menjëherë mëndja më shkoi tek mitingu i madh në sheshin “Skenderbej” me rastin e ardhjes së ish-Sekretarit SHBA zotit Bejker, ku edhe asokohe nuk kishte kurrë 100 mijë në shesh.
10 Shkurt 2023, 15:18 -
-
Misteri i vdekjes së Saimir Sulës në Spanjë, takim mes dy prokurorive në Barcelonë! Zemra e 31-vjeçarit ‘peng’ i procesit atje, vjen në Shqipëri pas analizës së ADN
Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vdekja e të riut shqiptar në Spanjë, Saimir Sulës, familjarët ende nuk kanë një përgjigje për shkakun përse vdiq 31-vjeçari në spitalin spanjoll, teksa në trupin e tij mungonte zemra, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se për këtë çështje është zhvilluar në Barcelonë një takim mes autoriteteve të dy vendeve.
10 Shkurt 2023, 14:07 -
-
-
-
Berisha jashtë kontrollit: McGonigal, Veliaj e ministra kanë bërë orgji në klube nate! Rama i kërkoi të hetonte gjoja atentatin ndaj Tom Doshit (VIDEO)
Arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha tashmë i ka kthyer në kauzë të opozitës, për të cilën ka thirrur edhe një protestë. Nga dita në ditë ai e ka shfrenuar fantazinë duke i vendosur kësaj ngjarje teori konspirative, siç ishte rasti kur tha se FBI e ka marrë Edi Ramën në një ishull për tre ditë dhe po e merr në pyetje, sot ka folur për orgjira nëpër klube të errëta.
10 Shkurt 2023, 12:14 -
Thirrja e Partisë së Lirisë: Nis numërimi mbrapsht për largimin e Edi Ramës! Nesër duhet të bashkohemi, do jetë dita e fuqisë dhe fitores
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mungojnë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 11 shkurt. Sipas tij, ka nisur numërimi mbrapsht për rrëzimin e Edi Ramës.
10 Shkurt 2023, 12:10 -
Protesta e Berishës, 1500 efektivë në terren! Blindohet Kryeministria dhe Kuvendi! Rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit
1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e nesërme për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.
10 Shkurt 2023, 12:00 -
Rama publikon pamjet e projektit për transformimin e godinës së ISHP: Me njësinë e re të laboratorëve, do garantohet standard i ri shërbimi
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit për godinën e re të Institutit të Shëndetit Publik që thotë se do të garantojë standard të ri shërbimi me njësinë e re të laboratorëve.
10 Shkurt 2023, 08:14 -
Flet për skandal e akuzon Ramën, del fotoja e Metës në tavolinë me Agron Nezën, ish-agjentin e FBI Rossini, Dorian Duçkën dhe biznesmenin kinez të konsorciumit të energjisë
Publikohet fotoja që i bën sërish qesharakë përfaqësuesit kryesore të opozitës në Shqipëri. Në këtë foto shihet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij.
9 Shkurt 2023, 23:43 -
-
Raporti i disa organizatave evropiane: Mjedisi mediatik në Shqipëri mbetet sfidues
Raporti është përpiluar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), si pjesë e projektit të përbashkët të reagimit të shpejtë për lirinë e medias (MFRR) i cili monitoron dhe mbështet gazetarët, punonjësit e medias dhe platformat që janë kërcënuar.
9 Shkurt 2023, 19:55 -
Berisha vijon akuzat ndaj Ramës: Bashkë me grupin e tij sillet si organizatë kriminale! Të shtunën do e përmbysim regjimin më karikaturë në histori
Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka organizatë kriminale dhe vijon me thirrjet për protestën që ka thirrur më 11 shkurt. Në një takim me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha thotë se e shtuna do të jetë ditë e nxehtë dhe përmend shpopullimin si një faktor që pretendon se e ka shkaktuar qeveria e Ramës.
9 Shkurt 2023, 19:46 -
Protesta e 11 shkurtit, Zhupa: S'ka limit, qytetarët do vendosin sa do qëndrojnë! Vangjeli: Nuk do shkelen kufijtë! Do ketë gaz lotsjellës, jo të shtëna me armë
Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës nuk do të ketë limit kohor pasi do e vendosin qytetarët sa do të zgjasë revolta. Për analistin Lorenc Vangjeli do të përcaktohen 2 kufij që nuk do të shkelen as nga opozita as nga mazhoranca dhe shtoi se mund të ketë prani të gazit lotsjellës e molotovit, por nuk do të ketë forma ekstreme dhune.
9 Shkurt 2023, 18:58 -
7 krerë partish joparlamentare, jo më pasaportë diplomatike! Vendimi i fundit: Përveç SPAK, pasaportë edhe gjyqtarët e GJKKO
7 kryetarëve të partive politike pa deputetë në parlament, u hiqet pasaporta diplomatike, ndërsa do të vijojnë t’i mbajnë të gjithë kryetarët e partive parlamentare. Me ndryshimet e kritereve të miratuara të mërkurën nga qeveria, pasportë të tillë e përfitojnë edhe gjyqtarët e GJKKO dhe sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.
9 Shkurt 2023, 18:02 -
-
-
-
Programi i bursave/ Rama-studentëve: Paga minimale shkon 40 mijë lekë brenda disa javësh, do e marrin edhe ekselentët e kush zgjedh degët prioritare
Nga 34 mijë që është aktualisht, paga minimale brenda pak javësh pritet të rritet në 40 mijë lekë, me synimin që brenda dy viteve të arrijë në 45 mijë lekë. Këtë e bëri me dije kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit me 160 studentë ekselentë dhe të degëve prioritare që kanë përfituar bursë studimi sa paga minimale për rezultatet e tyre.
9 Shkurt 2023, 16:18 -
'Gëzohet' PD e Berishës: Yuri Kim nuk i buzëqesh më Edi Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë në përfundimin se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA nuk janë të mira për shkak se në një foto mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim, të dy janë shumë serioz.
9 Shkurt 2023, 15:57


