-
Sot 7-Marsi, festa e mësuesit! Rama: Urime! Basha: S'është festë, arsimi është përkeqësuar! Kryemadhi: Politika të bëjë më tepër! Meta: Mirënjohje për misionin fisnik
Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
7 Mars 2022, 08:13 -
PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021
Pas Vorës, fitorja e së cilës u konfirmua dje, PS ka siguruar edhe Bashkinë e Rrogozhinës, Lushnjes dhe Dibrës. Socialistët kanë fituar edhe në bashkinë Durrës, ndërsa në Shkodër fiton kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës. Basha është i treti thuajse në të gjitha bashkitë dhe ka pësuar një rënie më shumë se dramatike.
7 Mars 2022, 00:09 -
Fitoi Bashkinë Vorë, Blerim Shera për Report Tv: Vlerësim! Nisim punën, prioritet rindërtimi! Rama ende s'më ka uruar
Në Vorë kanë filluar festimet. Kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera në një komunikim për Report Tv e ka cilësuar këtë fitore si një vlerësim nga ana e qytetarëve, e ndërsa tha se do të nisë nga puna pa humbur kohë dhe prioritet do të jetë rindërtimi.
6 Mars 2022, 21:59 -
Rritja e çmimit të karburantit, Rama: Në Ukrainë po bëhet luftë, një pjesë të barrës do e marim edhe ne! Nuk është i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria
Në një kohë kur çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm, Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale, pasi këto të fundit kanë shprehur shqetësimin për rritjen e çmimit.
5 Mars 2022, 18:37 -
Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Vlerësoj ndihmën e Shqipërisë, t'i japim fund pushtuesve rusë! Kryeministri: Do doja të kisha bërë më shumë, keni mbështetjen e shqiptarëve
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me situatën në Ukrainë, që prej 10 ditësh ndodhet nën bombardimet ruse. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.
5 Mars 2022, 11:24 -
Veliaj në Vorë: Vota për Blerim Sherën është votë për fëmijët tuaj
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ka kërkuar nga qytetarët e Vorës të votojnë për Blerim Sherën.
4 Mars 2022, 20:58 -
-
Ylli Pata: Enigmat e 6 marsit të Shkodrës, çelësi i bashkisë në duart e shumicës së heshtur
Po të shikoje të tre mitingjet e sotme në Shkodër, krijohet realisht një ide e asaj që përbëjnë forcat apo faktorët që do të sjellin fitoren e së dielës. Partia Socialiste, pra mazhoranca dhe PD-ja e Lulzim Bashës zhvilluan tubimet më të mëdha, ku së paku, sipas të gjithë vëzhguesve mediatikë, kishte nga 2 mijë vetë.
4 Mars 2022, 20:05 -
-
-
Rama dhe Basha përplasen në Shkodër, Berisha: I kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, por betejën e 6 marsit e kanë të humbur
Kryeqendra e veriut, Shkodra ishte sot qyteti ku Edi Rama dhe Lulzim Basha u ‘përplasën’ në të njëjtin orar në mbylljen e fushatës për 6 marsin. Por për Sali Berishën, ata i kishin ardhur në ndihmë njëri-tjetrin. Berisha tha se Edi Rama kishte marrë me vete pengun Lulzim Bashën, por sipas tij të dy e kanë të humbur betejën e 6 marsit.
4 Mars 2022, 17:36 -
Do të jetë Shkodra gara më e fortë? Rama, Basha, Berisha 'përplasen' nga kryeqendra e veriut! Mbyllet fushata, kryeministri: Votoni për të ardhmen! Kreu i PD: Të çajmë rrethimin e të keqes
Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë mbyllur pasditen e sotme fushën elektorale të 6 marsit në Shkodër, një ndër bashkitë më të mëdha të vendit. Të tre zgjodhën që të shfaqeshin aty duke kërkuar mbështetjen e elektoratit të tyre, duke u paraqitur si e ardhmja dhe alternativa më e mirë e qytetit.
4 Mars 2022, 17:07 -
Açka shpërndan foton e kandidatëve të PD dhe një mesazh për demokratët: Me 6 mars, votoni me dorën e djathtë, të majtën mbajeni në qilar
Deputetja demokrate, Flutura Açka ka shpërndarë foton e 5 kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 5 marsit për 5 bashkitë në vend, e ndërsa ka edhe një mesazh për votuesit.
4 Mars 2022, 16:48 -
Raporti i DASH, Dashnor Sula: Shqipëria vend prodhues dhe tranzit i drogës! Korrupsioni ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se Shqipëria është vend prodhues dhe tranzit i drogës. Me një deklaratë për mediat, Sula thotë se DASH e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar.
4 Mars 2022, 10:48 -
-
PD akuza Ramës: Po bashkëpunon në Shkodër me Tom Doshin për të blerë vota, nuk është ndarë nga ai edhe pse është non grata nga SHBA
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me Tom Doshin po blejnë votat për PS. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa akuzon Ramën se nuk është ndarë kurrë nga Tom Doshi edhe pse SHBA e ka shpallur non grata.
3 Mars 2022, 17:40 -
Raporti i DASH për drogën në Shqipëri, Salianji: Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale! Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë
Ervin Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë ndërsa thekson se Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve.
3 Mars 2022, 10:31 -
Ylli Pata: Drejt betejës së vakët të 6 marsit: Shkodra, vendi ku lufta është më e fortë
Shqipëria po shkon këtë të djelë në një proces zgjedhor të pjesshëm, më të vaktin që është zhvilluar ndoshta në 30 vjet. Ngjarjet e fundit në Ukrainë kanë lënë në hije si luftën politike nga lart, apo edhe zhurmën e mbështetësve nga poshtë në rrjetet sociale.
2 Mars 2022, 21:51 -
Lufta në Ukrainë, Rama: Më thonë të pastroj bunkeret e Enver Hoxhës, por ato janë privatizuar nga Saliu! Ballkani i Hapur, nuk është politik, por tregtar
Kryeministri Edi Rama shprehet se skenari i fillimit të një lufte në Shqipëri, si shkak i konfliktit në Ukrainë, është i largët. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë, ne jemi pjesë e NATO-s, dhe nëse dikush i hapë luftë Shqipërisë, i hap luftë të gjithë aleancës. Në përgjigje të kritikave për Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama tha se ky bashkëpunim nuk është politik, por vetëm tregtar, dhe nuk duhet lidhur me marrëdhëniet Serbi-Rusi.
2 Mars 2022, 18:48 -
Asambleja e OKB-së, 141 shtete kundër sulmit rus, përfshirë edhe Serbinë! As Kina s'mbështet më Putinin! Rama: Vota e Beogradit kundër Moskës unifikon Ballkanin! Zelensky: Koalicion global
Rusinë e gjithë bota e lë vetëm në çmendurinë e Putinit! Më shumë se 2/3 e vendeve të OKB, 141 shtete pro rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për të dënuar agresionin rus në Ukrainë! Vetëm 5 vende pro Putin! Ballkani dhe Perëndimi nën një zë të unifikuar, edhe Serbia ka votuar pro rezolutës, ndërsa Kina ka abstenuar duke mos mbështetur më Rusinë. Ky vendim u përshëndet edhe nga Zelensky, i cili tha se bota krijoi një koalicion të gjerë anti-Putin dhe u rreshtua në anë e duhur të historisë.
2 Mars 2022, 18:14 -
Rama ironizoi kandidatin e PD në Lushnjë, i përgjigjet Gaz Bardhi: E ktheve bashkinë në skenë krimi dhe as nuk kërkove ndjesë
Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi shkruan se Rama nuk kërkoi ndjesë për shndërrimin e Bashkisë së Lushnjës që sipas tij e ka kthyer në skenë krimi, teksa i referohet arrestimit të Fatos Tushes dhe zyrtarëve të tjerë.
2 Mars 2022, 17:56

