-
Sot u nis grupi i dytë, Shqipëria dërgon 73 forca të kërkim–shpëtimit dhe mjekë në Turqi! Ministrja e Jashtme: S'ka informacion për shqiptarë në zonat e prekura
Shqipëria ka dërguar në total një ekip me 73 anëtarë të forcave të kërkim shpëtimit, mjekë, por edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë Turqisë, në përpjekjet e saj për të shpëtuar sa më shumë njerëz të gjallë nën rrënoja.
8 Shkurt 2023, 09:09 -
-
VIDEO/ Tërmeti në kufirin Turqi-Siri, Shqipëria me mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit
Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.
8 Shkurt 2023, 07:21 -
Çështja McGonigal/ Kalaja në ‘Repolitix’: Rama nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë! Beqiri: Aktakuza nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin
Çështja e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe protesta që opozita paralajmëroi për t’u mbajtur në 11 shkurt ka sjellë debate të shumta në vend. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokati, Idajet Beqiri tha se në Shqipëri nuk ka çështje McGonigal përveçse në SHBA. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk përmendet në asnjë pjesë të akt-akuzës ndaj ish agjentit të FBI-së.
7 Shkurt 2023, 21:45 -
Ish- e dashura e zyrtarit të FBI e pranon se u pagua për intervistën kundër Ramës në Shqipëri
Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri.
7 Shkurt 2023, 20:44 -
-
Berisha thirrje të rinjve të FRPD: Le t’i bllokojmë rrugët! Ndaj Ramës do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile
Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë.
7 Shkurt 2023, 19:33 -
-
-
Rindërtimi/ Rama ndan fotot: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga rindërtimi i lagjes së prekur nga tërmeti në Spitallë të Durrësit. Rama ripërsërit se në këtë lagje priten të strehohen 996 familje, të cilat tërmeti i 2019 i la në qiell të hapur
7 Shkurt 2023, 16:56 -
-
Komision Hetimor për ‘McGonigal’? PS: Më parë ndryshojmë ligjin, ka firma të falsifikuara, të tërhiqen! Alibeaj: Vendim skandaloz, kanë frikë
Kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për ccështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, do të shqyrtohet pasi të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vetë Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar këtë ligj.
7 Shkurt 2023, 15:00 -
‘McGonigal’, Partia e Lirisë merr akuzat e opozitës për Ramën dhe ‘ia faturon’ drejtësisë amerikane: Po shantazhon dëshmitarët, SPAK ta hetojë
Opozita në Shqipëri të shtunën e ardhshme ka thirrur një protestë mbarëkombëtare për atë që e quan ‘afera rama-McGonigal’. Sot ka dalë në një konferencë për mediat, Sekretari ti Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili akuzat e partisë që përfaqëson dhe të forcave të tjera opozitare thotë se i ka vendosur drejtësia amerikane.
7 Shkurt 2023, 14:14 -
Fatos Klosi: Saliu i apasionuar pas kaosit, në 11 shkurt mund të ketë përplasje
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi shprehet se Berisha është i apasionuar pas kaosit, referuar thirrjeve të tij për mosbindje civile, skemë kjo që mund të rrëzonte nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
7 Shkurt 2023, 13:12 -
Portali i familjes Berisha: Erdogan ka përgjegjësi për vdekjet nga tërmeti, njësoj si Rama (dhe një krahasim që çalon)
Portali i familjes Berisha, menjëherë pas tërmetit vrastar në Turqi, ka filluar bën llogaritë politike në Erdoganit, që do të përballet shumë shpejt me zgjedhjet. Dhe në këto llogari, fut në lojë edhe Edi Ramën, meqë janë edhe miq.
7 Shkurt 2023, 12:20 -
-
Gjiknuri dhe Llatja takim me të rinjtë: Bëhuni pjesë e transformimit! Me PS, Elbasani e ka mundësinë të kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit.
7 Shkurt 2023, 09:54 -
Çështja ‘McGonigal’, konferenca e kryetarëve miraton kërkesën e opozitës për mocionin me debat! Nuk ka më interpelancë më Ramën
Konferenca e kryetarëve ka miratuar kërkesën e 19 deputetëve për të zhvilluar mocion me debat në lidhje me çështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së tashmë nën akuzë nga SHBA se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, me qëllim që të hiqet nga lista e sanksioneve dhe mos deklarimin e 225 mijë dollarëve.
7 Shkurt 2023, 09:35 -
Berisha: McGonigal ka qenë këmbëkryq në SPAK, takoi një prokuror për të më arrestuar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në Prokurorinë e Posaçme dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar
6 Shkurt 2023, 22:40 -
Noka: Në 11 shkurt shkojmë deri në mosbindje civile! Le t’ia pijnë lëngun gazitlotsjellës! Rama duhet ta takonte McGonigal me përfaqësues të SHBA
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është e fshehtë dhe aspak zyrtare.
6 Shkurt 2023, 22:37 -
Çështja McGonigal dhe lidhja me Ramën, Begaj: Shumë mirë që opozita kërkon hetim! Duhet të kemi besim tek institucionet
Presidenti Bajram Begaj ka folur për herë të parë për çështjen Charles McGonigal, ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, i cili është nën akuzë në SHBA dhe lidhjen me kryeministrin Edi Rama
6 Shkurt 2023, 21:24
