Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim

Poli Hoxha foli në Studio Live pasditen e sotme me lidhje skype sa i përket detajave të reja që dalin nga dosja e Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

'Ajo që vura re, dosja kam kuptuar jo vetëm për Berishën, por edhe për gjithë historinë e Shqipërisë apo historinë re që ka filluar pas drejtësisë së re. Është mënyrë hetimi krejtësisht e pa ndodhur, por është dosje që thyen mënyrën si është hetuar. Është akuzë që shkon thellë. Tregon si funksionon shteti dhe si merren ligjet. Për gjëra që fliten në kafenera dhe i kemi analizuar. E gjitha me historik të vetin që nga ‘96 kur kishin pronën e parë Berishët.'

Hoxha u ndal për Arbër Hitajn edhe tek kërcënimi i sotëm i Berishës në konferencën për shtyp sa i përket atyre gazetarëve që publikojnë detaje nga dosja.

'Në konferencën e parafundit, iu tha gazetarëve... na kërcënoi sot. herën e parë tha nuk e jap se ka qindra emra brenda. Zoti Berisha sot bëri një kërcënim të hapur. Më vjen keq për gjithë kolegët që botojnë pjesë nga dosja dhe na quajti pengje. E ka për këdo që del, nuk e di ku më ka marrë peng SPAK. SPAK po merr pengje ata që kanë bërë krim. Histori e cila shënjon pa iu futur dosjes, një epokë të re në mënyrën e hetimit. Vjen në mënyrë piramidale.'

Analisti thekson se steka është ngritur shumë lart me këtë hetim, që është kryer në stilin e FBI.

'Kemi kryeministrin e parë dhe mënyra merimangë sesi është hetuar, tipike e FBI, steka është ngritur lart. Dosje që mund të dalin edhe çështja. Është shtrirë aq shumë me transaksione, me pastrim parash.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit

Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit