-
470 mijë $ të pajustifikuara dhe fshehu refuzimin e vizës nga SHBA/ Shkarkohet nga detyra Fatmira Hajdari: E pritshme! Avokati: Do e apelojmë (VIDEO)
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari! Në seancën e ditës së sotme, ku Hajdari ishte e pranishme, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, për shkak se kishte fshehur që i ishte refuzuar viza amerikane dhe kishte probleme me pasurinë.
18 Qershor 2020, 10:01 -
Vëllai e nipi morën hakun për vrasjen në Angli, arrestohet i riu bashkëpunëtor, del videoja që zbuloi vrasësit, si e pritën Billën dhe më pas u larguan për në Pezë
Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur atentatorët largohen pas ekzekutimit.
18 Qershor 2020, 09:25 -
Sot vendimi për Fatmira Hajdarin, si u zbulua ndalimi për të hyrë në Amerikë, Vetingu i la 72 orë afat për të justifikuar 470 mijë USD
Prapaskenat e Vetingut të Fatmira Hajdari, hetimet e thelluar pas dy raporteve pozitive të ILDKP dhe DSIK, roli vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs që shigjetoi dhe ironizoi me pyetje gjyqtaren e Apelit
18 Qershor 2020, 08:20 -
Fatmira Hajdari nuk justifikon 470 mijë USD pasuri, implikon edhe Ilir Metën! Theo Jacobs: Kam humbur të dielën duke lexuar dosjen tënde
Vendimi për fatin e Fatmira Hajdarit shpallet në 18 qershor, detaje tronditës nga dosja e pasurisë, fshehu ullishtë, apartament dhe aksione të djalit, nuk justifikon pallatin 10 kate që ndërtoi pa leje, justifikimet nga fajësimi i djalit deri tek dhembshuria e politikanëve dhe biznesmenëve që e kanë ndihmuar, si e ironizoi vëzhguesi ndërkombëtar për lokalin në Qytetin Studenti
15 Qershor 2020, 21:21 -
Ish-kreu i KMSH akuza të forta Fatmira Hajdarit: Grabiti pronën shekullore të komunitetit!
Sipas Bruçajt, Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
15 Qershor 2020, 17:07 -
Vettingu i zbuloi luksin: SHBA i refuzoi vizën! Fatmira Hajdari përlotet: Betohem për ndershmëri, Berisha më ndihmoi me kredi
Pasuria dhe viza rrezikojnë karrierën e të vesë së Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari, e veja e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarika dalë para vettingut ku është betuar për ndershmëri e ka kërkuar konfirmimin si gjyqtare e Apelit. Ndërsa hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,i zbuloi pasuri të pajustifikuara të saj dhe faktin se në vitin 2017, SHBA i revokoi vizën, kritere që mund t’i rrezikojnë karrierën.
15 Qershor 2020, 10:55 -
Nga burg përjetë, fitoi lirinë, ILD: Po verifikojmë vendimet e gjyqtarëve për Hekuran Billën
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet e vendimeve që sollën lirimin nga burgu të Hekuran Billës, i cili pavarësisht se ishte dënuar me burg përjetë, arriti që të dilte falë manovrave të drejtësisë."Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet pub
12 Qershor 2020, 11:53 -
FOTO-Momenti i ekzekutimit të Billës! Apeli i hoqi dënimin përjetë, Enkelejda Hoxha i fali 5 vite dhe e liroi: Ka prindërit sëmurë, do punojë korrier t'u blejë ilaçet
Një ditë pas atentatit mafioz ndaj Hekuran Billës në Tiranë, policia ende s’ka arritur në gjurmët e autorëve të dyshuar. Kamerat e sigurisë pranë qendrës tregtare, kyçe për gjurmimin e atentarorëve. 40-vjeçari shkoi të takonte motrën. Report Tv ka zbardhur vendimin që çoi në faljen e 5 viteve burg dhe lirimin me kusht 5 vite në shërbim prove të Hekuran Billës në 22 shkurt të vitit të kaluar.
12 Qershor 2020, 09:08 -
Kërkesa nga Kuvendi/ Gjykata e Apelit merr vendimin: Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja 'CEZ'
Fatmira Hajdari nuk do të jetë gjyqtare e dosjes CEZ në Apel! Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, pas kërkesës së Kuvendit, me argumentin se ajo ka miqësi familjare me familjen Berisha, që janë të paditurit në këtë çështje.
8 Qershor 2020, 20:47 -
Çështja e CEZ, Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari: Ka miqësi familjare me Sali Berishën!
Ne emër të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës ku kërkon që Fatmira Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve, pasi ajo ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
2 Qershor 2020, 17:42 -
Arben Grori drejt lirisë?! Togat e zeza s’gjejnë qetësi... ikën nga çështja gjyqtari i dytë
Një tjetër gjyqtar është dorëhequr nga rishqyrtimi i çështjes së Arben Grorit, dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane por që përmes procedurave. Në gjykimin nga e para, Grori synon dënimin me 25 vjet burg, çka sjell automatikisht sjell lirimin e nga qelia ku qëndron prej më shumë se 18 vitesh.
2 Qershor 2020, 11:18 -
Akuzat për falsifikim formulari/ Shtyhet gjyqi për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PD-së...shkak koronavirusi
Gjykata e Apelti nëTiranë ka vendosur të shtyjë seancën për kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi për falsifikim formulari në lidhje me lobimin rus.
26 Mars 2020, 10:01 -
120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar, nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku, që mbylli dosjen ‘Basha’ për lobimin rus
Pjesë e listës së magjistratëve që do të vlerësohen nga ana etike dhe profesionale gjatë vitit 2020 është edhe gjyqtarja e Krujës që liroi nga burgu të dënuarit e përjetshëm, ‘shpëtojnë’ Dvorani dhe kryetarët e tjerë të gjykatave.
12 Mars 2020, 16:24 -
Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD për lobimin rus në dorë të Fatmira Hajdarit në Apel
Dosja ndaj Lulzim Bashës për falsifikim formulari në lidhje me lobimin rus në Gjykatën e Apelit i është caktuar Fatmira Hajdarit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se shorti ka zgjedhur pikërisht Fatmira Hajdari, ish bashkëshorten e Azem Hajdarit, për të gjykuar nëse vendimi i marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që shpalli kryedemokratin Basha të pafajshëm nga akuzat, është i drejtë ose jo.
11 Shkurt 2020, 12:56