'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt

TIRANË - Analisti Ben Andoni foli sot në Report Tv lidhur me rikthimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën prej Apelit të Posaçëm. Andoni thekson për Nertil Agalliun se Berisha tashmë do përballet me problemet penale që nuk mund t’iu shmanget më.

'Berisha gjendet përballë problemeve penale, do i duhet të merret kur çështja të kalojë në gjykatë. Nuk ka asgjë nga ato që PD u mundua të glorifikojë kur doli nga arresti shtëpiak.'

Më tej shton se Berisha do tregohet pragmatist dhe do paraqitet në gjykatë dy herë në muaj në ndryshim nga hera e parë.

'Moszbatimi e çoi në shtëpi. Por këtë herë i duhet të jetë pragmatist, i ka mbetur pak javë nga zgjedhjet. Shansi i fundit të jetës së tij edhe për PD. Që po shfrytëzohet për interesin e Berishës. Kur shikon metamorfozën e atyre njerëzve që nuk pranonin Berishën. Kjo parti është në funksion të Berishës. Ka peshë për të mobilizuar partinë. Sistemi i drejtësisë mbikëqyret nga të huajt. Edhe nëse vjen në fuqi Berishë do punojë me këtë drejtësi. Ajo që thotë për Strasburgun. Po mundohet të përfitojë nga burokracia e ftohtë e BE-së. Ata gjykojnë thjesht mbi ligjin.'

Berisha, vijon Andoni, e ka kthyer PD-në në funksion të kauzës së vet.

'Dilemë e madhe e PD. Që i sjell para aleatëve dhe fytyrës që do tregojnë në zgjedhje. Nëse nuk respekton ligjin dhe institucionet, llogarite se çdo bësh nëse do vish në fuqi. Berisha po e shfrytëzon PD dhe një pjesë vetëm për të qenë në lista po i shmangen kanoneve morale, po i bëjnë shërbimin më të keq, shqiptarët duan respekt për ligjin, duan shembuj që mbi kurrizin e gjithë politikanëve shqiptarë, të jenë para drejtësisë. Interesi i tyre është vetëm në datën kur do përcaktohen listat. Keni për të parë se ç’reagim do bëjnë ndaj kolegëve të tyre.'

Ndërsa deputetë që i janë bashkuar kauzës së Berishës, i shërbejnë nag ana tjetër interesit të tyre për të qenë në listat e deputetëve më 11 maj.

'Mendojnë vetëm për interesat e tyre, nuk mendojnë për atë komunitet të të djathtëve. Që duan që Shqipëria të nxirret nga kjo letargji.'

Së fundmi, bën dhe një krahasim mes 3 partive, PD, PL dhe PS.

'Më i qartë se PS dhe PD është PL, po ju e dini i ka humbur çdo kauzë me Metën në burg. Janë më të qartë me ato 5 kolonat, por të pargumentuara mirë kanë ikur në ajër. Njerëzit që janë atje nuk po merren seriozisht. Në PD flasin thjesht në regjistrin që flet Berisha. Në rastin e PS, integrimi i Shqipërisë në 2030 nuk është fare meritë e PS 100%. Kanë meritën e tyre, por është pjesë e konjukturës së madhe që zona jonë duhet futur në BE brenda 2030.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ELBASANLLIU: 03/01/2025 17:21

    O profesor Andon Ledhi, o servil i pushtetit. Po si nuk e thua nje fjale per zdromsin e Tiranes, dopio standartin e Spakisteve. O turpi i intiligjences. Maskarenj

    Përgjigju
    • ZAIMI: 03/01/2025 22:18

      Po ca do thote ky servil. Ky, miushi Ilir Yzeiri dhe ai qe i eshte q... gruaja si lope ne kosove,ne 12 vjet qeverisje plot skandale nuk e permenden kurre korupsionin, sepse ushqehen vete me te

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Plagosje me armë zjarr te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit

Fier/ Plagosje me armë zjarr te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit