U bënë dy muaj që Ilir Meta premtoi se do të merrte kallashnikovin të mbronte banorët e Strumës nga ‘përbindëshi’ TEC që po ndërtohet aty. Prej asaj ditë më bëri të dyshoj, sesi ky personazh interneti do të ngrinte jo dorë, por armë kundër njeriut më të afërt të Doktorit.
Sot, dy muaj pasi e paralajmërova që as do shkelte më në Roskovec, e jo më të merrte armë, ja ku e kemi Ilir Metën. Ka për borxh të hidhet nga shkëmbinjtë, të turret nëpër pyje, të fantazojë se donin t’i vrisnin Blushin si Lefter Lefterin në atentat e të tjera me radhë. Po veç për premtimin në Roskovec s'i shkon më mendja. Dhe imagjinojeni vetë sa ka avancuar privati me punime këto dy muaj.
Por ajo që më ngacmoi s’është fakti pse Ilir Meta s’mori kallashnikovin këto 60 ditë, por urrejtja e tij kundër atyre që mendojnë ndryshe nga familja e tij. Domethënë mua, apo të tjerë si unë, që e cilësojmë si një urith të politikës në një tentativë të dëshpëruar për t’u shndërruar në palaço me shpresën se duke i bërë njerëzit të gajasen mund të ruajë rezultatin e ndonjë palë zgjedhjesh të mëparshme.
Në deklaratën e pak ditëve më parë, ne gazetarët, na quajti bajga pse s’jemi dakord që ky me tre fëmijë jashtë vendit prej shumë vitesh, s’mund të ankohet se po i shpopullohet atdheu. Ky është minimumi, se kush rri i numëron aferat e bëmat për të njëqindën herë.
Tani, kush është bajga ky që do merrte kallashnikovin dhe në fakt po kridhet prej dy muajsh lumenjve e deteve, apo gazetarët që e sfidojnë mbi ato që lëshon nga përroi psiqik?
Nejse, ta gëzojë TEC-in Baçi!/ Tema
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
38.9%
-
Njësoj
15.6%
-
Më keq
45.4%
Vota total: 7540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti
2 Gusht, 17:54
-
Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur
2 Gusht, 15:16
-
PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Shpifje, lëtyrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e Athinë! Padi për skllevërit e 'non gratës'
2 Gusht, 12:18
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Namir Lapardhaja: Imagjinoni çdo bënin sikur të ishte Saliu në pushtet
31 Korrik, 18:36
-
Meta shigjeton Ministrin e ri të Mbrojtjes: Është shtetas grek! Çojnë ushtarë me lopata për të shuar zjarret, tenderat i vjedhin
31 Korrik, 15:38
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
30 Korrik, 15:32