Aktori Robert Ndrenika ka postuar në profilin e tij në Facebook një status ku falenderon Kryetarin e Bashkisë dhe aktorët për marrëveshjen e arritur për ndërtimin e një teatri të ri. Ndrenika uron për mbizotërimin e frymës së bashkëpunimit mes palëve.

Postimi i Robert Ndrenikës:

Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka. I nderuar Kryetari i Bashkisë zoti Erion Veliaj! Personalisht ju falenderoj për rezultatin e arritur. Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojnë me ndërtimin e një teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush si përfaqësues të komunitetit teatror dhe bashkisë të jetë deri në ditën e përurimit e më tej! Përqafime Robert Ndrenika!


Postimi i Robert Ndrenikës