-
-
-
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 675 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se droga ishte e fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit të kontejnerit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.
13 Korrik 2021, 12:56 -
-
-
-
Kur Sotir Kolea i kundërvihej qeverisë për kontrabandën e cigareve
Çuditërisht, Shqipëria qysh në kohën e Perandorisë Osmane konsiderohej si një ndër evazorët kryesorë të taksës së duhanit. Duket se kjo çështje kishte krijuar aq probleme, sa qeveria shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali monopolin mbi duhanin, ia hoqi administratës shumëkombëshe, e cila menaxhonte financat e Perandorisë Osmane. Ndonëse ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Sotir Kolea jetonte në mënyrë intensive me cdo problem të vendit, ndaj u angazhua direkt në këtë shqetësim me ndikim negativ në të ardhurat e shtetit.
3 Korrik 2021, 09:33 -
-
-
Tentuan të trafikonin 137 kg kokainë, SPAK kërkon 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj për Ardian Begajn
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019.
29 Qershor 2021, 12:52 -
Zbulohen 17 kg heroinë në serbratorin e një kamioni bosh, ishte nisur në Mal të Zi! Pas dyshimeve, u soll në Portin e Durrësit për kontrollin me skaner! Arrestohet shoferi vlonjat: S'kam dijeni
Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është zbuluar, e fshehur në një kamion. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 17 kg heroinë, e cila kishte si destinacion final Malin e Zi. Droga e cila ishte e mbështjellë me natriban, e ndarë në 34 pako e që po të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove, ishte fshehur në serbratorin e një kamioni.
26 Qershor 2021, 21:21 -
-
Skaneri i zbuloi 48 kg kokainë fshehur në 2 traversa e kontejnerit në Portin e Durrësit, Gjykata e Lartë lë në qeli Selim Çekajn! Report Tv zbardh vendimin
Një kontroll rutinë me skaner në doganën e Durrësit mesditën e 31 marsit zbuloi 48 kg kokainë në kontenierin me banane të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafik droge. ReportTv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në qeli të moshuarin duke i refuzuar kërkesën për liri, ndërsa përshkruhen detajet e kontrollit rutinë që zbuloi drogën.
24 Qershor 2021, 14:12 -
OKB: Rritja e trafikut të drogës, një problem madhor në Evropë! Gjithmonë më e lirë, më e pastër dhe në sasi më të mëdha
Pas një pauze të shkurtër gjatë fazës së parë të pandemisë trafikimi i drogës në Evropë ka marrë një vrull të ri, thuhet në një raport të fundit të Kombeve të Bashkuara.
24 Qershor 2021, 13:17 -
Kokaina me ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’ në portin e Durrësit, Gjykata lë në burg shoferin maqedonas
Gjykata ka lënë në burg Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë
21 Qershor 2021, 14:37 -
Ekskluzive/ 324 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit, ja si ishte ndarë droga në 300 pako, nga stema e 'Dior' te 'PSG' e Whisky i famshëm brazilian
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja nga kokaina e kapura ditën e djeshme në portin e Durrësit, të fshehura në serbrator e një kamioni. Gazetari Arsen Rusta ka arritur që të mësojë se në përfundim të peshimit ka rezultuar në total janë kapur 324 kg e 400 gr kokaine, e ndarë në total në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të formave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian.
19 Qershor 2021, 09:34 -
U bllokua mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, në furgon gjenden 86.740 paund, arrestohet 21-vjeçari! I kishte fshehur brenda një televizori
86.740 mijë paund janë sekuestruar në një makinë të bllokuar mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, të cilat ishin të padeklaruara. Burimë për Report Tv bëjnë me dije se një person është shoqëruar nga policia
19 Qershor 2021, 09:12 -
-
Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit! Kamioni hyri nga Qafë-Thana ku rezultoi i pastër, u mbush në Shqipëri me destinacion final Napolin! Shoferi 40-vjeçar i prangosur: Nuk di gjë
324 kilogramë kokainë me një vlerë të konsiderueshme janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia njofton se lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një 40-vjeçar nga ky vend është vënë në pranga.
18 Qershor 2021, 16:14 -
-
613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn! Avokati Haxhia: E dënoi pa asnjë provë, kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontenjerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës 'Arbri Graden' dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun.
18 Qershor 2021, 09:48
