-
Raporti i Transparency International, reagon PD: Lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar! Jemi të vendosur t’i jap fund pandëshkueshmërisë
Partia Demokratike thotë se lufta kundër korrupsionit, është interes kombëtar dhe se PD është e vendosur që t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Duke ju referuar raportit të Transparency International, për korrupsionin, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, tha se ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët e bekuar me burime të shumta natyrore, mbeten qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.
26 Janar 2022, 13:52 -
Garanci sovrane për bujqësinë, Rama: Iku koha e lëmoshës, fermerët të bashkojnë tokën që të rrisin prodhimin! Ministrja: Të lehtësohet kreditimi, shteti del 50% garant
40 milionë dollarë do të vihen në dispozicion të bankave si garanci sovrane në mënyrë që ato të rrisin kreditimin e bujqësisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo mbështetje duhet të përdoret për inovacion në këtë sektor, duke u shprehur se koha e lëmoshës ka mbaruar.
26 Janar 2022, 11:51 -
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama takim me Veliajn dhe deputetët e qarkut të Tiranës në kryeministri
Kryeministri Edi Rama vijon takimet me drejtuesit politik të qarqeve ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Pasditen e sotme, kreu i qeverisë po zhvillon takim me Erion Veliajn në kryeministri dhe deputetët e qarkut Tiranë për sa i përket punës për kandidaturat e bashkisë Vorë dhe Rrogozhinë
25 Janar 2022, 17:43 -
Balluku inspekton punimet në 'tunelin e Llogorasë': Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë! Do të rikthehem në fund të shkurtit me kryeministrin
Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë paradites së sotme ka inspektuar punimet e "Urës së Llogarasë" nga ku e ka cilësuar këtë ditë si të shënuar për shkak se puna ka ecur me shpejtësi.
25 Janar 2022, 14:17 -
Ylli Pata: Identikiti i presidentit të ri: Cili do të ishte modeli më i përshtatshëm pas precedentit Meta?!
Ilir Meta kishte të gjitha mundësitë që të përfaqësonte unitetin e popullit. Kishte qenë kryeministër i vendit, kryetar Kuvendi, ministër disa herë, edhe si përfaqësues politik kishte pasur pika takimi me PD-më, madje kishte qenë i domosdoshëm që Sali Berisha të vinte në pushtet.
25 Janar 2022, 13:00 -
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës! Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD
Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani.
24 Janar 2022, 22:02 -
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PS nis punën! Rama takime me drejtuesit e qarqeve
Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryesocialisti Edi Rama i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, drejtuesit politik dhe deputetët e qarqeve ku do të mbahen zgjedhjet.
24 Janar 2022, 16:34 -
Zgjedhjet vendore të 6 marsit, Xhaçka e deleguara e Ramës në Shkodër: Do marrim edhe votat e demokratëve
Olta Xhaçka është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës. Burime pranë selisë rozë në Shkodër bëjnë me dije se zonja Xhaçka ka qenë në Shkodër gjatë fundjavës, ku ka zhvilluar takimet e para me forumet e kësaj force politike si dhe drejtuesit e institucioneve në Shkodër.
24 Janar 2022, 16:02 -
Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja shkarkon Ilir Metën, ja çfarë qëndron pas mesazhit të Ramës
Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Ilir Metën, kompetencat e Presidentit do t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit. Nisja e procedurave në prill janë një detyrim kushtetues dhe nuk kanë lidhje me fatin e Metës.
24 Janar 2022, 16:01 -
-
Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki
Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në një ndeshje mes dy palëve armike në Partinë Demokratike se sa një ndeshje e zakonshme mazhorancë-opozitë.
24 Janar 2022, 13:17 -
6 marsi, Meta: Unë nuk garoj me askënd para 24 korrikut! Kë ka marrë malli të ballafaqohet me mua do e ketë mundësinë! Vargjet e mia patriotike shqetësuan çunat e Ballkanit të Hapur
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta do të angazhohet në zgjedhjet e 6 marsit, presidenti nuk e ka kursyer një përgjigje. Ai ka deklaruar se deri në 24 korrik kur i përfundon mandati, ai do të jetë president, e ndërsa akuza të tilla nga Rama i quajtur si kurthe diletantët. Megjithatë, pati edhe një paralajmërim për kundërshtarët politik.
24 Janar 2022, 12:41 -
Çelet thirrja e katërt për projekte të financuara nga BE, përmes programit IPARD II! Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë
Thirrja e katërt për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën, është çelur për të gjithë ata që duan të investojnë në këto drejtime të turizmit rural. Thirrja për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt dhe përmes saj synohet të të promovohet dhe të hapet një dritare komunikimi për të gjithë aplikantët potencialë për të patur sa më shumë investime në turizmin rural.
24 Janar 2022, 12:05 -
-
Rama: Në prill zgjedhim Presidentin, emrin e ri e konsultojmë me shqiptarët! Krijimi i 2 PD-ve na e bën të vështirë dialogun me opozitën! Detyra jonë t'i kthejmë dinjitetin asaj zyre
Kryeministri Rama u shpreh në takimin me Grupin Parlamentar të PS-së se kjo mazhorancë ka detyrimin t'ia japë një Presidenti normal këtij vendi.
24 Janar 2022, 10:48 -
-
-
Këshillimi Kombëtar, deri tani mbi 23 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin! Rama publikon pyetjen e radhës, pyet qytetarët nëse duhet të ashpërsohen gjobat ndaj biznesit të madh
23.456 qytetarë kanë plotësuar deri tani anketën me pyetje për Këshillimin Kombëtar, të lançuar nga qeveria në kuadër të Bashkëqeverisjes me qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë radhë pyetjen e 8 në anketën e Këshillimit Kombëtar, në të cilën kërkohet mendimi i qytetarëve në lidhje me ashpërsimin e gjobave kundër evazionit fiskal tek biznesi i madh
24 Janar 2022, 09:57 -
Rama: Nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë
Duke nisur nga sot, 24 janar, do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eleminojë kohë prite e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.
24 Janar 2022, 08:20



