TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron të Report Tv duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.
"Altin Dumani, Altin Lala, fjalën e kam për Ymer Lalën. Altin Lala i cili është I birësuar nga krimineli Ymer Lala me 1 mln euro. Janë frikacakë e kanë rrethuar me policë" tha Berisha në një prononcim pasi doli nga SPAK.
Mungesën e militantëve u përpoqën ta mbushin me prezencën e tyre besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi e Ina Zhupa të cilët qëndruan para SPAK deri në përfundim të takimit të Berishës
Ish kryeministri tha se brenda në SPAK kishte firmosur dy procesverbale dhe zbuloi pse
“Altin Lala (Shenim: I referohet kreut të SPAK, Altin Dumani) kishte urdhëruar OPGj që të mos mbahet asnjë shënim. Ai që firmos ka të drejtë të bëjë shënim. Meqë herën e parë ishte tërbuar nga shënimi bëmë një marrëveshje. Unë do firmos dy procesverbale. Njërin për ty njërin për Altin Lalën, atë me shënime. Atë të OPGj-së pa shënime" tha Berisha.
Ndërkohë policia kishte marrë masa paraprake për të shmangur çdo incident të mundshëm. Report Tv dhe shqiptarja.com solli pamjet kur policia krijoi një kordon para godinës së SPAK.
Kjo është hera e dytë që Berisha do paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Lajmi ne perditesim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi sulmet pas daljes nga SPAK, për kreun e SPAK Altin Dumani duke e quajtuar Altin Lala.
Ai tha se Dumani do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.
“Çfarë turpi, e kanë rrethuar me policë. Frikacakë. Ju asgjë s’po bëni. Organizata kriminale e skapit të partisë, e kryesuar nga Altin Lala, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Të vazhdojmë këtë betejë, ata do kenë atë fat që meritojnë dhe shumë shpejt. Kohërat nuk janë për diktaturat”, theksoi ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Pasi doli nga SPAK ai hodha akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani (të cilin e quajti Altin Lala) për të cilin tha se është i birësuar nga Ymer Lala për 1 milionë euro.
‘Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milionë euro sepse e ekzonerojë nga akuzat për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë i penduar Luftar Reci i kishte dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vrenjtje dhe unë firmosa dy procesverbale, dy kopje i mbajtën ata një pa vrenjte dhe me vrenjtje, unë i thash pa ja paraqitur qytetarëve ato, nuk dal nga spaki i partisë. Kur qëndrova në këtë ndërtesë gjeta dosje për Olsi Rama, ishin dorëzuar foto dhe video që fakton që Osli Rama është një kriminale trafikantë dhe ai erdhi nga Bostoni për të vijuar në Shqipëri trafiqet. Sot kam sjell para jush regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Mbi këto dosje fle i paguari nga krimi mercenari i Edi Ramës Altin Lala kundër PD’, tha ai.
TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron që sjell Report Tv dhe Shqiptarja.com duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguroi dje mesazhin që u ishte drejtuar strukturave duke u kërkuar që sot, 20 janar, të mblidheshin sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje, dhënë nga Apeli i GJKKO, ndërsa makina e tij u rrethua nga një grup i vogël militantësh, të cilët kanë dal sot në protestë para SPAK.
Ai ka hyrë brenda në ambientet e SPAK, sapo ka zbritur nga makina e tij teksa shoqërohej nga avokati Genc Gjokutaj.