-
Vendimi i Apelit/ Berisha pa parti, firmos si kryetar i PD kërkesën në KQZ për 14 majin! Kandidatët do të regjistrohen me koalicion, s'ka 'të pavarur' as bashkëpunim me Alibeajn
‘Varka e shpëtimit’ për Sali Berishën duket se edhe në këto zgjedhje do të jetë Ilir Meta. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që riktheu vulën e PD-së te grupi i Enkelejd Alibeajt, Berisha vendosi se do të futet në zgjedhje në koalicion, por çështja komplikohet kur bëhet fjalë për kandidatët për Këshillat Bashkiakë.
5 Mars 2023, 17:32 -
Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s'mund të regjistrohet në zgjedhje nën siglën e PD, KQZ të mos bëjë shkelje! Rama i mërzitur që po bie Saliu
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, avokati ngjela thotë se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.
5 Mars 2023, 16:34 -
Ilir Meta ‘nuk lëshon’ Berishën: Kandidatet e Primareve do të fitojnë më 14 maj, Edi Rama është në panik
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori ditën e premte dhe fati i kandidatëve të tij për zgjedhjet e 14 majit janë në dorë të Ilir Metës. Vetë kryetari i partisë së Lirisë është shprehur sot nga Korça se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.
5 Mars 2023, 16:10 -
Berisha mbledh kandidatët e Rithemelimit për vendoret dhe manipulon realitetin: Regjistrohemi në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha duket se ka gjetur një tjetër shteg për të manipulim ligjor pasi Apeli nxori nul vendimin e Zhukrit që i dha vulën. Ndryshe nga vendimi i shkallës së parë, vendimi i gjykatës së apelit quhet një vendim i formës së prerë edhe nëse është bërë rekursi në Gjykatën e Lartë. Pra vendimi i apelit është i ekzekutueshëm dhe rrjedhimisht vulën ligjore të PD e ka Enkeled Alibeaj dhe jo Sali Berisha.
5 Mars 2023, 10:44 -
Sot ditë zie në Shqipëri, flamuri ulet në gjysmë shtizë në nder të viktimave në Greqi! 6 shqiptarë humbën jetën nga përplasja e dy trenave (EMRAT)
Dita e sotme është ditë zie në Shqipëri, ku flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë. Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në nënvizoi se tragjedia e Greqisë, ku dy trena u përplasën mes tyre, është dhe tragjedi e vendit tonë.
5 Mars 2023, 07:08 -
Minxhozi: Një tjetër vulë ka humbur
Pasioni dhe vëmendja që mediat i kushtuan betejës për vulën e Partisë Demokratike në gjykatën e apelit të Tiranës krijonte të premten përshtypjen se nga ky verdikt varej dhe ende varet fati dhe e ardhmja e kësaj partie. Më gjerë se kaq, është krijuar përshtypja se vendimi burokratik se cilit i kalon e drejta e përdorimit të simboleve të PD, do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare jo vetëm fatet e lidershipit të kësaj force politike, por edhe fatet e Shqipërisë.
4 Mars 2023, 20:57 -
Alibeaj mban vulën e PD, Berisha ‘anëtar’ i PL të Metës ose në ‘dorë’ të Mediut
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori pas pesë orë shqyrtimi me themel të të gjitha dokumenteve të kuvendit të “Rithemelimit”, bazuar në ankesën e kreut të deleguar të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj
4 Mars 2023, 20:18 -
Rama: Kalaja e Rozafës, pjesë e ciklit televiziv spanjoll
Media prestigjoze spanjolle, RTVE, ka përzgjedhur të bëjë pjesë të ciklit televiziv “Senderos con Juan y Migas” (Shtegtim me Juan e Migas) kalanë e Rozafës përmes personazhit Juan dhe qenit të tij, Migas, të njohur në median spanjolle si udhëtarë të pandarë
4 Mars 2023, 19:43 -
Meta me kandidatin e Rithemelimit në Vorë: Ramës nuk i mjafton vula e PS, do edhe atë të PD-së! Drejt 14 majit shkojmë me fuqi të trefishuara
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Indrit Hoxhën, kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Vorës, ka mbajtur një takim me strukturat e PL-së. Ai komentoi sërish vendimin e gjykatës së Apelit të PD-së të marrë ditën e djeshme, duke thënë se kryeministri Edi Rama përveç vulës së PS donte edhe atë të Partisë Demokratike.
4 Mars 2023, 19:29 -
Berisha: Do dorëzojmë dokumentat për regjistrimin në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat! Vendimi i Shkallës së Parë i zbatueshëm deri sa të vendosë Gjykata e Lartë
Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme grupin e tij parlamentar, fill pas mbledhjes së kryesisë, mbledhje të cilat erdhën pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e për rrjedhojë për t’i kaluar vulën Enkelejd Alibeajt
4 Mars 2023, 18:22 -
Bardhi: Përfaqësues të delegacionit të BE-së të përfshirë në shkelje ndaj ligjit zgjedhor! PS i përdor për manipulimin e zgjedhjeve
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç burimve shtetërore, edhe përfaqësues të delegacionit të BE-së në Tiranë dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian po përdoren nga Partia Socialiste për manipuluar zgjedhjet.
4 Mars 2023, 18:14 -
Apeli rrëzoi Berishën, Evi Kokalari: Për çfarë padrejtësish ankoheni, jeni hipokritë! Të njëjtën gjë u bëtë demokratëve te Primaret
Pas vendimit të gjykatës së Apelit që zhbëu vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha nxitoi që të hedhë akuza kundrejt sistemit të drejtësisë dhe se vendimi është shkruar nga Edi Rama. Sot në mbledhjen e kryesisë ai akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj
4 Mars 2023, 15:44 -
Rama ndan fotot nga projekti për Mozaikun e Tiranës: Do kthehet në destinacionin më të vizituar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga projekti i transformimit të Mozaikut të Tiranës. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se së shpejti, Mozaiku i Tiranës do të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të kryeqytetit.
4 Mars 2023, 13:36 -
-
-
Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: Ishte regji e mirëmenduar e Ramës, i panikosur nga zgjedhjet! Me 14 maj, e gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar regji të mirëmenduar të Edi Ramës vendimin që u dha nga Apeli për vulën e PD. Nga takimi me strukturat në Vaun e Dejës, Meta tha se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.
4 Mars 2023, 11:12 -
Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha mbledh Kryesinë: Kandidatët për zgjedhjet vendore do i regjistrojmë me koalicion, jo të pavarur! Rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka njoftuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por do kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Sokol Sadushi nga çështja. Sot akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
4 Mars 2023, 11:11 -
Alibeaj mban vulën e PD, Berisha ‘anëtar’ i PL të Metës ose në ‘dorë’ të Mediut
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori pas pesë orë shqyrtimi me themel të të gjitha dokumenteve të kuvendit të “Rithemelimit”, bazuar në ankesën e kreut të deleguar të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj.
4 Mars 2023, 08:53 -
Lorenc Vangjeli: Ku mund të qahesh kur të shkep Kadiu?
“Ku mund të qahesh kur të shkep Kadiu?”. Sali Berisha e la pezull në ajër këtë pyetje dhe u përgjigj vetëm me një të qeshur shpërthyese. Ky dialog pyetje pa përgjigje – e qeshur pas pyetjeje, u konsumua në lulishten përpara Galerisë së Artit në Tiranë, në festimet për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
3 Mars 2023, 21:39 -
-


