Bashkëkryetarja e PS në Athinë zbulon detaje nga takimi i Ramës me diasporën: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira! Polemikat nxitën më shumë pjesëmarrje

Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, në një intervistë për Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë të dielën e 12 majit. Për diasporën në Athinë, Plangarica thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.

Në stadiumin 'Galatsi', në sallën “Teatri i Krishtlindjeve”, pritet të jenë rreth 4 mijë persona thotë Plangarica. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, bashkëkryetarja e PS në Athinë thotë se do të ketë performancë nga grupe artistike, por edhe nga reperi Noizy, ndërsa përflitet edhe këngëtarja e njohur Eleni Foureira.

Ky takimin pritet të zgjasë më shumë se tre orë, ndërsa më pas kryeministri do të zhvillojë takime me strukturat e PS në Athinë.

“Është një festë, pas shumë viteve vjen kryeministri. Vjen me një platformë për të gjithë diasporën, nuk i drejtohet vetën strukturave të PS, por  i drejtohet diasporës në total. Përbën festë për ne, paraqitja  e tij në Athinë, kemi marrë masat që ta presim siç e takon me grupe artistike, fëmijë nga diaspora që do japin mesazhi e së ardhmes, do vijë Noizy, Eleni Foureira. Vetëm mbrëmë morëm konfirmimin e sallës ku do mbahet ky eveniment, gjithçka është në zhvillim. Do jetë më shumë se 3 orë, më pas do ketë edhe takime të Ramës me struktura të PS", tha Arminda Plangarica.

Sipas saj, polemikat që u krijuan në Greqi për shkak të vizitës së Ramës kanë nxitur më shumë emigrantë që të marrin pjesë në takim.

"Priten rreth 4 mijë persona. Pas gjithë kësaj polemike që u krijua me Athinën, nëse njerëzit do të donin 1 herë të shikonin Ramën, pas situatës që mundi të menaxhojë Rama me maturi politike, tani duan 10 herë të shohin kryeministrin.  

Qëndrimi i tij tepër i mataruar, i bëri shqiptarët të mos jenë skeptikë përballë këtij takimi, biles të jenë të vendosur që do e shohin kryeministrin. Pati një mesazh që nëse Greqia s’do na lejojë takimin me kryeministrin do shkojmë ne ta takojmë, nuk e thanë anëtaret e PS, e thanë individë të të gjitha ngjyrave politike", u shpreh ajo.

Sipas saj, kjo çështje është përdorur edhe politikisht, si nga partia e Mitsotakis edhe nga opozita, në kohën kur Greqia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare europiane.

"Takimi i Ramës përkoi me zgjedhjet parlamentare europiane, kanë problematikat e veta. Partia në pushet por edhe partitë opozitare brenda territorit grek kanë problemet e tyre politike, ekonomike. Ditët e fundit ka pasur skandale ekonomike dhe politike. Çdo parti lufton të marrë vendet e veta në PE. Plagët gjithmonë shërohen me nacionalizmin e theksuar. Nacionalizmi që u shfaq që shtypin grek qe një balsam shërues për plagën që ka shoqëria greke në këtë moment", vijoi Arminda Plangarica.

Adresa ku do zhvillohet takimi në Athinë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 10/05/2024 22:53

    Kurre nuk kemi qene kaq krenar sa sot! Po i tallim greket ne shtepine e tyre! Dhe e meritojne! Kane qene raciste she perbuzes per shqiptaret ne vitet 90! Tani gjerat po marrin drejtim tjeter! Kjo fale Edi Rames personalisht!

    Përgjigju
  • Sarile: 10/05/2024 21:40

    Mandi nishtulles duhet te jete patjeter qe jevgu xhepist te kompletohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Itali, tërmeti në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë, lëkundja sizmike më e fortë në 40 vite

Itali, tërmeti në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë, lëkundja sizmike më e fortë në 40 vite